LIVE UPDATES
Aktualitet

I harruar nga të gjithë! Kush është “Mjeshtri i Madh” Vendim Kapaj, artisti që çoi iso-polifoninë shqiptare në filmin e Christopher Nolan "Odisea"

I vlerësuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, ai numëron mbi 50 vite karrierë në skenë, duke i kushtuar jetën ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë muzikore shqiptare.

18 Korrik 2026, 14:03 Nga D.S
I harruar nga të gjithë! Kush është “Mjeshtri i
Vendim Kapaj

TIRANË- Vendim Kapaj është një nga figurat më të spikatura të muzikës tradicionale shqiptare dhe një prej instrumentistëve më të njohur të Labërisë. I vlerësuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, ai numëron mbi 50 vite karrierë në skenë, duke i kushtuar jetën ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë muzikore shqiptare.

Kapaj njihet si mjeshtër i fyellit dhe culës dyjare, ndërsa konsiderohet i vetmi instrumentist në Ballkan që luan fyellin me dhëmbë, një teknikë e rrallë që e ka bërë të njohur brenda dhe jashtë Shqipërisë. Gjatë karrierës së tij ka marrë pjesë në dhjetëra festivale folklorike, aktivitete kulturore dhe koncerte, duke përfaqësuar muzikën tradicionale shqiptare në skena kombëtare dhe ndërkombëtare.

I harruar nga të gjithë! Kush është “Mjeshtri i
Vendim Kapaj

Emri i tij është rikthyer së fundmi në qendër të vëmendjes pasi u bë pjesë e kolonës zanore të filmit më të ri të regjisorit Christopher Nolan, "Odisea". Regjistrimet u realizuan në Vlorë, ku Kapaj interpretoi me fyell dhe culë dyjare në praninë e kompozitorit fitues të çmimit Oscar, Ludwig Göransson.

Vetë artisti ka treguar se ekipi i filmit mbeti i mahnitur nga tingujt e iso-polifonisë shqiptare dhe nga veçantia e instrumenteve tradicionale. Procesi i regjistrimit zgjati rreth pesë orë dhe, sipas tij, u zhvillua me një përkushtim maksimal nga i gjithë ekipi realizues.

Për Kapajn, pjesëmarrja në këtë produksion është një moment krenarie jo vetëm personale, por edhe kombëtare, pasi muzika tradicionale shqiptare do të dëgjohet në një prej filmave më të rëndësishëm të Hollywood-it, duke promovuar kulturën shqiptare në mbarë botën. Megjithatë, pavarësisht kontributit të tij të jashtëzakonshëm në art, jeta e përditshme e "Mjeshtrit të Madh" ka qenë larg dritave të skenës.

Për një periudhë, 64-vjeçari ka punuar në shërbimin e pastrimit pranë Bashkisë së Vlorës, duke e konsideruar punën një mënyrë të ndershme për të siguruar jetesën. Edhe gjatë asaj kohe, ai nuk e ndërpreu aktivitetin artistik, por vazhdoi të krijonte, të bënte prova dhe të interpretonte në skena të ndryshme. Me modesti, Kapaj është shprehur se ndihet po aq krenar për kontributin që ka dhënë në mbajtjen pastër të qytetit, sa edhe për përfaqësimin e Shqipërisë në skenat kombëtare e ndërkombëtare./Dosja.al

vendim kapaj odisea


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet