"Duhet me shku në Zvërnec me pa ato pronat"/ Adrian Rama dhe Artur Shehu takime në Stamboll në 2020: Vila po më thot&eu...
Ekonomi
Zhvlerësimi i lekut/ Vala e inflacionit prek Shqipërinë! Pritet ndërhyrja e Bankës Qendrore
16 Mars 2022, 20:07Nga DOSJA
Pas pandemisë së Covid-it, duket se po afron një pandemi tjetër: ajo e rritjes së çmimeve. Shpresa për një ringritje ekonomike globale, pas përfundimit të pandemisë, duket se janë frenuar nga një vale inflacioni në rritje, që nisi nga Shtetet e Bashkuara.
Kërkesa e lartë për mallra pas pandemisë, mungesa e ofertës në treg dhe së fundmi lufta në Ukrainë ka bërë që çmimet e lëndëve të para në tregje, nga ato energjetike deri tek ndërtimi të rriten në mënyrë stratosferike. Edhe në Shqipëri, prej tre muajsh inflacioni është nën vëzhgimin e Bankës së Shqipërisë. Ekonomistët presin që banka së shpejti të rrisë normat e interesit:
“Duket se kjo rritje çmimesh është strukturore. Banka e Shqipërisë duhet të rrisë normat e interesit, siç kanë bërë edhe shumë banka të tjera qendrore”.
Por, cilat do jenë ndikimet e para tek qytetarët nëse normat e interesit rriten?
“Leku do të vlerësohet më shumë dhe sigurisht do të ketë ndikim tek mosrritja e çmimeve, kreditë, tek depozitat bankare, investimet dhe me radhë”.
Sipas profesorit Civici çmimet do vijojnë të larta edhe për disa muaj:
“Duke parë edhe si po ecin çmimet e lëndëve të para mendoj se presioni inflacionist në Shqipëri do vijojë të jetë i fortë edhe për një periudhë disa mujore”.
Banka Qendrore e Amerikës pritet të rrisë me 0.25% normat e interesit. Kjo lëvizje vjen në momentin kur inflacioni në Amerikë arriti në nivelin më të lartë në 40 vite, në muajin shkurt, me çmimet e ushqimeve dhe energjisë në nivele rekord. Jerome Powell, guvernator i Bankës Qendrore Amerikane prej muajsh po jepte sinjale në këtë drejtim. Rritja e normave të interesit është një politikë e vështirë ekonomike. Nga njëri krah ajo e bën më të kushtueshme për të marrë para, duke rritur normat e interesit për kartat e kreditit, kreditë konsumatore deri tek ato hipotekore. Por, në një ekonomi të shëndetshme indikatori më me rëndësi është: stabiliteti i çmimeve. Pikërisht kjo është balanca “e artë” që kërkon guvernatori amerikan, çmime të qëndrueshme dhe rritje ekonomike.
Rritja e normave të interesit mund të ulë kërkesën e tepërt nga konsumatorët, në kushtet kur oferta e produkteve dhe zinxhirët e furnizimit janë në një pikë shumë të dobët pas pandemisë.
Kur interesat rriten, ekonomia frenon zhvillimin e saj, por ekonomistët amerikanë po shpresojnë që frenimi të jetë i qëndrueshëm dhe indikatorët kryesorë si punësimi apo rritja ekonomike të mos dëmtohen. Histori ka treguar që kjo lëvizje është e vetmja i shpëton ekonomitë nga normat e larta të inflacionit apo rritjes së çmimeve.
Marrë nga Top Channel
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Viti 2022 nuk duket të jetë një vit i mbarë sa i takon situatës hidrike. Në kaskadën e Drinit rezerva energjetike u pakësua me 48 GWh në vetëm katër ditë duke u...
Ndonëse me ritme më të ulëta, shqiptarët vijojnë të kërkojnë azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian. Të dhënat e fundit të Agjencisë për Azil të Bashkimit...
Në mars çmimet e naftës në vend arritën në nivele rekord të papara ndonjëherë, deri në 260 lekë për litër në datën 9, me një shtrenjtim prej 35% në kraha...
Koronavirusi tek disa pacientë ka lënë gjurmë të përjetshme duke rrezikuar invaliditet të përhershëm për punë. Drejtoresha e Spitalit Universitar “Shefqet...
TIRANË– Rrugët përsjelljen e grurit dhe misrit nga Serbia janë hapur. Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ishte në një vizitë zyrtare në Beograd lidh...
Shqipëria duhet të rrisë produktivitetin e prodhimit bujqësor për shkak se vendi ka sipërfaqen e tokës arë më të ulëtën në Europë sipas evidencave të Bankës Bot...
Numri i llogarive bankare u rrit vitin e kaluar për herë të parë pas katër vitesh radhazi në rënie.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se numri total i ll...