LIVE UPDATES
Ekonomi

Nivele të frikshme! Vaji i lulediellit arrin rekordin, çmimi i shumicës në 430 lekë/litër

17 Mars 2022, 06:08 Nga DOSJA
Nivele të frikshme! Vaji i lulediellit arrin rekordin, çmimi i

Arrin nivele të frikshme në tregun e huaj çmimi i shitjes me shumicë të vajit ushqimor të lulediellit. Në Bullgari dhe në Maqedoninë e Veriut, sipas importuesve, sot çmimi i shitjes së vajit me shumicë arriti 430 lekë për litër nga 380 lekë për litër që ishte çmimi i furnizimeve 10 ditë më parë.

Përveç shtrenjtimit të lartë të çmimit që parashikohet të arrijë deri 500 lekë për litër, importuesit e vajit paralajmërojnë se nga muaji qershor, në tregun shqiptar do të ketë mungesë të produktit. Administratori i kompanisë së vajit të lulediellit “Bomira”, Ylli Aliaj, tha për Monitor se çmimi se ndryshimet e çmimeve në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut nga ku furnizohet kompania nuk po lëvizin më me ditë, por me orë.

“Sot çmimi i vajit të lulediellit të përpunuar në këto shtete ishte 3,100 euro për ton apo 430 lekë për litër nga 2,000 euro deri 2,500 euro për ton që ishte javën e kaluar. Nuk jam furnizuar me këtë çmim, pasi kam kryer pagesën 10 ditë më parë për furnizime me çmim 380 lekë për litër. Stoku në treg zgjat 2 deri në 3 javë, ndërkohë çmimet e shumicës nuk lëvizin më me ditë, por me orë”.

Sipas tij shtrenjtimi i lartë i vajit është ndikuar nga rënia e ofertës. Aliaj pohon se rënia e prodhimit nisi para luftës Rusi-Ukrainë, që në shtatorin e vitit të kaluar.

Çmimi i vajit po shënon rritje të lartë në tregjet e huaja, për shkak të ofertës të ulët dhe kërkesës të lartë. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që nuk prodhojnë vaj luledielli, pas mbylljes së tregut me Ukrainën dhe Rusinë po furnizohen nga Rumania, Bullgaria dhe Hungaria”, pohon z. Aliaj.

Situata është e ngjashme edhe për importuesin tjetër të vajit kompaninë “Erbiron” që tregton vajin hungarez “Floriol”. Aktualisht kompania po tregton në treg vajin stok të furnizimit të muajit mars që është blerë 1,8 euro për litër.

Për muajin prill, furnizimet në tregun hungarez do të jenë me çmim 2,8 euro për litër pa përfshirë shpenzimet e taksave dhe transportit.

Për të zbutur rritjen e çmimeve për konsumatorin, importuesit e vajit kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë me masa fiskale, duke hequr çmimet e referencës për zhdoganimin e vajit të përpunuar dhe uljen e TVSH-së për mallrat e shportës.

Në tregun e shitjes me pakicë, vaji i lulediellit ka shënuar rritjen më të lartë të çmimit në produktet e shportës ushqimore. Javën e kaluar, vaji “Floriol” u tregtua 330 lekë për litër nga 249 lekë për litër që ishte në muajin shkurt (32,5% rritje).

Nga qershori, në treg nis mungesa e vajit të lulediellit

Importuesit pohojnë se në këtë situatë krize nuk përbën më shqetësim çmimi i vajit të lulediellit, por mungesa e gjetjes të produktit.

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë “Erbiron”, që importon vajin e ambalazhuar hungarez “Floriol”, z. Tedi Maraj pohoi për Monitor se nga muaji qershor dhe gjatë gjithë stinës së verës në treg do të ketë mungesë të produktit. Maraj thekson se kompania nuk mund të krijojë më tepër se 30 ditë rezerva, pasi në Hungari nuk gjen më furnizime.

“Për muajin prill kemi siguruar furnizime me çmim 2,8 euro për litër nga 1,8 euro për litër që u furnizuam në shkurt. Këto furnizime zgjasin 20 deri 30 ditë. Duke nisur nga muaji qershor e kemi të pamundur të furnizohemi nga Hungaria, pasi nuk ka më prodhim.

Çmimi i vajit nuk është më problem, shqetësuese është sigurimi i tij. Në këtë situatë kur kërkesa nga shtetet e Europës është e lartë dhe oferta është e ulët në vendin tonë mungesa e furnizimeve me vaj luledielli do të zgjasë gjatë gjithë stinës të verës deri në muajin shtator”, pohon Maraj.

Oferta e ulët e vajit të lulediellit këto ditë është e pranishme edhe në Bullgari, sipas përfaqësuesit të kompanisë të vajit “Bomira”.

Shtrenjtohet 10% edhe vaji i ullirit për sallatë

Vaji i ullirit të sallatës është shtrenjtuar 10%. Në dyqanet e tregtimit të produkteve ushqimore, vaj i ullirit për sallatë po tregtohet 320 lekë për litër nga 290 lekë për litër që ishte në muajin shkurt.

Prodhuesit kryesorë të vajit të ullirit në vend pohojnë se rritja për këtë produkt është ndikuar nga shtrenjtimi i vajit të lulediellit që është pjesë e formulës për vajin e ullirit të sallatës. Rritja e çmimit gjithashtu është ndikuar nga shtrenjtimi i materialit plastik të ambalazhimit në tregjet e huaja, tapave dhe energjisë elektrike.

Rritja e çmimeve të produkteve bazë të shportës, e ka zhvendosur përdorimin e vajit të ullirit si produkt luksi. Operatorët e tregut thonë se kjo ka ndikuar për rënien e shitjeve 20%.

Prodhuesit paralajmërojnë se rritja e çmimeve të produkteve ushqimore do të thellojë më shumë rënien e shitjeve të vajit të lulediellit deri në 50%. /MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi rritet cmimi i vajit vaji i lulediellit rritet cmimi i vajit vaji i lulediellit

Sondazh

Poll

Qytetarët rreshtojnë atletet para Kryeministrisë, si simbol i largimit të rinisë nga Shqipëria

Qytetarët rreshtojnë atletet para Kryeministrisë, si simbol i largimit të rinisë nga Shqipëria

Banorët e Rrjollit shembin rrethimin rrethues, debat me policët: Jemi bijtë e këtij populli

Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë

Berisha: E mbrojta dinjitetin tim në gjykatë, do të rikthehem në SHBA dhe do të takoj miqtë e mi

Berisha: Disa slogane të opozitës së opozites nuk duhet të errësojnë pamjen madhështore të protestës

Berisha falënderon qytetarët për mbështetjen: Treguat guxim këto pesë vite

Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll, banorët heqin gardhin dhe telat me gjemba

Pas rrethimit të truallit me tela me gjemba, banorët e Rrjollit dalin sërish në protestë

“Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!

Prapaskenat e tensioneve në shesh, djali i Paulin Sterkajt fyeu influenceren dhe protestuesit

Rama për protestën: Nuk është fjala për flamingot, por për Donald Trump

“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/ Rama: Shqipëria e 2030 do jetë në BE

“Ky është investimi i madh që i ka ardhur Shqipërisë”/ Rama: Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme...

Rama për projektin në Zvërnec: Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë

Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!

Rama: Nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve, por interesta e Shqipërisë

Rama: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur sa disa prej jush

Patronazhistët provokojnë protestuesit, tensione në shesh

Rama: Krenohem se i kam dhënë PS-së pa kursim gjithçka që kërkohet nga një lider

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje”/ Rama: Shqipëria është amanet i shenjtë në zemrën time

Rama: Kemi çuar në 25% territorin e zonave të mbrojtura

Rama: 90 për qind e pemëve i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu

Rama në 35-vjetorin e PS: Rrjetet sociale po keqinformojnë

Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Paraqitet në SPAK, Kryetari Bashkisë së Kolonjës Erion Isai

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara

Berisha: SHBA hoqi sanksionet për mua dhe familjen time, vendimi është marrë në interes të Amerikës

"Mos vendos flamingon në bluzë por..."/ Berisha: Dënoj provokimet e Ramës ndaj protestuesve

Berisha: Ndërkombëtarët të mbështesin fuqishëm protestën qytetare

Berisha: PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, ftoj çdo demokrat që t’i bashkohet

Megaoperacioni i SPAK, Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”

Tentohet të vidhet një Exchange në Tiranë/ Vihet në pranga autori, ishte i pajisur me një pistoletë

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Tubim madhështor! Qytetarët nuk ndalin marshimin, shkojnë drejt Astirit

Dita e 12 e protestës/ Qytetarët vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës

Mijëra qytetarë vijonë mashimin e tyre kilometrik, përsërisin kërkesën e tyre: Rama jep dorëheqje!

“Bashkohuni me ne”/ Protestuesit thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja!

Tubimi historik në Tiranë!/ Protestuesi: Populli ju ka shpallur non-grata!

Turisti amerikan i bashkohet protestës: Ne nuk jemi të frikësuar, mos ndaloni!

Ish-efektivi: E gjithë Vlora do të vij në Tiranë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend

Berisha: Nuk kam qenë kurrë non-grata në SHBA, ka pasur vetëm një ndalim hyrje