Aktualitet

Grabitja në Rinas, pasagjerët: Ishin si komando. Thamë se po bëhej stërvitje

  • Tronditet Tirana, grabiten 10 mln euro në pistën e aeroportit të Rinasit, policia vret një nga grabitësit
  • Pasagjerët e avionit të “Austria Airlines”, kanë treguar çfarë kanë parë në momentin që grabitësit kanë hyrë. Ata thonë se grabitësit dukeshin si komando.
    Featured image of article: Grabitja në Rinas, pasagjerët: Ishin si komando. Thamë se po bëhej stërvitje Foto nga vendngjarja

    TIRANE- Vazhdon të mbajë ndezur opinionin publik supergrabitja që ka ndodhur ditën e sotme në Rinas, ku janë vjedhur plot 10 milionë euro dhe është vrarë një nga grabitësit.

    Pasagjerët e avionit të “Austria Airlines”, kanë treguar çfarë kanë parë në momentin që grabitësit kanë hyrë.

    Ata kanë thënë se avioni ishte i ndezur dhe se grabitësit dukeshin si komando.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    “Avioni ishte i ndezur dhe pamë nga ana e djathtë e avionit tre persona me kapuçë në kokë, të veshur si komando të afroheshin tek barku i avionit. Kujtuam se bëhej fjalë për një stërvitje. Ata kanë kërcënuar me armë punonjësit dhe i urdhëruan të shtrihen”.-janë shprehur ata.

    Udhëtimi i orës 15:30, është shtyrë për shkak të kësaj grabitjeje.

    (F.g/dosja.al)

    Shto Koment