Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Një grabitje spektakolare ka ndodhur në Rinas, rreth orës 15:00 ku si pasojë e një grabitjeje me armë zjarri, ka mbetur i vrarë njëri nga grabitësit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se janë grabitur plot 10 milionë euro. Shumë kjo ndër më të mëdhatë të grabitura në vend. Grupi i armatosur, dhe i maskuar si ushtarakë, me mosha nga 20-30 vjeç brenda një furgoni të bardhë pa targa dhe me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, ka çarë portën e rrethimit të aeroportit dhe ka hyrë brenda pistës. 4 autorët, të maskuar si komando kanë zbritur nga furgoni, kanë dalë para avionit të kompanisë austriake “Austria Airlines” dhe kanë hyrë brenda avionit dhe kanë marrë paratë. Njëri mbënte një maskë për të ngatërruar policinë. Paratë do të transportoheshin drejt Vienës. Grabitja ka zgjatur vetëm 2 minuta. Pasi kanë marrë paratë ata janë larguar dhe gjatë ndjekjes ka patur një shkëmbim zjarri me Policinë. Nga shkëmbimi i zjarrit mësohet se grabitësi me maskë është vrarë. Sipas gazetares Rudina Xhunga ai është identifikuar nga policia dhe ka qenë në burg. Në afërsi të Rinasit është gjetur një tjetër makinë e djegur. Në vendngjarje, policia, RENEA dhe FNSH. 40 të shoqëruar, dhe 4 urdhër arreste. Po ashtu mësohet se është arrestuar edhe një tjetër prej grabitësve, i cili është i plagosur. Njëri prej grabitësve, dyshohet se është larguar me biçikletë drejt lagjes Bathore. Reagime të shumta kanë ardhur nga politika. Debate onlinë janë zhvilluar mes Gazment Bardhit dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Berisha dhe Paloka akuzojnë se paratë do të përdoren për fushatë nga PS-ja. Ndërkohë Ministrja Balluku ka pranuar dështimin duke pranuar se ngjarja peshonte mbi qeverinë. Sipas Kodit Ajror, përgjegjësia direkte bie mbi Aviacionin Civil, i cili duhet të marrë masat e nevojshme për parandalimin e ndërhyrjeve të paligjshme.
[sgallery url=”https://dosja.al/tronditet-tirana-grabiten-2-mln-euro-ne-pisten-e-aeroportit-te-rinasit/”]
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
Ora 23:00- Erzen Breçani: Autorët me të shkuar kriminale në Kosovë dhe Greqi
Ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani është shprehur se nga burimet e tij disa nga grabitësit kanë kryer krime në Kosovë dhe Greqi.
Ora 22:58- Grabitja në Rinas/ S’ndalen memet: Ndodhin edhe nëpër filma (Foto)
Një grabitje si nëpër filma ka ndodhur sot në aeroportin e Rinasit ku janë grabitur rreth 10 milionë euro. Rrjeti ka shpërthyer në meme sot duke ironizuar rastin në fjalë, që nuk është hera e parë që ndodh.
Ora 22:44–Identifikohet grabitësi i vrarë në Rinas, Xhunga: Ka qenë në burg
Gazetarja Rudina Xhunga tha në emisionin “Dritare me Rudinën” se grabitësi i vrarë është identifikuar, por emri nuk është bërë endi i ditur.
Ora 22:34-Kapet një prej grabitësve të 10 milionë eurove në Rinas
Gazetarja Rudina Xhunga, u shpreh se ka informacione, se policia ka arrestuar një prej autorëve të dyshuar, i cili është i plagosur.
Ora 22:04-Meta erdhi me të njëjtin avion, Llalla ishte në bord kur ndodhi ngjarja
Sipas gazetares Klodiana Lala, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka qenë në bordin e avionit kur ka ndodhur grabitja. Ndërsa Rudina Xhuna, tha se pak para se të ndodhte grabitja, nga avioni ka zbritur Presidenti Ilir Meta.
Ora 21:09 – Pjerin Ndreu i del në krah policëve: Ata rrezikuan jetën
Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu ka mbrojtur policinë lidhur me grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit.
Ora 21:07-Grabitja në Rinas/ Qytetari dëshmitar u përplas me grabitësit: Mos flit asgjë ose të vrasim!
Një qytetar i cili është hasur me grabitësit e parave në aeroportin e Rinasit., ka dëshmuar se ai i ka pikasur ata teksa digjnin automjetin në zonën e Bathores. Ai i ka pyetur autorët:“Përse e digjni makinën?”
Ora 20:51- Gazetari Xhafka ‘gjen’ autorët: Mos vidhni më se do i ”fitoni” zgjedhjet me 99%
Gazetari Agron Xhafka bën përgjegjëse qeverinë për vjedhjen e ndodhur duke i “siguruar” se edhe këtë vit zgjedhjet do të fitohen nga ata.
Ora 20:34- Gazetari Rusta: Grabitësi i vrarë s’ështe tullac, si u maskua për të ngatërruar policinë
Gazetari Arsen Rusta tha se personi i cili humbi jetën pas shkëmbimit të zjarreve me policinë nuk ishte qeros ashtu siç duket edhe nga pamjet e publikuara por mbante veshur një maskë për të ngatërruar policinë.
Ora 20:33- Balluku pranon dështimin: Ky është alarm! Shteti të flasë një fjalë më shumë
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Aeroportin e Rinasit. Balluku shprehet se sistemi i sigurisë ka rënë, teksa shton se aeroporti është i kërcënuar lehtësisht. Sipas saj ky është një alarm, që këtë herë s’duhet të kalojë vetëm me nxjerrjen para drejtësisë të personave përgjegjës nga radhët e teknikëve dhe punëtorëve.
Ora 20:24- Dalin fotot, ky është furgoni që “komandot” përdorën për të grabitur 10 mln euro në Rinas
Dosja.al ka siguruar fotot e furgonit që përdorën “komandot” për të grabitur 10 mln euro në Rinas.
Ora 20: 20- Grabitja në Rinas/ Artan Hoxha hedh dyshime: Dua të shoh kush e vrau autorin, shokët apo policia?
Në fjalën tij në studio, Hoxha hodhi dyshime lidhur me faktin se kush ishin autorët e vrasjes së njërit prej grabitësve.
Ora 20:16- Grabitja në Rinas/ Dalin pamjet, autorët me armë në shkallët e avionit, punonjësi ngre duart lart
E menduar dhe e planifikuar në detaje ashtu si në një film aksion që mund ta kemi parë me qindra herë në TV. Gjithçka shkoi si duhet, deri në momentin që një prej tyre u vra. Grabitja e sotme brenda vendit ndoshta më të sigurt në Shqipëri, aeroportit “Nënë Tereza”, madje brenda avionit ka lënë shumëkënd pa mënd se si është realizuar.
Ora 20:05- Aeroporti i Rinasit i pasigurtë, si dështoi Aviacioni Civil të mbrojë paratë dhe qytetarët
Një grabitje spektakolare ka ndodhur në aeroportin e Rinasit. Sipas Kodit Ajror, përgjegjësia direkte bie mbi Aviacionin Civil, i cili duhet të marrë masat e nevojshme për parandalimin e ndërhyrjeve të paligjshme.
Ora 20:01- Dalin pamjet e urës nga ku grabitësit u arratisën në këmbë (VIDEO)
Grabitësit mësohet se pasi kanë marrë thasët me para janë larguar me një furgon të bardhë, por që janë ndjekur nga policia me të cilën kanë pasur shkëmbim zjarri, ku edhe ka mbetur i vrarë një prej grabitësve.
