Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
• Qytetarët do të mblidhen sërish ditën e sotme në kryeqytet në ditën e 49-të të revoltës së tyre kombëtare. • Ata do të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. • Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. • Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. • Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. • Gjatë marshimit të djeshëm, protestuesit ka brohoritur një zëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi".
8 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Deputetja tashmë e pavarur, Marjana Koçeku është shfaqur në tubimin e vendosur para Kryeministrisë. Ajo është parë e shoqëruar nga disa persona, ndërsa po ndjek fjalimet e qytetarëve.
Më herët ajo ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e protestës, duke vlerësuar qëndrueshmërinë e qytetarëve dhe të rinjve që kanë dalë në rrugë gjatë këtyre javëve.
“Do t’i bashkohem protestës e cila sot është në ditën e 49 të saj. Është kaq frymëzuese dhe kaq e bukur rezistenca e qytetarëve dhe rinisë që kanë patur gjatë këtyre ditëve në rrugët e vendit dhe siç duket nuk ka asnjë shenjë që të ndalet”, tha ajo.
Koçeku u largua rreth një muaj më parë nga grupi parlamentar socialist, duke nisur kritika ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama. Tashmë si deputete e pavarur, ajo i është bashkuar zërave që kërkojnë largimin e kreut të qeverisë./Dosja.al
TIRANË- Një nga folëset në protestën e ditës së sotme ftoi qytetarët të marrin shembull nga protestat në Kosovë. Gjatë fjalës së saj në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ajo bëri thirrje që në datën 23 në orën 9, të gjithë të jenë para Parlamentit.
E revoltuar ajo tha se qytetarët duhet t'i lajnë më vaj kostumet e shtrenjta të qeveritarëve.
Qytetarja: A i patë vëllezërit tanë kosovarë, i lanë policat dhe institucionet me qumësht. Dhe ata nuk patën guximin të kthejnë as gishtin. Ju po bëni sehir. Po na lini vetëm. Ju duam këtu në datën 23 në orën 9 para parlamentit. Ti lajmë me vaj ulliri kostumet e tyre të shtrenjta, me domate, me kastraveca dhe shalqinj./Dosja.al
TIRANË- Një qytetar i cili ka folur në protestën e ditës së sotme tha se ata që qëndrojnë në shtëpi duke parë protestën nga televizori bëjnë gabim. Duke folur para qytetarëve, ai u shpreh se kryeministri Rama dëshiron që protesta të zbehet.
Ai i bëri thirrje lideri të qeverisë të jap dorëheqjen, pasi revolucioni i këtij sheshi do të jetë i pandalshëm. Në fund, qytetari bëri thirrje që protestuesit të qëndrojnë të bashkaur dhe mos të përçahen.
“Rezistoni për 49 ditë. Derisa ai i gjati, Edi Rama që është duke marrë PS dhe nuk e lëshon, ne do ta shkundim prej këtij vendi se bashkë me ata ministra dhe klikën e tij mbrapa do ta mbajë PS.
Ne do të bëjmë revolucion dhe do të jemi të gjithë të bashkuar. Nuk duhet të kemi përçarje. Këtu duhet të jemi në shesh i madh edhe i vogël. Ai do që ne të mos jemi në shesh dhe të mos jemi përditë këtu.
Disa që rrinë nëpër shtëpia dhe shohin televizor, e rrjete sociale, dhe nuk vijnë këtu është gabim. Sepse ne jemi për pensionistët, për malet, e pyjet që po na i marrin oligarkët e Ramës. I them jep dorëheqjen se revolucioni i këtij sheshi do të jetë i pandalshëm.”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Aktivisti Edison Lika ka deklaruar ditën e sotme se nuk ka negociata nepër zyra, pasi protesta është në shesh. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, Lika u shpreh se kjo protestë ka nevojë për zgjidhje, jo për përfaqësi.
Aktivisti theksoi se përfaqësuesit e protestës janë në shesh dhe kush mendon se mund ta përfaqësojë e ka gabim. Në fund, i riu tha se qytetarët bëhen bashkë vetëm për rrethimin e Edi Ramës dhe këtij sistemi korruptivo-kriminal.
Aktivisti: Sot është treguar se kjo shoqëri nuk mund të futet më nëpër zyra. Do të jetë vetëm në sheshe. Çdokush që pretendon se me këtë protestë mund të negociojë nëpër zyra e ka gabim, me këtë protestë negociohet vetëm në shesh. Përfaqësuesit e protestës janë në shesh dhe kush mendon se mund ta përfaqësojë e ka gabim. Kjo protestë ka nevojë për zgjidhje dhe jo për përfaqësi. A mund të negociohet me revolucionin? Ne bëhemi bashkë vetëm për rrethimin e Edi Ramës dhe këtij sistemi korruptivo-kriminal./Dosja.al
TIRANË- Një i ri ka deklaruar ditën e sotme se rinia nuk ka as spital, as punë dhe as dinjitet. Gjatë një prononcimi për mediat, ai u shpreh se kryeministri Rama ka marrë fund. Protestuesi tha se Rama i ka lënë të rinjtë pa asgjë, duke shtuar se ai duhet ta pranojë që rinia ka fituar.
“Rama kape mesazhin. E di shumë mirë se ke marrë fund. Rinia nuk ka as spital, as punë dhe as dinjitet. Na i ke hequr të gjitha. Kështu që ti e di shumë mirë se ke marrë fund. Loja ka mbaruar për ty. E kotë që ti vazhdon. Do edhe pak kohë që të fshihesh. Ke marrë fund. Rinia fitoi. Pranoje humbjen”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Qytetarët kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të mbajnë fjalimet e tyre. “Rama, jep dorëheqjen” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”, këto janë thirrjet që po shoqërojnë tubimin e tyre.
Kujtojmë që kjo është dita e 49-të e revoltës, ndërsa protesta ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare. Të shumta kanë qenë mediat e huaja që i kan kushtuar artikuj, ndërsa revolta është mbështetur edhe nga disa eurodeputetë./Dosja.al
TIRANË- Qytetarët kanë nisur organizimin e tyre në sheshin “Skënderbej”, ndërsa pritet që të nisin marshimin drejt Kryeministrisë ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Kujtojmë që kjo është dita e 49-të e protestës së tyre, përmes së cilës kanë kërkuar dorëheqjene e kryeministrit Edi Rama.
Ata kanë bërë thirrje për ndryshim dhe rrëzimin e klasës së vjetër politike. Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese./Dosja.al
TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 49-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ata do të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.
Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë.
Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.
Gjatë marshimit të djeshëm, protestuesit ka brohoritur një zëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi".
Kërkesat e protestuesve:
1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.
2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.
3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.
4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.
5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./Dosja.al