“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/Rama: Shqipëria e 2030 do jetë...
Aktualitet
“Po me qenë toka jote?”/ Banorët e Rrjollit shembin rrethimin rrethues, debat me policët: Jemi bijtë e këtij populli, zbatoni ligjin njësoj për të gjitha palë!
Debati është zhvilluar ndërsa banorët po tentonin të shembnin murin rrethues.
13 Qershor 2026, 15:13Nga E.d
Pamje
RRJOLL- Një debat mes banorëve të Rrjollit të cilët kanë dalë në protestë ditën e sotme dhe policisë është zhvilluar pak minuta më parë. Debati është zhvilluar ndërsa banorët po tentonin të shembnin murin rrethues.
Njëri prej banorëve i është drejtuar policit duke i thënë se duhet ta zbatojnë ligjin njësoj për të gjitha palët, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur se policët kanë qenë shumë korrekt në punën e tyre.
Banori:Po me qenë toka jote? Jemi bijtë e këtij populli.
Efektivi: Policët kanë qenë shumë korrekt.
Banori: Jo të tanë. Ka qenë një polic që ia ka kthyer duart si me pas vrarë dikënd. Nuk iu vë faj. Por ju duhet e bërë ndonjëherë ligjin. Nëse ma mbron ligjin në të dy anët të jap dorën. Po ti ligjin vetëm te unë, jo te ai.
Protestuesit pretendojnë se biznesmeni Bashkim Ulaj u ka rrëmbyer tokat, për të cilat janë ende në procese gjyqësore. Ata thonë se kërkojnë të drejtën e tyre, ndërsa duke iu bashkuar refrenit të protestave në Tiranë, në kor bënë thirrje “Rama në burg, Berisha në Burg” dhe “Edi Rama jepe dorëheqjen”./Dosja.al