Ora 19: 57- Grabitja në Rinas, gazetari Arsen Rusta: Alarmin për grabitjen e dha zjarrëfiksja
Në fjalën e tij në studio, Rusta tha autorët nuk mundën ta digjnin dot furgonin, edhe pse kishin benzinë me vete dhe se alarmin për grabitjen e dhanë zjarrëfikëset edhe pse FNSH-të ishin jashtë gardhit.
Në fjalën tij në studio, Hoxha tha se faji për grabitjen ishte i kompanisë private të sigurisë dhe se për këtë arsye duhet të rishikohet kontrata me koncensionarin.
Ora: 19:28- Grabitja në Rinas/ Mbërrijnë ekspertët, nisin hetimet për rrugëdaljen e grabitësve
Në aeropotin e Rinasit, pas grabitjes spektakolare, ku u vodhën 10 milionë euro, kanë mbërritur ekspertet për të hetuar portën, nga ku kanë dalë grabitësit.
Ora 19: 27- Denoncimi i punonjësit të doganës: Policia ishte as 20 metra larg grabitësve
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar denoncimin e një punonjësi të doganës në Rinas, i cili shprehet se grabitësit kanë qenë vetëm 20 metra larg vendit të ngjarjes, por nuk kanë ndërhyrë.
Ora 18:55- Gazetarja Klodiana Lala tregon detajet si ndodhi grabitja në Rinas
Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë disa detaje se si është kryer grabitja në Rinas. Lala shprehet se në momentin e grabitjes, në bordin e avionit kanë qenë 160 pasagjerë.Ajo shprehet se ka dyshime se grabitësit kanë bashkëpunuar me rojet e aeroportit.
Pas grabitjes së 10 mln eurove në aeroportin e Rinasit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka akuzuar Policinë për bashkëpunim me autorët.
Ora 17:55- Edi Paloka: ‘De-ja-vu’, miliona euro grabiten pak muaj para zgjedhjeve
Edi Paloka ka reaguar pas grabitjes së ndodhur në Rinas, ndërsa ngre pikëpyetjes, se përse ndodhi pak muaj para zgjedhjeve, siç edhe grabitja e 2016-ës.
Ora 17:54-Del fotoja, grabitësi i vrarë i veshur si komando, me pranga dhe anti-plumb
Grabitësi i vrarë në grabitjen që ka ndodhur ditën e sotme në pistën e aeroportit të Rinasit, është gjetur i pajetë i veshur me pranga dhe anti-plumb. Siç raportuan edhe dëshmitarët, viktima mban të veshur me një uniformë ushtarake.
Ora 17:45-Super grabitja në Rinas, 40 të shoqëruar, 4 urdhër-arreste
Policia e Shtetit ka shoqëruar 40 vetë të dyshuar si të përfshirë në supergrabitjen e Rinasit, si edhe janë lëshuar 4 urdhër arreste për personat që ruajnë sigurinë në aeroportin e Rinasit.
Ora 17:30- Grabitja në Rinas, një nga autorët është larguar drejt Bathores, burime: Iku me biçikletë
Burime të sigurta nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se njëri prej autorëve është identifikuar dhe është larguar drejt Bathores. Po të njëjtat burime, bëjnë me dije se pasi është djegur furgoni, ky person është larguar me biçikletë në drejtim të kësaj lagjeje.
Ora 17:22- Berisha: Paratë e grabitura do përdoren për fushatën elektorale
Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se grabitësit e armatosur morën të gjitha paratë ndërsa rojet e aeroportit nuk bënë asgjë për t’i ndaluar. Sipas tij, paratë e grabitura do të përdoren për fushatën elektorale.
Ora 17:20 – Pasagjerët: Ishin si komando. Thamë se po bëhej stërvitje
Pasagjerët e avionit të “Austria Airlines”, kanë treguar çfarë kanë parë në momentin që grabitësit kanë hyrë. Ata kanë thënë se avioni ishte i ndezur dhe se grabitësit dukeshin si komando.
