Politike

Grabitja në Rinas/ Bardhi: Policia u hapi rrugën autorëve. Ministri Lleshaj: Shqiptarët janë në krahun tonë

Në postimin e tij në "Facebook", Bardhi shprehet se Rama ka prioritet luftën me qytetarët dhe jo luftën me krimin.
Featured image of article: Grabitja në Rinas/ Bardhi: Policia u hapi rrugën autorëve. Ministri Lleshaj: Shqiptarët janë në krahun tonë Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Sekretari i Përgjthshëm, Gazment Bardhi

TIRANË– Pas grabitjes së 10 mln eurove në aeroportin e Rinasit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi (Lexo këtu) ka akuzuar Policinë për bashkëpunim me autorët.

Më anë të një postimi në Facebook, Bardhi shkruante se policia u hapi rrugën grabitësve sepse Rama ka prioritet luftën me qytetarët dhe jo luftën me krimin.

Kur Policinë e angazhon kundër qytetarëve, që mbrojnë strehën e fëmijëve të tyre apo protestojnë kundër Qeverisë, me vetëdije i hap rrugën grabitjeve me armë në zonën më të sigurt në vend,“-shkruan Bardhi.

Postimi i plotë i Bardhit:

Pas postimit të Bardhit, një reagim ka ardhur edhe nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Në postimin e tij, Lleshaj se shkruante se shqiptarët janë në krah të Policisë së Shetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edhe në momentin e një përplasjeje me armë të Policisë së Shtetit me një grup të armatosur kriminal, zëdhënësi/sekretari i një Partie antiparlamentare sulmon ….. Policinë!!! Megjithatë të gjithë shqiptarët janë në krah të Policisë së Shetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar. Kjo luftë nuk mund të ndalet nga askush!

Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm

Ndërkohë, Gazment Bardhi i është ripërgjigjur Lleshajt me anë të një postimi në Facebook, ku shkruan se policia nuk është në krye të detyrës për të parandalur krime të rënda, teksa shton se ministri ka dështuar me sigurinë në vend.

“Llesh Kimiku kerkon te fshehe deshtimin dhe mungesen e sigurise duke sulmuar opoziten! E verteta eshte se policia nuk eshte ne krye te detyres per te parandaluar krime te renda si ky sot. Palaçoja i Rames e ka kthyer ne polici private te pushtetit kriminal!, shkruan Gazmend Bardhi.

Ditën e sotme një grabitje e armatosur ka ndodhur në pistën e aeroportit të Rinasit. 4 persona të armatosur me një makinë që mbante mbishkrimin “Hetimi Tatimor” kanë vjedhur 10 milionë euro, janë përplasur me policinë. Policia ka vrarë njërin nga grabitësit.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment