Aktualitet

Grabitja në Rinas, gazetari Xhafka ‘gjen’ autorët: Mos vidhni më se do i ”fitoni” zgjedhjet me 99%

Gazetari Agron Xhafka bën përgjegjëse qeverinë për vjedhjen e ndodhur duke i “siguruar” se edhe këtë vit zgjedhjet do të fitohen nga ata.
Featured image of article: Grabitja në Rinas, gazetari Xhafka ‘gjen’ autorët: Mos vidhni më se do i ”fitoni” zgjedhjet me 99% Pamje nga porta në aeroportin e Rinasit

TIRANË– Gazetari Agron Xhafka ka reaguar lidhur me grabitjen spektakolare të bërë pasditen e sotme në aeroportin “Nënë Tereza”.

Me anë të një postimi ironik në Facebook, Xhafka bën përgjegjëse qeverinë për vjedhjen e ndodhur duke i “siguruar” se edhe këtë vit zgjedhjet do të fitohen.

“Ej, mos vidhni më se do i ”fitoni” zgjedhjet me 99% e s’do ua njohë bota.”– shkruan Xhafka.

Postimi i plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Grabitje e armatosur ka ndodhur pasditen e sotme në pistën e aeroportit të Rinasit. 3 persona të armatosur me një makinë pa targa dhe që mbante mbishkrimin “Hetimi Tatimor” kanë vjedhur 10 milionë euro. Autorët janë përplasur me policinë. Policia ka vrarë njërin nga grabitësit. Deri më tani ka 40 të shoqëruar, dhe 4 urdhër arreste. Njëri prej grabitësve, dyshohet se është larguar me biçikletë drejt lagjes Bathore.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment