Aktualitet

Rudina Xhunga: Kapet një prej grabitësve të 10 milionë eurove në Rinas

Rudina Xhunga për grabitjen e 10 milionë eurove ka deklaruar se një prej autorëve të dyshuar është arrestuar. Nga policia ende nuk ka një njoftim zyrat nëse është arrestuar një nga autorët e dyshuar.
Featured image of article: Rudina Xhunga: Kapet një prej grabitësve të 10 milionë eurove në Rinas Grabitja në Rinas
Përditësuar:

TIRANË- Pas  grabitjes së 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, drejtuesja e emisionit “Dritare”, Rudina Xhunga ka deklaruar se  një nga autorët e dyshuar të grabitjes është arrestuar. 

Sipas drejtueses së emisionit “Dritare”, policia përveç grabitësit të vrarë, ka arritur të kapë edhe një nga autorët e dyshuar të grabitjes spektakolare 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas informacioneve të deritanishme një nga grabitësit ka ngelur i plagosur.  Mësohet ndër të tjera, se policia pritet të dalë në një konferencë për detajet e tjera nga ngjarja. Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht se një nga autorët e dyshuar është arrestuar nga  policia. Deri më tani në polici janë shoqëruar 40 persona. 

K.M/ J.V/Dosja.al 

Shto Koment