Aktualitet

Detaje nga grabitja në Rinas/ Meta erdhi me të njëjtin avion, Llalla ishte në bord kur ndodhi ngjarja

të tjera detaje kanë dalë në dritë pas grabitjes në Rinas. Sipas gazetares Klodiana Lala, në momentin e grabitjes, në bordin e avionit ka qenë edhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla. Po ashtu mësohet se pak para grabitjes, nga avioni kishte zbritur Presidenti Meta.
Featured image of article: Detaje nga grabitja në Rinas/ Meta erdhi me të njëjtin avion, Llalla ishte në bord kur ndodhi ngjarja Ilir Meta, Adriatik Llalla dhe avioni ku u grabitën 10 mln euro
Përditësuar:

TIRANË- Të tjera detaja sa vijnë e dalin nga grabitja e 10 milionë eurove në Rinas. Sipas gazetares, Klodiana Lala, në avionin ku u grabitën rreth 10 milionë euro në Rinas, ishte edhe ish-kryeprokurori, Adriatik Llalla.

Gazetarja tha se ish-kryeprokurori ndodhej në avionin me destinacion Vjenën.

“Në avionin që do të nisej nga Tirana drejt Vjenës ishte dhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla. Kjo ështe konstatuar në momentin kur Policia ka hyrë brenda në avion dhe ka pyetur pasagjerët”, deklaroi Lala në “Dritare me Rudinën” në News 24.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë në adresë të moderatore Rudina Xhunga erdhi një informacion sipas të cilit pak minuta para se të ndodhte grabitja e eurove, nga avioni i grabitur ka zbritur presidenti i shtetit, Ilir Meta dhe Garda ka qenë prezentë në aeroport. Sipas këtij informacioni, grabitësit kanë ndërhyrë kur garda është larguar.

(B.D/ Dosja.al)

Shto Koment