LIVE UPDATES
Editorial

Pse po rritet protesta?

Aty sheh të rinj, familjarë me fëmijë, artistë, intelektualë, sipërmarrës, pensionistë dhe qytetarë pa asnjë petk partiak.

8 Qershor 2026, 19:38 Nga Lutfi Dervishi
Pse po rritet protesta?
Lutfi Dervishi

Protesta ka hyrë në ditën e saj të tetë, por ka plot njerëz që po i mundon e njëjta pyetje: kush qëndron pas saj? Analistë, politikanë dhe komentues në rrjetet sociale po garojnë ethshëm për të gjetur organizatorët. Në listën e dyshimeve gjen nga "armiqtë e jashtëm" tradicionalë (grekët, serbët, iranianët) e deri tek formula e gatshme e "tradhtarëve vendas" që nuk ia duan të mirën Shqipërisë. Ndërsa vëmendja është përqendruar e gjitha tek prapaskena, po lihet në hije pyetja thelbësore: kush ka dalë në shesh dhe pse?

Pamja e bulebardit është e pazakontë. Aty sheh të rinj, familjarë me fëmijë, artistë, intelektualë, sipërmarrës, pensionistë dhe qytetarë pa asnjë petk partiak. Kjo protestë nuk po tkurret me kalimin e ditëve; përkundrazi, po rritet. Ka më shumë pjesëmarrës, më shumë energji dhe një kreativitet që nuk është parë prej kohësh. Nuk është rastësi që shumë prej tyre e kanë pagëzuar si “protesta e bukur”.

Në sipërfaqe, shkaku është i qartë: ngjarjet në Zvërnec, rrethimi me tela me gjemba, dhuna ndaj qytetarëve dhe ndjesia e frikshme e përballjes me një “shtet brenda shtetit”. Por nuk mund të lidhet gjithë pylli me një litar. Një revoltë mund të nisë nga një incident i vetëm, por vështirë se zgjerohet dhe mbijeton për tetë ditë me radhë vetëm prej tij.

Në shesh ka shpërthyer një masë kritike pakënaqësish të grumbulluara ndër vite. Janë qytetarët që përplasen çdo ditë me dështimet në shëndetësi, arsim, administratë dhe me banalitetin e debatit politik/publik. Janë njerëzit që ndihen të papërfaqësuar dhe që ndiejnë fyerje inteligjence kur shohin se kush flet e vendos për ta në Kuvend, qeveri apo media.

Kësaj i shtohet edhe dimensioni ekonomik që nuk mund të injorohet: rritja stratosferike e kostos së jetesës, pamundësia për të siguruar një shtëpi dhe ndjesia se hapësirat për të ndërtuar të ardhmen këtu po mbyllen. Zvërneci ishte thjesht shkëndija; lënda djegëse ishte aty, e tharë prej kohësh. Një tregues interesant është se vala e revoltës i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë. Tubimet solidare në qytetet europiane dhe deri në Shtetet e Bashkuara nuk shpjegohen thjesht me nostalgjinë apo lidhjen emocionale të emigrantëve me atdheun. Shumë prej tyre u larguan pikërisht nga këto plagë që sot po denoncohen në shesh. Për diasporën, ky reagim është një lloj pakti solidariteti me ata që mbetën, dhe një refuzim i prerë ndaj një modeli qeverisës që prodhon vetëm eksod.

Jehona që dëgjohet mijëra kilometra larg tregon se kjo lëvizje ka prekur një nerv shumë më të thellë sesa Zverneci. Prandaj, pyetja “kush e organizon protestën?” duket gjithnjë e më pak e rëndësishme. Kur një protestë jo vetëm mbijeton, por rritet dita pas dite, shpjegimi nuk gjendet tek teoritë e konspiracionit, por tek realiteti. Përgjigjja është në shesh, në sytë e njerëzve që janë lodhur duke pritur, duke u dëgjuar pa u dëgjuar dhe duke u përfaqësuar pa u përfaqësuar. Në fund të fundit, organizatori më i madh i kësaj proteste nuk duhet kërkuar as te armiqtë, as te partitë, as te grupet e interesit, as te sharlatanë protestash, por te pakënaqësia e grumbulluar prej vitesh nga litari që tërhiqet dhe zullumi që trashet.

lutfi dervishi

Sondazh

Poll
Editorial 7 Qershor 2026, 09:21 Meri Lika

PROTESTUESI ZERO

Politika e të gjitha krahëve është duke kërkuar dëshpërimisht "protestuesin zero". Po, pikërisht atë, njësoj...

Editorial 3 Qershor 2026, 13:44 Mirko Mecaj

Pse protestojnë shqiptarët

Shqipëria po hyn në një fazë ku konflikti politik po transformohet në konflikt mbi aksesin te prona dhe kapitali. Për afro 15 vj...

Editorial 1 Qershor 2026, 21:14 Irena Beqiraj

Ti vetëm ik!

Ik sot, po munde, se mund të mbrohemi nga të huajt më lehtë sesa ç’mund të mbrohemi nga budallallëku funksional q&e...

Editorial 24 Maj 2026, 14:23 Meri Lika

DOKTORI FITOI!

Le ta themi hapur: Sali Berisha fitoi!Ai e tregoi se është bërë nga brumi i atyre që nuk dorëzohen.Ndërsa të tjerë...

Editorial 23 Maj 2026, 18:30 Xheni Karaj

Sot nuk po marshojmë vetëm për krenari

Sot nuk po marshojmë vetëm për krenari.Po marshojmë për mbijetesë.Po marshojmë në një kohë kur politika shqi...

Dita e 9 e protestës/ Qytetarët zbresin në sheshin “Skënderbej”, nis grumbullimi i tyre

Dita e 9 e protestës/ Qytetarët zbresin në sheshin “Skënderbej”, nis grumbullimi i tyre

Moti i keq dhe reshje intensive në Maliq/ Masa dheu dhe gurësh shkëputen nga mali

Vrasja e 27-vjeçarit në Kamëz, Drejtori i Policisë Tiranë: Kontrollet nga forcat RENEA

Vrasja e 26-vjeçarit në Kamëz, pamjet nga vendi i ngjarjes

Gogu prezanton projektligjin për amnistinë: 380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm

Qytetarët bllokojnë të gjitha akset kryesore të Tiranës, ndalen te Parlamenti: Rama jep dorëheqjen

“Nga kryetar bashkie, e kryeministër s’e bërë dot”/ Qytetari: Të hedhim poshtë sistemin, PS e PD!

“Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës”, Fatos Lubonja në protestë: Ta pastrojmë Atdheun nga ‘tumori’

Turistët në Gjirokastër i japin zë protestës, cohen nga kafja, bashkohen dhe filmojnë

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Të rinjtë i “vënë flakën” gomones, simbol i emigracionit

“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralistët...

“PS shpëtimtare, jo tradhtare e Shqipërisë”, Rama: Kur morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte

Rama për protestuesit: Kush do e përfaqësojë Shqipërinë në BE nëse ne ikim

Rama: Shqipëria nuk është e shqiptarit, por e Zotit dhe mikut!

“Të kthejmë potencialin natyror në motor ekonomie”, Rama: Protesta, një çorodi!

Rama: Kemi mundësinë që ta ngremë Shqipërinë dhe ta vendosim atje ku e donin rilindasit

“Ule atë parullën”/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

"Të kishte vdekur edhe djali im”, flet nëna e Violand Braçellarit: Policia qëlloi e para...

Shkeli perimetrin e sigurisë, gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi i mjetit lundrues në Borsh

"Rama në burg, Berisha në Burg"/ Shqiptarët sërish në protestë para Ambasadës në Londër

Thirrje kundër Kryeministrit para Komisionit Europian: Rama në burg!

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Voton Kurti: Sot vendosin ata që votojnë, ushtroni të drejtën tuaj

Rama: Takimi me kancelarin gjerman ishte provë që vlerësimi për Shqipërinë është maksimal

Rama: 10 vite më parë në zonat e mbrojtura kërciste gjuetia e paligjshme

Rama: Nuk e kanë me mjedisin dhe me zogjtë e Shqipërisë, e kanë secili për agjendën e vet

Rama shpërthen ndaj protestuesve: Dalin delirantë dhe influencera që fitojnë paratë e dynjasë

Rama për takimin me banorët e Zvërnecit:Takova njerëz që u fyen dhe u masakruan nga flamingot online

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi prekës i protestuesit që po lufton me kancerin

"Rrjolli nuk hesht"/ Valë revolte ndaj qeverisë edhe në Shkodër: Revolucion!

"Na pyesin kush e organizon protestën..."/ Qytetarja: Protestën e organizuan ata që na vodhën

"Poshtë qeveria"/ Protestuesit i bëjnë thirrje kryeministrit Rama: Jep dorëheqjen

Protesta e diasporës kundër projektit në Zvërnec/ Vjena i bashkohet revoltës kundër qeverisë Rama

Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë

Berisha: Qeveria jonë nuk kishte asnjë përjashtim për taksat, përveç investimeve në zonat malore

Berisha: Komisioni i Sigurisë në Kuvend do hetojë vrasjen në krye të detyrës të policit në Korçë

Berisha: Sistemi që instaloi pas mbylljes së TikTok-ut për të survejuar internetin

Berisha: Rama po grabit kanionin e Gjipesë, po përdor Ardit Bidon për të falsifikuar dokumentet

Protestuesit njëzëri "Rama në burg, Berisha në burg"/ Berisha iu përgjigjet: Jeni vegël e qeverisë

Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dalshin prej burgu!

Ministri i Turizmit Blendi Gonxhe zbret në Pogradec me avion uji

"S’ka dialog, po na marrin pronat"/ Qytetarët protestë në Zvërnec

"Në 2030 jemi në BE"/ Rama: Më tregojnë mua këto honxhobonxho investimet strategjike

"Thirrja “Shqipëria e shqiptarëve” rraciste"/ Rama: Nëse do shisnim Shqipërinë

35-vjetori i PS në Vlorë, Rama: Investimi është bekim jo vetëm i Vlorës, por i gjithë Shqipërisë

Protestuesit marshojnë rrugëve pas protestës para kryeministrisë, godasin me shishe ekranin

Rama për gazetarin italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit

“Po kur thonë 5 kushte”/ Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do i bëj të tjerat?

E reja bën thirrje kundër Ramës, punonjësit e sigurisë e largojnë me forcë

"Anulo projektin"/E reja shtatzënë në protestë:Jam këtu për vajzën time dhe të ardhmen ne Shqipërisë

Protestuesi shpërthen para kryeministrisë: Berisha dhe Rama të hapin veshët dhe të dëgjojnë