Aktualitet

Grabitja në Rinas, gazetari Arsen Rusta: Alarmin për grabitjen e dha zjarrëfiksja

Gazetari Arsen Rusta tha se alarmin për grabitjen e dhanë zjarrëfikëset edhe pse FNSH-të ishin jashtë gardhit.
Featured image of article: Grabitja në Rinas, gazetari Arsen Rusta: Alarmin për grabitjen e dha zjarrëfiksja Gazetari Arsen Rusta

TIRANË– Gazetari Arsen Rusta në studion e Report Tv tha disa detaje të reja lidhur me grabitjen spektakolare të ndodhur në aeroportin e Rinasit, ku u morrën 10 milion euro.

Në fjalën e tij në studio, Rusta tha autorët nuk mundën ta digjnin dot furgonin, edhe pse kishin benzinë me vete dhe se alarmin për grabitjen e dhanë zjarrëfikëset edhe pse FNSH-të ishin jashtë gardhit.

Autorët nuk kanë mundur të djegin furgonin pasi shoku i tyre mbeti i vrarë nga policia dhe në tentativë për tu arratisur në këmbë me thasët me para me vete. FNSH-të kanë qënë jashtë gardhit sepse nuk lejohen në pistë dhe alarmin për grabitjen e kanë dhënë e para zjarrfikësja. Pas alarmit në aeroport dyshohet të kenë dhënë të parët sinjalin për grabitjen. Policia tha se grabitësit kanë hyrë duke thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse. Më pas FNSH-të janë vënë në ndjekje të tyre“, tha Rusta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Grabitje e armatosur ka ndodhur pasditen e sotme në pistën e aeroportit të Rinasit. 3 persona të armatosur me një makinë pa targa dhe që mbante mbishkrimin “Hetimi Tatimor” kanë vjedhur 10 milionë euro. Autorët janë përplasur me policinë. Policia ka vrarë njërin nga grabitësit. Deri më tani ka 40 të shoqëruar, dhe 4 urdhër arreste. Njëri prej grabitësve, dyshohet se është larguar me biçikletë drejt lagjes Bathore.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment