Aktualitet

Dalin detaje, grabitësi kishte në duar një granatë dhe sulmoi FNSH, ja çfarë iu gjet në trup

Grabitësi i vrarë në Rinas, tentoi të qëllonte efektivët e FNSH me granatë. Atij iu gjetën në trup, pranë rrobave ushtarake 3 krehëra.
Featured image of article: Dalin detaje, grabitësi kishte në duar një granatë dhe sulmoi FNSH, ja çfarë iu gjet në trup Grabitja në Rinas

TIRANË- Dosja.al mëson detaje të reja nga grabitja spektakolare që ka ndodhur mesditën e sotme në aeroportin e Rinasit.

Mësohet se grabitësi që ngeli i vrarë nga Policia, në momentin që ka ndodhur shkëmbimi i zjarrit kishte në duar një granatë, një armë automatik dhe 3 krehëra me fishekë. Ai tentoi të godiste FNSH dhe mbeti i vrarë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shkëmbimi i zjarrit ndodhi në dalje të aeroportit të Rinasit, në një nga rrugët lidhëse me Fushë-Krujën, nga ku dyshohet se ka shkuar njëri prej grabitësve.

(F.g/Dosja.al)

Shto Koment