Aktualitet

Grabitja në Rinas/ Mbërrijnë ekspertët, nisin hetimet për rrugëdaljen e grabitësve

Kanë mbërritur ekspertet në aeroportin e Rinasit për të hetuar portën, nga ku kanë dalë grabitësit.

TIRANË- Në aeropotin e Rinasit, pas grabitjes spektakolare, ku u vodhën 10 milionë euro, kanë mbërritur ekspertet për të hetuar portën, nga ku kanë dalë grabitësit. 

Grabitja e sotme brenda vendit ndoshta më të sigurt në Shqipëri, aeroportit “Nënë Tereza”, madje brenda avionit, ka lënë shumëkënd pa mënd se si është realizuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Grabitja e armatosur ka ndodhur pasditen e sotme në pistën e aeroportit të Rinasit. 3 persona të armatosur me një makinë pa targa dhe që mbante mbishkrimin “Hetimi Tatimor” kanë vjedhur 10 milionë euro. Autorët janë përplasur me policinë. Policia ka vrarë njërin nga grabitësit. Deri më tani ka 40 të shoqëruar, dhe 4 urdhër arreste. Njëri prej grabitësve, dyshohet se është larguar me biçikletë drejt lagjes Bathore.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment