Aktualitet

Grabitja në Rinas, një nga autorët është larguar drejt Bathores, burime: Iku me biçikletë

Një nga autorët është identifikuar nga Policia e Shtetit dhe po kërkohet në lagjen Bathore.
Featured image of article: Grabitja në Rinas, një nga autorët është larguar drejt Bathores, burime: Iku me biçikletë Foto nga vendngjarja

TIRANË- Dosja.al mëson detaje të reja nga ndjekja që Policia e Shtetit po bën për të kapur autorët e grabitjes që ka ndodhur mesditën e sotme në pistën e avionit në Rinas.

Burime të sigurta nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se njëri prej autorëve është identifikuar dhe është larguar drejt Bathores.

Po të njëjtat burime, bëjnë me dije se pasi është djegur furgoni, ky person është larguar me biçikletë në drejtim të kësaj lagjeje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njëri nga autorët mbeti i vrarë, ndërkohë që 3 të tjerët janë në ndjekje nga policia.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment