13 Qershor 2026, 14:42
Nga E. D

TIRANË- Ky është automjeti tip "Porsche" i sekuestruar nga policia e Tiranës, me të cilën dyshohet se ka lëvizur Armand Shakaj, i shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka vrarë dhe ka groposur trupi e mikut të tij Eglant Koçi. Dyshimet e grupit hetimor se 34-vjeçari mund të jetë vrarë janë përforcuar, pasi brenda automjetit të Shakajt janë gjetur vegla pune, mes tyre edhe lopata me mbetje balte.
Ky detaj ka forcuar dyshimet se trupi i Koçi mund të jetë fshehur në një zonë të izoluar, ndërsa kërkimet vijojnë prej ditësh. Pak më herët në një konferencë për mediat, drejtori i Policisë së Tiranës Oliger Torba tha se kontrollet janë fokusuar kryesisht në Tiranë e Elbasan, në zona malore. Po ashtu në ndihmë të palës shqiptare, janë edhe forca të Kosovës duke kontrolluar me qen.
"Është një ngjarje shumë sensitive, nga ana e jonë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, indicie në lidhje me këtë ngjarje është marrë nga familja e të humburit. Fillimisht komisariati numër 2 ka kryer të gjitha procedurat, më pas duke bërë një analizë të thelluar të ngjarjes, është gjykuar dhe hetimi po ndiqet nga struktura e krimeve të rënda e Drejtorisë së Policisë Tiranës. Nga ana jonë dhe aktualisht që po flasim, është ngritur një strukturë e posaçme që po kërkon në lidhje me trupin e shtetasit Eglant Koçi. Kërkimet janë shtrirë kryesisht në rrethinat e Tiranës, kufirit ndarës mes Elbasanit dhe Tiranës. Aktualisht krahas shërbimeve të Policisë së Shtetit, një ndihmë na ka ardhur edhe një njësi e posaçme nga FSK, po vijon kërkimi, deri tani nuk kemi pasur ndonjë rezultat konkret. Janë kontrolluar shumë zona ku kishim dyshimet tona pas analizave. Kërkimi vijon," tha drejtori i Policisë, Oliger Torba.
Trupi i të riut dyshohet të ketë qëndruar më shumë se 24 orë në makinën e Shakajt derisa me aludimet se mjeti kishte defekt, mori një karrotrec dhe e transportoi deri në zonën e Ibës. Hetuesit dyshojnë se shkak i ngjarjes të rëndë të jetë bërë një debat i ashpër mes dy shokëve të ngushtë për aktivitetin e paligjshëm të kriptovalutave, apo monedhave virtuale.
Ndërsa është duke u hetuar edhe mosshlyerja një shume të konsiderueshme parash. Grupi hetimor ka siguruar të dhëna se i kërkuari Armand Shakaj dyshohet të jepte para me fajde dhe se me ndërmjetësimin e Eglant Koçit një shumë parash mund t’i jetë dhënë persinave të tretë. Kjo shumë, dyshojnë hetuesit të mos jetë shlyer dhe përgjegjës Armand Shakaj mund të bënte shokun e tij të ngushtë, Eglant Koçin.
Si u zhduk Eglant Koçi?
Eglant Koçi është zhdukur më 4 qershor, dhe për herë të fundit është parë në zonën pranë sheshit “Willson” në kryeqytet, teksa po lëvizte me motorin e tij me targa “CT969”. Policia ka arritur gjithashtu të gjejë nga kamerat e sigurisë edhe disa episode të lëvizjes së tij me motor nëpër Tiranë. Koçi rezultonte i punësuar në një mobileri, por policia dyshon se ai ishte i përfshirë në aktivitetin e kriptomonedhave, që është një ndër pistat hetimore mbi të cilat është fokusuar policia. Megjithatë, deri në këtë fazë të hetimeve, fati i 34-vjeçarit mbetet i paqartë, ndërsa policia vijon kërkimet për gjetjen e tij dhe lokalizimin e të dyshuarit kryesor, Armand Shakaj./Dosja.al
eglant koçi
Aktualitet
13 Qershor 2026, 14:04
E. D
SPAK
TIRANË- Dosja hetimore e grupit kriminal të goditur nga SPAK ka zbardhur detaje se si grupi i Luçiano Koçekut dhe A...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 12:31
E. D
pamjet
FIER- Policia ka goditur një skemë kriminale të trafikimit dhe tregtimit të sendeve me vlerë, të dyshuara si t&e...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 12:11
E. D
pamjet
VELIPOJË- Tensione janë regjistruar sërish në zonën e Rrjollit në Velipojë, ku banorët kanë vijua...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 12:07
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Bordi i Transparencës ka caktuar këtë të shtunë çmimet e reja të shitjes së karburan...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 12:03
E. D
ish-polici
VELIPOJË- Një prej protestuesve në Rrjoll dhe një mesazh të fortë lidhur me situatën që ato ndodhen...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 11:44
E. D
pamjet
VELIPOJË- Protesta në Rrjoll kundër ndërtimit të resortit luksoz nga Bashkim Ulaj, është shoqërua...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 11:18
E. D
pamjet
VELIPOJË- Tensione janë regjistruar në protestën e zhvilluar në zonën e Rrjollit në Velipojë, ku banorë...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 11:16
E. D
pamjet
VELIPOJË- Banorët e Rrjollit kanë thirrur sot protestë, pasi kantieri ku Bashkim Ulaj po ndërton resortin, u rrethua ...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 11:06
E. D
pamjet
VELIPOJË- Banorët e Baks-Rrjollit në Velipojë kanë dalë sot në protestë, pas rrethimit të trualli...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 10:42
E. D
Eglant Koçi
TIRANË- Drejtori i Policisë Tiranë, Oliger Torba ka deklaruar se vijojnë ende kërkimet për gjetjen e turp...