Ora 17:05-Dalin detaje, grabitësi kishte në duar një granatë dhe sulmoi FNSH, ja çfarë iu gjet në trup
Mësohet se grabitësi që ngeli i vrarë nga Policia, në momentin që ka ndodhur shkëmbimi i zjarrit kishte në duar një granatë, një armë automatik dhe 3 krehëra me fishekë. Ai tentoi të godiste FNSH dhe mbeti i vrarë.
Ora 16:50-Policia jep detaje nga grabitja në Rinas: Autorët shkëmbyen zjarr me policinë, njëri u vra
Policia e Shtetit ka dhënë detajet e para nga grabitja spektakolare që ka ndodhur sot në aeroportin e Rinasit. Autorët me maska dhe armë kanë thyer derën e rrethimit dhe kanë grabitur një sasi parash në pistën e avionit. Gjatë ndjekjes, njëri nga grabitësit është vrarë.
Ora 16:10-Dalin pamjet e para, ja ku ndodhi grabitja spektakolare në pistën e aeroportit në Rinas
Fotoja që po shihni është një nga pamjet kryesore që vjen nga vendngjarja ku ka ndodhur grabitja spektakolare në Rinas. Si pasojë 1 person ka mbetur i vrarë. Siç shihet edhe në foto, grabitja ka ndodhur në pistën e Aeroportit të Rinasit.
Ora 16:05- Hapi zjarr ndaj grabitësve, ekzekutohet grabitësi
Burime nga vendngjarja i thanë Dosja.al se i vrarë është një grabitësit e makinës së blinduar ku ndodheshin 10 mln euro. Ai ka hapur zjarr në drejtim të autorëve të cilët i janë përgjigjur me breshëri.
Ora 16:00-Grabitja në Rinas, policët u dorëzuan menjëherë, gjendet një makinë pranë vendngjarjes
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pranë vendit ku ndodhi grabitje, është gjetur një makinë e djegur.
(F.g/k.m/a.m./b.b/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Grabitësi i vrarë në grabitjen që ka ndodhur ditën e sotme në pistën e aeroportit të Rinasit, është gjetur i pajetë i veshur me pranga dhe anti-plu...
TIRANE- Policia e Shtetit ka shoqëruar 40 vetë të dyshuar si të përfshirë në supergrabitjen e Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro brenda pistës së një avioni t...
TIRANË- Dosja.al mëson detaje të reja nga ndjekja që Policia e Shtetit po bën për të kapur autorët e grabitjes që ka ndodhur mesditën e sotme në pistën e a...
TIRANË- Ditën e sotme, banorët e Bregut të Lumit në Tiranë, të cilët preken nga zgjatimi i bulevardit “Zogu i Parë”, janë përplasur sot me policinë, e cila...
TIRANE- Vazhdon të mbajë ndezur opinionin publik supergrabitja që ka ndodhur ditën e sotme në Rinas, ku janë vjedhur plot 10 milionë euro dhe është vrarë një ng...
TIRANË- Të tjera detaje zbulohen lidhur me grabitjen që ka ndodhur sot në Rinas, ku rreth 4 persona dyshohet se kanë marrë një sasi prej 10 milionë euro.Fi...
TIRANË- Dosja.al mëson detaje të reja nga grabitja spektakolare që ka ndodhur mesditën e sotme në aeroportin e Rinasit.Mësohet se grabitësi që ngeli i vrar...
TIRANË- Krimet e Rënda shtynë seancën e planifikuar për dy ish-deputetët, Arben Çuko dhe Arben Ndoka për shkak të mungesës së prokurorit të ç...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rinas, rreth orës 15:00 ku si pasojë e një grabitjeje me armë zjarri, ka mbetur i vrarë njëri nga grabitësit. Burime për Dosja...
ITALI- Është ekstraduar sot nga Shqipëria në Itali Artur Milaqi 32 vjeç, i arrestuar në shkurt në Durrës, në kuadër të operacionit të koduar “Metro...