Aktualitet

Grabitja në Rinas, Erzen Breçani: Autorët me të shkuar kriminale në Kosovë dhe Greqi

Ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani është shprehur se nga burimet e tij disa nga grabitësit kanë kryer krime në Kosovë dhe Greqi.
Featured image of article: Grabitja në Rinas, Erzen Breçani: Autorët me të shkuar kriminale në Kosovë dhe Greqi Ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani

TIRANË– Ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani i ftuar në “Opinion” ka dhënë detaje të reja lidhur me grabitësit e aeroportit të Rinasit. (Lexo këtu)

Në fjalën e tij, Breçani është shprehur se nga burimet e tij disa nga grabitësit kanë kryer krime në Kosovë dhe Greqi.

“Sipas eksperiencës sime, në këtë grup ka persona me të shkuar kriminale në Kosovë e Greqi. Ky është një grup i strukturuar kriminal.”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Grabitja e armatosur ka ndodhur pasditen e sotme në pistën e aeroportit të Rinasit. 3 persona të armatosur me një makinë pa targa dhe që mbante mbishkrimin “Hetimi Tatimor” kanë vjedhur 10 milionë euro. Autorët janë përplasur me policinë. Policia ka vrarë njërin nga grabitësit. Deri më tani ka 40 të shoqëruar, dhe 4 urdhër arreste. Njëri prej grabitësve, dyshohet se është larguar me biçikletë drejt lagjes Bathore.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment