10 Qershor 2026, 07:18
Nga Lutfi Dervishi

1. Nisi si protestë lokale në Zvërnec dhe u kthye në një ngjarje kombëtare me jehonë ndërkombëtare.
2. Nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe përfundoi duke tronditur gjithë mjedisin politik dhe mediatik.
3. Nisi për të mbrojtur një lagunë, por po nxjerr në sipërfaqe një oqean pakënaqësish të akumuluara nga arroganca dhe babëzia e pushtetit.
4. Memet, pankartat dhe kreativiteti i protestuesve rezultuan më tërheqëse dhe më therëse se dhjetëra fjalime politike.
5. Është protesta e parë e këtij lloji që ka vazhduar 10 ditë rresht pa ndërprerje. Ka organizim, por nuk ka lider.
6. Në kohën kur Reuters transmetonte live protestën për audiencën globale, disa televizione në Tiranë zgjodhën të transmetonin festimet e 35-vjetorit të PS në Fier.
7. Është protesta e parë ku një meme e shpërndarë në rrjete sociale ka gjasa të ketë bindur më shumë njerëz sesa analizat nëpër studio televizive.
8. Turistët që zakonisht fotografojnë protestat, këtë herë iu bashkuan atyre. Disa morën edhe mikrofonin dhe mbajtën fjalime.
9. Përveç shqiponjës si simbol kombëtar, në status patriotik po ngjitet edhe flamingoja.
10. Për protestën deri tani janë akuzuar tetë agjentura të huaja. (Enver Hoxha në ditën më të keqe akuzonte 4 (CIA, KGB, UDB, ASFALIA)
Insights
6 Qershor 2026, 22:25
Silvana Begaj
Silvana Begaj
Zoti Kryeministër,Ata që dalin sot në shesh, në gjithë Shqipërinë, në çdo qytet dhe në &...
Insights
6 Qershor 2026, 16:21
Çim Peka
Të jemi të qartë: kjo është një protestë kundër Ramës dhe jo kundër Trump. Prej disa javësh, një g...
Insights
4 Qershor 2026, 07:21
Desada Metaj
Desada Metaj
Ajo që nisi si një protestë ambientaliste u kthye shpejt në një valë popullore kundër qeverisë së...
Insights
1 Qershor 2026, 07:45
Çim Peka
Cim Peka
Te gjithe jemi deshmitar kur janarin e ketij viti, i ndodhur ne krizen me te madhe politike per shkak te dosjeve Balluku dhe Akshi, Edi Rama ju ng...
Insights
31 Maj 2026, 09:55
Ambrozia Meta
Ambrozia Meta
Dje, papritur, opinioni publik në Shqipëri u zgjua nga gjumi i thellë dhe u kujtua se në këtë vend po shkat&eum...
Insights
30 Maj 2026, 16:33
Izmir Akulli
Izmir Akulli
Protesta e qytetarëve dhe banorëve të Vlorës ditën e sotme në Zvërnec nisi me pamjet më tronditë...
Insights
22 Maj 2026, 10:56
Jona Dividi
Vila 31
Artistët dhe krijuesit në Shqipëri, prej vitesh flasin për mungesën e galerive, studiove, rezidencave artistike dhe politi...
Insights
21 Maj 2026, 20:48
Altin Hazizaj
Dymbëdhjetë vite më parë, në një 17 Maj të ftohtë dhe nën një shi të rrëmbyeshëm, diçk...
Insights
20 Maj 2026, 14:01
Agim Nesho
Ministri Hoxha më përpara duhet të jepte dorëheqjen, sesa të largonte Ambasadorin Meidani që u prononcua për një c&eum...
Insights
14 Maj 2026, 09:05
Jetmira Sula
Jetmira Sula
Një reflektim nga përvoja në drejtimin e burgut të grave mbi drejtësinë, përgjegjësinë dhe nevoj&...