LIVE UPDATES
Ekonomi

A është Kontrolli i Çmimeve ‘kurë’ për sëmundjen ‘inflacion”?

16 Mars 2022, 06:07 Nga DOSJA
A është Kontrolli i Çmimeve ‘kurë’ për

Nga Entela Shehaj*

Është e çuditshme se si historia përsëritet, dhe akoma me e çuditshme se si ne njerëzit apo qeveritë nuk mësojmë nga dështimet.

Duke marrë shkas nga situata aktuale e çmimit të karburanteve dhe ndërhyrjes së qeverisë shqiptare nëpërmjet kontrollit të çmimeve (çmimit tavan në këtë rast) dëshiroj të bëj një diskutim të shkurtër mbi efektivitetin e këtyre politikave.

Historia e përdorimit të kontrollit të çmimeve është 4000 vjeçare, aq e vjetër sa dhe Roma dhe Egjipti i lashtë. Ndërhyrjet rregulluese në lashtësi, po thuaj në të gjithë botën, justifikoheshin me parandalimin e vdekjeve nga uria, por në të vërtetë ose dështuan plotësisht ose shkaktuan më shumë vdekje sesa mund të shkaktonte mungesa e ndërhyrjeve rregulluese. Në fakt, për fat të keq, politikat kontrolluese të çmimeve nga qeveritë kanë dështuar gjithashtu në vazhdimësi. Ato janë përdorur para luftërave botërore, gjatë luftërave botërore, pas luftërave botërore e në kohë paqeje me qëllimin e vetëm për të mbajtur të shtypur inflacionin. Pavarësisht efekteve afatshkurtra ne uljen e çmimeve në tregje, kontrollet e çmimeve kanë shkaktuar probleme të mëdha, si mungesa të theksuara të produkteve në tregje (çmimet e të cilave janë objekt kontrolli), lulëzimin e tregut të zi dhe për më tepër rritje te menjëhershme të çmimeve direkt pas heqjes së kontrollit.

Bazuar në faktet e thjeshta të historisë ekonomike, dhe për këdo qe ka sadopak njohuri për tregjet e kupton që ndërhyrja e qeverive nëpërmjet kontrollit të çmimeve nuk bën gjë tjetër veçse dëmton sinjalin kryesor të tregut, çmimin. Me fjalë të thjeshta, sinjali ‘çmim më i ulët’ për prodhuesit/furnizuesit do të thotë prodhim/furnizim me i ulët, dhe për konsumatorët ‘çmim më i ulët’ do të thotë kërkesë më e lartë. Rezultati është i thjeshte, mungesë produkti në treg. Ashtu sikurse shprehet një nga ekonomistët më të njohur, nobelisti Milton Friedman, kontrolli i çmimeve vetëm sa shtyp simptomat e inflacionit por nuk është një ‘kure’ për vetë ‘sëmundjen’ (inflacionin), në fakt është shumë më keq se vetë ‘sëmundja’.

Shpallja nga qeveria shqiptare e kësaj ndërhyrjeje, duke vendosur çmim tavan (në fakt çmim të fiksuar) për karburantet nëse do të zgjasë do të prodhojë një situatë të padëshiruar nga të gjithë, radhe të gjata dhe mungesë karburantesh në pikat e karburantit, lulëzim të tregut të zi e ndoshta edhe falimentime të bizneseve të karburanteve. Askush nuk mund te parashikoje sa do te zgjasë kjo situatë e çmimeve të naftës dhe energjisë në tregjet ndërkombëtare, e si rrjedhoje ve një pikëpyetje të madhe mbi këtë politike të qeverisë shqiptare. Kontrolli i çmimeve nuk e zgjidh problemin. Ne fakt e transferon peshën dhe përgjegjësinë për zgjidhjen e problemit nga qeveria tek biznesi.

Kjo ndërhyrje do të justifikohej nëse pranohet që tregu i karburanteve është monopol. Sepse monopoli mund të abuzoje me çmimin ne dëm të konsumatorëve. A është ky rasti? Nga ana tjetër, të gjithë e dimë se taksat që vjel qeveria shqiptare nga çdo litër karburant janë shumë të larta, përbëjnë 60% të çmimit të cilin paguajnë të gjithë përdoruesit. Kjo do të thotë që këtu ka vend për ndërhyrje, zvogëlo fuqinë monopol në treg, që është detyrë e autoritetit të konkurrencës, dhe ul pjesën qe ti si qeveri merr në çdo litër karburant.

Lind pyetja, çfarë do të bëjë qeveria shqiptare nëse në vazhdim situata përkeqësohet edhe në tregje të tjera, për shembull rritje të konsiderueshme të çmimit të miellit apo te ushqimeve të tjera të nevojës bazë? A do të bëjë të njëjtën gjë, kontroll çmimesh? Eksperienca 40 shekullore e historisë së zhvillimit ekonomik të botes është e qarte ne rezultatin e kontrollit te çmimeve, dështim. Atëherë kush është zgjidhja për situatën ku ndodhemi? E kuptueshme, barra me e madhe në kohë krize ekonomike apo ‘lufte’ duhet të bjerë mbi qeverinë. Shembujt nga fqinjët tanë të ngushtë, Greqia apo Maqedonia e Veriut janë fare të freskët. Qe do të thotë qeveritare e ministra duhet të ulen me urgjencë e të merren me përgatitjen e një pakete serioze për të ndihmuar ekonominë shqiptare (konsumatorët dhe bizneset) të mos bjerrë në greminë./MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi inflacion kontrolli i cmimeve rritja e çmimeve inflacion kontrolli i cmimeve rritja e çmimeve

Sondazh

Poll

“E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më”/ Nëna e Martin Canit: Duam drejtësi

“E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më”/ Nëna e Martin Canit: Duam drejtësi

Qytetarët rreshtojnë atletet para Kryeministrisë, si simbol i largimit të rinisë nga Shqipëria

Banorët e Rrjollit shembin rrethimin rrethues, debat me policët: Jemi bijtë e këtij populli

Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë

Berisha: E mbrojta dinjitetin tim në gjykatë, do të rikthehem në SHBA dhe do të takoj miqtë e mi

Berisha: Disa slogane të opozitës së opozites nuk duhet të errësojnë pamjen madhështore të protestës

Berisha falënderon qytetarët për mbështetjen: Treguat guxim këto pesë vite

Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll, banorët heqin gardhin dhe telat me gjemba

Pas rrethimit të truallit me tela me gjemba, banorët e Rrjollit dalin sërish në protestë

“Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!

Prapaskenat e tensioneve në shesh, djali i Paulin Sterkajt fyeu influenceren dhe protestuesit

Rama për protestën: Nuk është fjala për flamingot, por për Donald Trump

“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/ Rama: Shqipëria e 2030 do jetë në BE

“Ky është investimi i madh që i ka ardhur Shqipërisë”/ Rama: Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme...

Rama për projektin në Zvërnec: Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë

Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!

Rama: Nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve, por interesta e Shqipërisë

Rama: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur sa disa prej jush

Patronazhistët provokojnë protestuesit, tensione në shesh

Rama: Krenohem se i kam dhënë PS-së pa kursim gjithçka që kërkohet nga një lider

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje”/ Rama: Shqipëria është amanet i shenjtë në zemrën time

Rama: Kemi çuar në 25% territorin e zonave të mbrojtura

Rama: 90 për qind e pemëve i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu

Rama në 35-vjetorin e PS: Rrjetet sociale po keqinformojnë

Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Paraqitet në SPAK, Kryetari Bashkisë së Kolonjës Erion Isai

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara

Berisha: SHBA hoqi sanksionet për mua dhe familjen time, vendimi është marrë në interes të Amerikës

"Mos vendos flamingon në bluzë por..."/ Berisha: Dënoj provokimet e Ramës ndaj protestuesve

Berisha: Ndërkombëtarët të mbështesin fuqishëm protestën qytetare

Berisha: PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, ftoj çdo demokrat që t’i bashkohet

Megaoperacioni i SPAK, Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”

Tentohet të vidhet një Exchange në Tiranë/ Vihet në pranga autori, ishte i pajisur me një pistoletë

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Tubim madhështor! Qytetarët nuk ndalin marshimin, shkojnë drejt Astirit

Dita e 12 e protestës/ Qytetarët vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës

Mijëra qytetarë vijonë mashimin e tyre kilometrik, përsërisin kërkesën e tyre: Rama jep dorëheqje!

“Bashkohuni me ne”/ Protestuesit thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja!

Tubimi historik në Tiranë!/ Protestuesi: Populli ju ka shpallur non-grata!

Turisti amerikan i bashkohet protestës: Ne nuk jemi të frikësuar, mos ndaloni!

Ish-efektivi: E gjithë Vlora do të vij në Tiranë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend