Aktualitet

Aeroporti i Rinasit i pasigurtë, si dështoi Aviacioni Civil të mbrojë paratë dhe qytetarët

Një grabitje spektakolare ka ndodhur në aeroportin e Rinasit. Sipas Kodit Ajror, përgjegjësia direkte bie mbi Aviacionin Civil, i cili duhet të marrë masat e nevojshme për parandalimin e ndërhyrjeve të paligjshme.
Featured image of article: Aeroporti i Rinasit i pasigurtë, si dështoi Aviacioni Civil të mbrojë paratë dhe qytetarët Aviacioni Civil

TIRANË– Një grabitje spektakolare ka ndodhur pasditen e sotme në aeroportin e Rinasit, ku edhe u morën 10 milion euro. Gjatë largimit nga vendngjarja,  autorët janë përplasur me policinë, nga e cila njëri prej tyre ka mbetur i vrarë.

Po kush mban përgjegjësi për grabitjen e ndodhur në pistën e aeroportit?

Sipas Kodit Ajror, përgjegjësia direkte bie mbi Aviacionin Civil, i cili duhet të marrë masat e nevojshme për parandalimin e ndërhyrjeve të paligjshme.

Neni 106 i Kodit Ajror

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Neni 106 Organizimi i sigurisë në aviacionin civil
1. AAC-ja është autoriteti përgjegjës për sigurinë e aviacionit civil, përveç kur parashikohet ndryshe në këtë Kod.
2. Përveçse kur parashikohet ndryshe në këtë Kod, AAC-ja ndërmerr masat e nevojshme për parandalimin e ndërhyrjeve të paligjshme në sigurinë e aviacionit civil. Për këtë, ky autoritet:
a) përcakton dhe zbaton masat e duhura për parandalimin e akteve të ndërhyrjes së paligjshme në aviacionin civil;
b) harton dhe zbaton:
i) programin kombëtar të sigurisë së aviacionit civil, i cili miratohet nga Këshilli i Ministrave;
ii) programin kombëtar të trajnimit për sigurinë e aviacionit civil, i cili miratohet me urdhër të përbashkët të ministrit që mbulon çështjet e transportit ajror dhe të ministrit që mbulon rendin publik.
iii) programin kombëtar të kontrollit të cilësisë për sigurinë e aviacionit civil, i cili miratohet nga ministri;
c) miraton programet e sigurisë, të hartuara nga transportuesit ajrorë dhe operatorët e aerodromit;
ç) kontrollon zbatimin e dispozitave të përcaktuara në programet e sigurisë së aerodromit, të transportuesve ajrorë dhe operatorëve të aerodromit;
d) bashkërendon veprimtarinë në fushën e sigurisë me forcat ushtarake të Republikës së Shqipërisë, institucionet shtetërore të sigurisë, shërbimet e policisë dhe të doganës, transportuesit ajrorë dhe operatorët e aerodromeve;
dh) vlerëson pastërtinë e figurës së personelit, sikurse parashikohet nga ky Kod.
3. Në përmbushjen e këtyre funksioneve, AAC-ja këshillohet me ministrinë përgjegjëse për rendin publik, ministrinë që mbulon transportin dhe çdo institucion tjetër, sipas rastit.
4. Për të bashkërenduar masat për zbatimin e planit kombëtar të sigurisë së aviacionit civil dhe të gjitha standardet për mbrojtjen e aviacionit civil nga aktet e ndërhyrjeve të paligjshme krijohet Komiteti Kombëtar i Sigurisë së Aviacionit Civil, i kryesuar nga drejtuesi i AAC-së.
5. Përbërja dhe përgjegjësitë e Komitetit Kombëtar të Sigurisë së Aviacionit Civil miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare.

Po neni 109 ngarkon kompanja qe manaxhon aereoporti me nje pergjesia drejtperdrejte:

Neni 109
Programi i sigurisë për aerodromin
1. Operatori i një aerodromi harton, zbaton dhe përditëson programin e sigurisë për aerodromin, në përputhje me kërkesat e programit kombëtar për sigurinë e aviacionit civil.
2. Programi i sigurisë për aerodromin përfshin çështjet si më poshtë:
a) vendosjen e kufijve ndërmjet zonës tokësore dhe zonës ajrore;
b) vendosjen e zonave me siguri të kufizuar në aerodrom;
c) kontrollin e hyrjes në zonat ajrore dhe në zonat me siguri të kufizuar;
ç) kontrollin e pastërtisë së figurës dhe trajnimin e personelit, që ka akses në zonat me siguri të kufizuar.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment