LIVE UPDATES
Ekonomi

Analiza e BIRN: Dizinformim dhe propagandë, lufta e Ramës kundër demokracisë në Shqipëri

16 Mars 2022, 20:15 Nga DOSJA
Analiza e BIRN: Dizinformim dhe propagandë, lufta e Ramës kundër

Kryeministri Edi Rama zgjodhi të përballet me zemërimin popullor të shkaktuar nga rritja e çmimeve duke hedhur në fushëbetejë artilerinë e rëndë të propagandës dhe dizinformimit.

Duke u mbështetur nga një rrjet portalesh – disa anonime dhe disa jo edhe aq anonime, qeveria po përpiqet t’i etiketojë protestuesit që kanë mbushur sheshet si armiq të vendit, shërbëtorë të Putinit apo agjentë të tij. Pjesa më me madhe e këtyrë postimeve të maskuara si lajm janë pa autorë, ndërsa në disa raste firmosen nga ‘gazetarë’ të cilët aktualisht rezultojnë të punësuar në shtet.

Fillimisht ishin portalet pranë qeverisë, të cilat, në mënyrën tipike të dizinformimit hodhën në lëmin e debatit publik mbi luftën Ukrainë fjalët kyçe: Putin, financim, destabilizim, agjenturë, e të tilla, deri sa gjetën një ngjarje që mund ta manipulonin në favor të narrativës së tyre.

Në njërën prej protestave kundër qeverisë, një qytetar doli me një pankartë ku shkruhej: “Sanksionet ishin për ne apo për Rusinë!”. Ky slogan i hapi rrugën një numri artikujsh me tituj: “Parrulla kundër perëndimit në Tiranë, “Shtëpia e Lirisë” kundër sanksioneve ndaj Rusisë”.

Kjo narrativë e pambështetur në fakte u amplifikuar me ‘opinione/komente’ për “interferencat ruse”, në shkrime që gati ngjanin ‘copy-paste’.

Pastaj në lojë na u hodh vetë kryeministri, i cili, e plotësoi kuadrin e një fushate dizininformimi, duke pretenduar se kemi të bëjmë me një komplot. Një i tillë që sipas Ramës, “i shërben Putinit” – një shprehje që mitingashët e tij mediatikë e përkthyen në pyetje: Kush qëndron pas protestave në Shqipëri? Rama zbulon… Ose, akoma më drejtpërdrejtë duke pyetur: A ka lidhje Vladimir Putini…? Nëse i hedhim një sy databazës së pagave, “gazetarët” që ngrenë pyetjen e sinqertë “a ka dorë Vladimir Putin,” rezultojnë se e marrin rrogën në ndonjë zyrë shteti.

Të hënën në darkë, Rama bëri një hap pas duke deklaruar se ai vetë nuk po akuzon protestuesit për spiunë rusë.

“Nuk po diskutoj që këta i kanë nxjerrë në rrugë Putini, por po them si mund të bëhesh vegël edhe e një interesi tjetër,” deklaroi ai.

Po nga buron gjithë kjo narrativë dizinformuese kundër të drejtës Kushtetuese për t’u tubuar paqësisht në Shqipëri?

Edi Rama është dukshëm në siklet, pasi u detyrua ta shpenzojë fundjavën për t’u shfaqur në Facebook dhe televizione, duke iu përgjigjur njerëzve me një përzjerje të arrogancës, pranimit të fajit, sharjeve dhe aludimeve të pambështetura mbi fakte.

Sikletet e tij janë të shumëfishta. Prej gati një jave – kjo nuk është hera e parë, – në të gjithë vendin po mbahen protestesta, ku protestuesit mbajnë parrulla që e akuzojnë qeverinë për korrupsion. Ndryshe nga herë të tjera, këto parrulla e marrin kuptimin nga hendeku që ka krijuar pabarazia dhe rritja e çmimeve në tregun shqiptar – i cili kontrollohet dhe manipulohet nga oligarkët pranë qeverisë.

Rama u përgjigjet akuzave për korrupsion duke thënë se kritikët janë “hajdutë impotentë”, pa shpjeguar se çfarë nënkupton me këtë. Ndërsa rreket t’i përgjigjet realitetit të pabarazisë – e cila në Shqipëri duket se është shkaktuar pjesërisht nga korrupsioni dhe pjesërisht nga të ardhurat e paligjshme të krimit të organizuar, duke shpallur “përgjysmimin të kuotave të karburantit” për zyrtarët e shtetit.

Si një formë subkoshience, ministrja e tij, Belinda Balluku, u dëgjua në një video duke i thënë grosistëve të naftës se ajo ka frikë se mos protestuesit i vënë zjarrin benzinarëve, ndërsa sugjeronte se refuzimi i tyre për të sakrifikuar fitimet në mbrojtje të qeverisë, i bën ata “flamurtarë të revolucionit”. Edhe Rama dukshëm ka frikë se mos revolta e çmimeve kthehet në një shkëndijë për të ndezur “revolucionin” kundër qeverisjes së tij apo elitës qeverisëse. Ai sugjeroi në një rast se ka ditur të reflektojë për “gabimet” e Rilindjes së tij në rast protestash, duke iu referuar banorëve të Kukësit dhe kryengritjes së tyre kundër taksës private në Rrugën e Kombit.

Ndoshta, kur Rama flet për “hajdutë impotentë” po nënkupton një teori që dëgjohet shpesh në korridoret e pushtetit, sipas të cilës populli në thelb është gjithashtu hajdut, por që nuk ka mundësi të vjedhë dhe i sheh me zili dhe smirë liderët e tij. Por rasti i Kukësit na ngre pyetjen nëse kreyministri pret që vendi të digjet edhe një herë para se ai të reflektojë se ka apo jo ndonjë gjë gabim – një standard i ulët dhe ogurzi për Shqipërinë.

Problemet me të cilat përballet Rama sot nuk lidhen me krizën e shkaktuar nga Lufta në Ukrainë, siç lodhet të propagandojë ai dhe portalet që e mbështesin.

Pabarazia e shkaktuar nga korrupsioni dhe fitimet e paligjshme të krimit të organizuar kanë krijuar një ngërç ekonomik dhe social në vend. Korrupsioni është aq masiv, sa pasi qeveria derdhi mbi 600 milionë euro në investime publike, nuk ka ende pothuajse asnjë rrugë të përfunduar. Një keqmenaxhim i tillë vështirë se mund të krijojë rritje ekonomike, e aq më pak, vende pune me mirëqenie dhe paqe sociale.

Shqipëria ka sot taksa të larta mbi karburantet dhe si rrjedhojë çmim të lartë. Ky nuk është çmimi më i lartë në Evropë por ka gjasa që është një nga më të lartit në krahasim me të ardhurat. Çmimi dhe taksat e karburantit nuk mund të jenë thjeshtë një diskutim populist i llojit: “nuk më pëlqen që kushton shtrenjtë”. Në thelb ky është edhe një debat ekonomik.

Një vend turistik, një ekonomi në zhvillim si e jona, ka nevojë për një çmim energjie sa më të lirë në mënyrë që të ketë qarkullim më të lartë ekonomik. Shkaku se pse taksat e karburanteve janë kaq të larta në Shqipëri lidhet me paaftësinë e qeverisë për të mbledhur taksa gjetkë.

Rritja e taksave të karburanteve ka qenë metoda e parapëlqyer e Ramës dhe e qeverisë para tij, për shkakun e thjeshtë se nafta importohet dhe taksat mbi naftën mbahen që të gjitha në doganë. Shqipëria nuk ka barrë të ulët fiskale, por pjesa tjetër e taksave apo sigurimeve shoqërore, kërkojnë ca më shumë punë dhe administratë publike profesionale dhe jo e përbërë nga patronazhistë partie në mënyrë që të funksionojë.

Këto probleme që ai ka krijuar bashkë me paraardhësit e tij në atë pozicion, vështirë se do të kapërcehen me “përgjysmim të kuotës së karburantit” për drejtorët dhe akoma më vështirë që të luftohen me fushata dizinformimi që akuzojnë protestuesit për spiunë rusë.

Në të gjithë kontinentin Evropian, vetëm në Rusinë e Putinit dhe në Shqipërinë e Ramës, protestuesit arrestohen në protesta paqësore, ndërsa grupimet e shoqërisë civile dhe media e pavarur akuzohen për agjentë të huaj.

Protesta që po bëjnë shqiptarët nuk kanë lidhje me luftën në Ukrainë, por rrjedhin nga konflikti midis popullit dhe oligarkisë, një përballje që çdo ditë dhe më shumë po vendos në peshore jo vetëm kontrollin mbi pasuritë publike, por edhe të drejtat Kushtetuese dhe demokratike.

Marrë nga BIRN

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sociale sociale

Sondazh

Poll

“E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më”/ Nëna e Martin Canit: Duam drejtësi

“E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më”/ Nëna e Martin Canit: Duam drejtësi

Qytetarët rreshtojnë atletet para Kryeministrisë, si simbol i largimit të rinisë nga Shqipëria

Banorët e Rrjollit shembin rrethimin rrethues, debat me policët: Jemi bijtë e këtij populli

Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë

Berisha: E mbrojta dinjitetin tim në gjykatë, do të rikthehem në SHBA dhe do të takoj miqtë e mi

Berisha: Disa slogane të opozitës së opozites nuk duhet të errësojnë pamjen madhështore të protestës

Berisha falënderon qytetarët për mbështetjen: Treguat guxim këto pesë vite

Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll, banorët heqin gardhin dhe telat me gjemba

Pas rrethimit të truallit me tela me gjemba, banorët e Rrjollit dalin sërish në protestë

“Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!

Prapaskenat e tensioneve në shesh, djali i Paulin Sterkajt fyeu influenceren dhe protestuesit

Rama për protestën: Nuk është fjala për flamingot, por për Donald Trump

“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/ Rama: Shqipëria e 2030 do jetë në BE

“Ky është investimi i madh që i ka ardhur Shqipërisë”/ Rama: Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme...

Rama për projektin në Zvërnec: Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë

Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!

Rama: Nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve, por interesta e Shqipërisë

Rama: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur sa disa prej jush

Patronazhistët provokojnë protestuesit, tensione në shesh

Rama: Krenohem se i kam dhënë PS-së pa kursim gjithçka që kërkohet nga një lider

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje”/ Rama: Shqipëria është amanet i shenjtë në zemrën time

Rama: Kemi çuar në 25% territorin e zonave të mbrojtura

Rama: 90 për qind e pemëve i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu

Rama në 35-vjetorin e PS: Rrjetet sociale po keqinformojnë

Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Paraqitet në SPAK, Kryetari Bashkisë së Kolonjës Erion Isai

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara

Berisha: SHBA hoqi sanksionet për mua dhe familjen time, vendimi është marrë në interes të Amerikës

"Mos vendos flamingon në bluzë por..."/ Berisha: Dënoj provokimet e Ramës ndaj protestuesve

Berisha: Ndërkombëtarët të mbështesin fuqishëm protestën qytetare

Berisha: PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, ftoj çdo demokrat që t’i bashkohet

Megaoperacioni i SPAK, Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”

Tentohet të vidhet një Exchange në Tiranë/ Vihet në pranga autori, ishte i pajisur me një pistoletë

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Tubim madhështor! Qytetarët nuk ndalin marshimin, shkojnë drejt Astirit

Dita e 12 e protestës/ Qytetarët vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës

Mijëra qytetarë vijonë mashimin e tyre kilometrik, përsërisin kërkesën e tyre: Rama jep dorëheqje!

“Bashkohuni me ne”/ Protestuesit thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja!

Tubimi historik në Tiranë!/ Protestuesi: Populli ju ka shpallur non-grata!

Turisti amerikan i bashkohet protestës: Ne nuk jemi të frikësuar, mos ndaloni!

Ish-efektivi: E gjithë Vlora do të vij në Tiranë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend