Politike

Grabitja në Rinas/ Balluku pranon dështimin: Ky është alarm! Shteti të flasë një fjalë më shumë

Sipas Ballukut ky është një alarm, që këtë herë s’duhet të kalojë vetëm me nxjerrjen para drejtësisë të personave përgjegjës nga radhët e teknikëve dhe punëtorëve të TIA për sigurinë, por këtë herë shteti duhet dhe do të thotë shumë shpejt një fjalë më shumë, lidhur me këtë ngjarje.
Featured image of article: Grabitja në Rinas/ Balluku pranon dështimin: Ky është alarm! Shteti të flasë një fjalë më shumë

BERLIN- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Aeroportin e Rinasit.

Ministrja Balluku shprehet se sistemi i sigurisë ka rënë, teksa shton se aeroporti është i kërcënuar lehtësisht.

Sipas saj ky është një alarm, që këtë herë s’duhet të kalojë vetëm me nxjerrjen para drejtësisë të personave përgjegjës nga radhët e teknikëve dhe punëtorëve të TIA për sigurinë, por këtë herë shteti duhet dhe do të thotë shumë shpejt një fjalë më shumë, lidhur me këtë ngjarje.

Kjo është një ngjarje shumë e rëndë dhe e përsëritur për fat të keq. Të gjitha përpjekjet e autoriteteve shtetërore për t’i imponuar kompanisë kineze, që mban në koncesion Aeroportin e Rinasit, investimet e nevojshme në sistemin e sigurisë, nuk janë dëgjuar ashtu si duhet. Sistemi i sigurisë ka rënë përsëri dhe përsëri grabitësit kanë mundur të hyjnë deri në pistë, duke provuar se në këto kushte aeroporti është i kërcënuar lehtësisht, deri edhe nga akte më të rënda se kaq.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky është një alarm, që këtë herë s’duhet të kalojë dhe s’do të kalojë, vetëm me nxjerrjen para drejtësisë të personave përgjegjës nga radhët e teknikëve dhe punëtorëve të TIA për sigurinë. Këtë herë shteti duhet dhe do të thotë shumë shpejt një fjalë më shumë. Fakti që aeroporti njësoj si të gjithë aeroportet në Evropë, nuk mbrohet e as garantohet në sigurinë e vet nga Policia e Shtetit, po nga sistemi i sigurisë së vetë kompanisë, nuk do të thotë aspak se ne duhet e do të rrimë me duart të lidhura. Aspak. Shteti do të flasë qartë dhe do të veprojë me të gjithë fuqinë e detyrimit për të garantuar sigurinë dhe funksionimin normal të aeroportit të vetëm ndërkombëtar të vendit”, shprehet ministrja Balluku.

Grabitje e armatosur ka ndodhur pasditen e sotme në pistën e aeroportit të Rinasit. 3 persona të armatosur me një makinë pa targa dhe që mbante mbishkrimin “Hetimi Tatimor” kanë vjedhur 10 milionë euro. Autorët janë përplasur me policinë. Policia ka vrarë njërin nga grabitësit. Deri më tani ka 40 të shoqëruar, dhe 4 urdhër arreste. Njëri prej grabitësve, dyshohet se është larguar me biçikletë drejt lagjes Bathore.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment