13 Qershor 2026, 09:56
Nga E. D

TIRANË- SPAK ka kryer dje një operacion të gjerë kundër një grupi të strukturuar kriminal, të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike, ku paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal pastroheshin nga disa biznesmenë, përfshirë Artur Shehun, i cili zotëron një pjesë të konsiderueshme të tokave në Zvërnec. Në kuadër të operacionit u lëshuan 20 masa sigurie, 15 ‘arrest me burg’ e 5 ‘arrest në shtëpi’.
Në dosjen e siguruar nga Dosja.al, SPAK ka dokumentuar se vendi i takimeve mes personave të hetuar ishte në Aruba dhe Spanjë. Sipas dosjes hetimore, Artur Shehu, Adrian Rama, Elton Memeti kanë bërë veprime të ndryshme për të zhvilluar prona dhe për të siguruar leje ndërtimi. Megjithatë përpjekjet për leje ndërtimi janë penguar nga sekuestrimi i një pjese të pronës dhe probleme me kontratat e mëparshme.
Në një pjesë tjetër të dosjes thuhet se personat nën hetim kanë zhvilluar takime jashtë vendit dhe kanë pasur komunikime për kontakte me funksionarë të lartë shtetërorë, pa u përmendur emra apo detaje konkrete.
PJESË NGA DOSJA HETIMORE:
Nga tërësia e veprimeve noteriale dhe komunikime të kryera rezulton se, personat nën hetim Artur Shehu, Adrian Rama, Elton Memeti janë përfshirë në kryerje të veprimeve fillimisht për të zhvilluar pronën, më pas në veprime juridike të maskuara me dhurim me qëllim që me lidhjet e tyre të mund të nxirrnin leje ndërtimi. Për këtë fakt, rezultuar të dhënave të dërguara nga autoritetet spanjolle dhe ato belge, personat nën hetim kanë kryer edhe takime me njëri-tjetrin jashtë shtetit në Spanjë dhe në Aruba, ndërsa ata kanë komunikuar edhe në lidhje me takime me funksionarë të lartë shtetërore.
Nxjerrja e lejes së ndërtimit duket se është penguar nga sekuestrimi që është bërë për pjesën ideale që subjekti Denis Matoshi kishte përftuar me anë të dhurimit, kërkesë e cila ishte dërguar për konfiskim, si dhe fakti që nuk është arrituar të revokohej kontrata e lidhur më parë, si dhe pavarësisht këtyre fakteve, grupi kriminal nëpërmjet personit nën hetim Adrian Rama ndjekin veprimet e kryera edhe në kuadër të ndërtimit të Shkollës së Biçikletave dhe sipas komunikimeve që ai kryen ai për zhvillimin e saj është në pritje të planeve të zhvillimit.
Sa më sipër personat nën hetim rezulton të jenë përfshirë në veprime që konsistojnë në fshehjen e natyrës së vërtetë të veprimit, për të shmangur justifikimin e burimit të ligjshëm të të ardhurave për shkak të vlerës që ka kjo sipërtoke toke, nisur nga pozicioni i saj gjeografik dhe zhvillimit të zonës; - transferimin e pasurisë tek disa persona (veprime të njëpasnjëshme) me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme, përfituar nga të ardhura të rrjedhura nga aktiviteti kriminal;
- si dhe në fshehjen e transferimit të pasurisë tek persona pa probleme, por që janë të lidhur me persona që kryejnë aktivitet kriminal, fakte të cilat tregojnë se këto pasuri zotërohen nga vetë personat nën hetim, por veprimet janë kryer për fshehur lidhjen e tyre me tokën apo zhvillimin e saj.
Aktualisht në lidhje me këtë prone nuk janë përftuar të dhëna nëse për tokën janë kryer veprime të tjera për zhvillim të saj, marrë parasysh edhe karakterin sekret të hetimeve, hetim i zhvilluar pa kryer hetime të hapura./Dosja.al
spak artur shehu zvërnec adrian rama elton memeti
Aktualitet
13 Qershor 2026, 09:50
E. D
pamjet
VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona për armëmbajtje pa leje dhe shitje të kokainës e kanabisit. Bëhe...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 08:37
E. D
TIRANË- Protesta hyri në javën e dytë. Mes thirrjeve "Shqipëria nuk është për t'u shitur" dhe "Rama, jep dorë...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 08:31
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ishulli ekzotik i Arubës në Karaibe, me plazhe me rërë të bardhë dhe resorte luksoze, mikpriti n...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 08:29
E. D
Të ardhurat e realizuara nga honorarët e shërbimeve të auditimit ligjor arritën në gati 17 milionë euro në vitin 2025....
Aktualitet
13 Qershor 2026, 08:11
E. D
foto ilustruese
KORÇË- Një 29-vjeçar është paraqitur mbrëmjen e kaluar në urgjencën e spitalit të Kor...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 07:18
E. D
foto ilustruese
Përfytyroni skenën, diku në vitet 2030. Dhjetëra liderë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian mb...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 07:16
E. D
foto ilustruese
“Nuk ka asnjë shenjë në të dhëna që IA po i kushton dikujt vendin e punës tani për tani&rdquo...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 07:12
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashi...
Aktualitet
12 Qershor 2026, 22:20
E.d
Pamje
TIRANË- Protestuesit janë zhvendosur në sheshin Italia, ku pak orë më parë u mbaj antimitingu i kryeministrit Edi ...
Aktualitet
12 Qershor 2026, 21:59
D.S
Pamje nga protesta
TIRANË- Marshimi i revoltës qytetare po vijon ku qindra qytetarë kanë mbushur kryqëzimin kryesor t&e...