LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët heqin gardhin dhe futen në kantier! Përplasje me policinë: Mos na e prekni Rrjollin (PAMJET)

• Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish sot në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të Bashkim Ulaj. • Protestuesit arritën që të shembin një pjesë të rrethimit të gardhit me tela me gjemba, i cili u vendos para disa ditësh. • Më pas banorët u futën në brendësi të kantierit, ku u përplasën edhe me efektivët e policisë. • Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, banorët kanë lëshuar thirrje kundër klasës politike në vend. • Një banor është shprehur se kërkojnë të drejtën e tyre, duke akuzuar se pronat u janë rrëmbyer, ndërkohë thekson se do të heqin të gjithë rrethimin. • Prej afro një viti banorët e Baks-Rrjollit kundërshtojnë këtë projekt, me pretendimin se një ish-zyrtar i Kadastrës së Shkodrës ka tjetërsuar certifikatat e pronësisë, duke përvetësuar truallin dhe duke ia shitur investitorit që do të ndërtojë resortin turistik përballë bregdetit të Velipojës. • Që prej muajit janar të këtij viti, kur ndërtuesi nisi sistemimin e zonës me ekskavatorë, banorët e Baks-Rrjollit kanë protestuar pothuajse çdo ditë, duke u përplasur fizikisht me punonjësit e kompanisë, si dhe me rojet private të vendosur nga investitori. • Përplasjet e dhunshme janë pasuar nga shoqërime dhe procedime të shumta për banorët e Baks-Rrjollit, kurse ndërhyrjet në terren për ndërtimet kanë vijuar, ndonëse çështja po ndiqet nga Prokuroria e Shkodrës. • Po ashtu, banorët prej 2 javësh, i janë bashkuar protestave masive në Tiranë, duke e konsideruar situatën si vjedhje të pronës private

5 artikuj për këtë temë.

1 ORE ME PARE

VIDEO/ Tensionet në Rrjoll, momenti kur banorët heqin gardhin metalik

Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll/
pamjet

VELIPOJË- Tensione janë regjistruar sërish në zonën e Rrjollit në Velipojë, ku banorët kanë vijuar protestën e tyre kundër ndërtimit të resortit turistik. Në një moment, banorët kanë hequr gardhin metalik që rrethon zonën e punimeve. Siç shihet nga pamjet, protestuesit vijojnë të heqin rrethimin, ndërsa policia nuk ka ndërhyrë, duke mos rënduar edhe më shumë situatën.


Protestuesit pretendojnë se Ulaj u ka rrëmbyer tokat, për të cilat janë ende në procese gjyqësore. Ata thonë se kërkojnë të drejtën e tyre, ndërsa duke iu bashkuar refrenit të protestave në Tiranë, në kor bënë thirrje “Rama në burg, Berisha në Burg” dhe “Edi Rama jepe dorëheqjen”./Dosja.al  

 

 

1 ORE ME PARE

FOTO/ Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll, një protestues i lënduar, merret nga ambulanca 

Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll/
pamjet

VELIPOJË- Protesta në Rrjoll kundër ndërtimit të resortit luksoz nga Bashkim Ulaj, është shoqëruar me tensione të forta. Mësohet se një protestues ka mbetur i lënduar gjatë protestës. Konkretisht ai ka pësuar një lëndim në këmbë gjatë momentit të përplasjes ndërsa hiqej rrethimi i kantierit të ndërtimit.

Siç shihet edhe në pamje, protestuesi është marrë nga ambulanca për t’i dhënë ndihmë mjekësore dhe nuk ka rrezik sa i takon gjendjes shëndetësore. Protestuesit patën edhe një përplasje me policinë teksa po hiqnin gardhin rrethues. Me thirrjen "Rama në burg, Berisha në burg", "poshtë diktatura", banorët e Rrjollit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj klasës politike në vend./Dosja.al

2 ORE ME PARE

VIDEO/ “Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë

Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll/
pamjet

VELIPOJË- Tensione janë regjistruar në protestën e zhvilluar në zonën e Rrjollit në Velipojë, ku banorët e zonës janë përplasur me forcat e policisë në vendin ku po vijojnë punimet për ndërtimin e resorti, projekt të cilin ata e kundërshtojnë prej kohësh. Pasi janë përplasur me policinë, banorët kanë tentuar të heqin një pjesë të rrethimit me kangjella.


Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, banorët kanë lëshuar thirrje kundër klasës politike në vend. Sipas banorëve, situata është përshkallëzuar që prej janarit të këtij viti, kur punimet në terren nisën me mjete të rënda, çka ka sjellë protesta të përditshme dhe përplasje fizike me punonjës të kompanisë ndërtuese, si dhe me roje private të vendosura nga investitori.

Përplasjet janë shoqëruar me shoqërime dhe procedime të shumta ndaj banorëve, ndërsa punimet në zonë kanë vijuar, pavarësisht se çështja po ndiqet nga Prokuroria e Shkodrës. Banorët thonë gjithashtu se prej dy javësh i janë bashkuar edhe protestave masive në Tiranë, duke e cilësuar situatën si një “vjedhje të pronës private” dhe duke kërkuar ndërhyrje urgjente për zgjidhjen e konfliktit./Dosja.al

2 ORE ME PARE

VIDEO/ Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll, banorët heqin gardhin dhe telat me gjemba

Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll/
pamjet

VELIPOJË- Banorët e Rrjollit kanë thirrur sot protestë, pasi kantieri ku Bashkim Ulaj po ndërton resortin, u rrethua me tela dhe mure të larta. Siç shihet edhe në pamje, banorët kanë arritur të heqin rrethimin dhe janë futur brenda kantierit të ndërtimit. 

Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll/

Një ditë më parë, gjatë protestës për Zvërnecin në kryeqytet, një prej qytetarëve i ftoi të gjithë të ishin të pranishëm për të hequr gardhin në Rrjoll./Dosja.al

Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll/

 

2 ORE ME PARE

Pas rrethimit të truallit me tela me gjemba, banorët e Rrjollit dalin sërish në protestë/ Protestuesit: Kërkojmë të drejtën tonë(VIDEO)

Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll/
pamjet

VELIPOJË- Banorët e Baks-Rrjollit në Velipojë kanë dalë sot në protestë, pas rrethimit të truallit me tela me gjemba pak ditë më parë. Banorët kanë kundërshtuar ndërtimin e resortit turistik në tokat për të cilat kanë pretendime pronësie. Një banor është shprehur se kërkojnë të drejtën e tyre, duke akuzuar se pronat u janë rrëmbyer. Ai thekson më tej se do ta heqin rrethimin.


“Kërkojmë të drejtën tonë. Na kanë rënë në qafe. Është e disata herë që protestojmë. As nuk na shkon ndërmend me u përplas. Nëse mundemi do e heqim rrethimin. Për shtetin kemi thirrje, mos na bjer në qafë”, tha një protestues.

Prej afro një viti banorët e Baks-Rrjollit kundërshtojnë këtë projekt, me pretendimin se një ish-zyrtar i Kadastrës së Shkodrës ka tjetërsuar certifikatat e pronësisë, duke përvetësuar truallin dhe duke ia shitur investitorit që do të ndërtojë resortin turistik përballë bregdetit të Velipojës.


Që prej muajit janar të këtij viti, kur ndërtuesi nisi sistemimin e zonës me ekskavatorë, banorët e Baks-Rrjollit kanë protestuar pothuajse çdo ditë, duke u përplasur fizikisht me punonjësit e kompanisë, si dhe me rojet private të vendosur nga investitori.

Përplasjet e dhunshme janë pasuar nga shoqërime dhe procedime të shumta për banorët e Baks-Rrjollit, kurse ndërhyrjet në terren për ndërtimet kanë vijuar, ndonëse çështja po ndiqet nga Prokuroria e Shkodrës. Po ashtu, banorët prej 2 javësh, i janë bashkuar protestave masive në Tiranë, duke e konsideruar situatën si vjedhje të pronës private./Dosja.al

proteste ne rrjoll velipoje

Sondazh

Poll

“Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë

“Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!

Prapaskenat e tensioneve në shesh, djali i Paulin Sterkajt fyeu influenceren dhe protestuesit

Rama për protestën: Nuk është fjala për flamingot, por për Donald Trump

“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/ Rama: Shqipëria e 2030 do jetë në BE

“Ky është investimi i madh që i ka ardhur Shqipërisë”/ Rama: Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme...

Rama për projektin në Zvërnec: Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë

Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!

Rama: Nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve, por interesta e Shqipërisë

Rama: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur sa disa prej jush

Patronazhistët provokojnë protestuesit, tensione në shesh

Rama: Krenohem se i kam dhënë PS-së pa kursim gjithçka që kërkohet nga një lider

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje”/ Rama: Shqipëria është amanet i shenjtë në zemrën time

Rama: Kemi çuar në 25% territorin e zonave të mbrojtura

Rama: 90 për qind e pemëve i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu

Rama në 35-vjetorin e PS: Rrjetet sociale po keqinformojnë

Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Paraqitet në SPAK, Kryetari Bashkisë së Kolonjës Erion Isai

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara

Berisha: SHBA hoqi sanksionet për mua dhe familjen time, vendimi është marrë në interes të Amerikës

"Mos vendos flamingon në bluzë por..."/ Berisha: Dënoj provokimet e Ramës ndaj protestuesve

Berisha: Ndërkombëtarët të mbështesin fuqishëm protestën qytetare

Berisha: PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, ftoj çdo demokrat që t’i bashkohet

Megaoperacioni i SPAK, Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”

Tentohet të vidhet një Exchange në Tiranë/ Vihet në pranga autori, ishte i pajisur me një pistoletë

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Tubim madhështor! Qytetarët nuk ndalin marshimin, shkojnë drejt Astirit

Dita e 12 e protestës/ Qytetarët vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës

Mijëra qytetarë vijonë mashimin e tyre kilometrik, përsërisin kërkesën e tyre: Rama jep dorëheqje!

“Bashkohuni me ne”/ Protestuesit thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja!

Tubimi historik në Tiranë!/ Protestuesi: Populli ju ka shpallur non-grata!

Turisti amerikan i bashkohet protestës: Ne nuk jemi të frikësuar, mos ndaloni!

Ish-efektivi: E gjithë Vlora do të vij në Tiranë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend

Berisha: Nuk kam qenë kurrë non-grata në SHBA, ka pasur vetëm një ndalim hyrje

Muçi në Kuvend: Ai treni i projektligjeve ka ngecur, na thoni ta shtyjmë

‘Struc i Nartës’, Zhupa-Jaupajt: S’të vjen pak turp? Jep dorëheqjen dhe shijo jetën

Hoti në Kuvend: Rinia do ta rrëzojë qeverinë, do e largojë PS-në nga pushteti

Heqja e sanksioneve për Berishën, Shehu në Kuvend: E vërteta ka fituar, bashkë me të gjithë ne

"Jo Sali Lushën të çoni, por të shkoni dhe vetë"/ Stresi i kthehet Ballës: Sali Lusha 'tqr' ty

Balla: Non grata e Berishës vështirë të hiqet, por do e komentoj kur të shoh njoftimin zyrtar

Ulsi Manja flet në foltore, deputetët e Opozitës në kor: Rama jepe dorëheqjen

Berisha: Duhet të merremi vetëm me plotësimin e kërkesave absolutisht të drejta të protestuesve!