13 Qershor 2026, 10:16
Nga E. D
Drogë, Ilir Shtufi dhe Luçiano Koçeku
TIRANË- Detaje nga dosja hetimore e SPAK tregojnë se Luciano Koçeku ka vijuar pastrimin e të ardhurave të përfituara nga trafiku i lëndëve narkotike përmes investimeve në sektorin e ndërtimit, në bashkëpunim me Ilir Shtufin. Sipas dosjes, Shtufi përmendet si “ortaku im”, ndërsa Koçeku dyshohet se ka pasur rol aktiv në financimin e projekteve, përfshirë shuma të mëdha në para cash.
Në dosje del edhe emri i të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej. Sipas dëshmisë së Erion Alibej, njohja mes tyre është bërë përmes Koçekut, i cili ka shërbyer si pikë kontakti. Alibej ka deklaruar se Shtufi ka pasur më herët probleme financiare dhe borxhe të ndryshme, të cilat dyshohet se janë shlyer pas përfshirjes së Koçekut në aktivitetet e ndërtimit.
Ai ka shtuar se Koçeku ka dhënë mbështetje financiare në para cash, duke ndihmuar në mbylljen e borxheve dhe problemeve të tjera financiare të Shtufit, si dhe ka marrë rol të dukshëm në disa prej projekteve ndërtimore. Në dosje thueht se Koçeku është paraqitur si bashkëinvestitor në disa objekte, ndërsa më pas persona të përfshirë në trafikun e narkotikëve kanë investuar gjithashtu në prona të ndërtuara nga Shtufi.
PJESË NGA DOSJA HETIMORE:
Nga hetimet ka rezultuar se personi nën hetim Luciano Koçeku ka vijuar pastrimin e të ardhurave të përftuara nga trafiku i lëndëve narkotike përmes industrisë së ndërtimit duke përdorur personin nën hetim Ilir Shtufi (i njohur më herët në fushën e ndërtimit) të cilit i referohet "ortaku im" dhe se njihet edhe prej lidhjeve të tij në aktivitetin e narkotikëve si "ortaku lokut" , si edhe të mësuar edhe deklarimin e datës 03.04.2026 si person që ka dijeni i shtetasit Erion Alibej, dëshmitar i drrejtësisë, i cili në marrjen në pyetje, ndër të tjera, ka deklaruar se lidhur me personin nën hetim Ilir Shtufi (e njeh si biznesmen, njohje kjo e cila është kryer me pikë kontakti Artur Koçekun pasi Arturi në shumicen e kohës qëndronte me Ilir Shtufin, dhe se për të ka mësuar se ai ishte nje bizesmen i hershëm në fushën e ndërtimit, para se të njihesh me Artur Kocekun, fakt te cilin deklaron se ka dijeni pasi ka qëndruar ne bisedat e tyre të perbashkëta.
Sipas tij Ilir Shtufi në periudhën që ka lidhur shoqeri me Artur Kocekun ka pasur rritje të aktivitetit te tij ekonomik, ku bën me dije se më parë ka pasur borxhe, të cilat i ishin vendosur nga personat të ndryshem (te cilet nuk i mban mend) si edhe ka pasur probleme me shitje te pasurive nga dy here si edhe borxhe per moshlyerje te lendeve të para të ndërtimit (subjekte konkrete për të cilat deklarn se nuk i mban mend), dhe se sipas tij në këtë kohë shtetasi Artur Koceku i është afruar edhe e ka ndihmuar me shuma monetare cash, duke mundur të paguajborxhet e mospagesave të faturave, të mbyllë problemet me drejtesinë për apartamentet/dyqanet që i shiste dy here dhe emri i Arturit të largoj gjobvenesit, fakt të cilin ka deklaruar se e ka mësuar nga diskutimet e shoqerisë së përbashket por edhe ne komunikimet e tij më Arturin.
Në vijim dëshmitari i drejtësisë Erion Alibeaj ka deklaruar se lidhur me lidhjen e Arturit (Luciano Koçeku) me shtetasin Ilir Shtufi në ndërtimet e kryera, ia ka komunikuar edhe personalisht Artur Koçeku se po investonte në ndërtim me të, dhe se në bashkëpunim me të, duke e financuar cash në shume monetare te larta, fakt ka dijeni edhe shoqëria e perbashket, pasi Artur Koçeku sillej si një pronar në objektet qe ndertoheshin nga Ilir Shtufi si edhe per faktin se më vonë këto persona dhe të tjere të përfshire në trafikun e narkotikeve kanë futur lek cash tek Ilir Shtufi në objekte të caktuar te ndërtuara prej tij./Dosja.al
Aktualitet
13 Qershor 2026, 09:56
E. D
TIRANË- SPAK ka kryer dje një operacion të gjerë kundër një grupi të strukturuar kriminal, të dyshuar për tr...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 09:50
E. D
pamjet
VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona për armëmbajtje pa leje dhe shitje të kokainës e kanabisit. Bëhe...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 08:37
E. D
TIRANË- Protesta hyri në javën e dytë. Mes thirrjeve "Shqipëria nuk është për t'u shitur" dhe "Rama, jep dorë...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 08:31
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ishulli ekzotik i Arubës në Karaibe, me plazhe me rërë të bardhë dhe resorte luksoze, mikpriti n...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 08:29
E. D
Të ardhurat e realizuara nga honorarët e shërbimeve të auditimit ligjor arritën në gati 17 milionë euro në vitin 2025....
Aktualitet
13 Qershor 2026, 08:11
E. D
foto ilustruese
KORÇË- Një 29-vjeçar është paraqitur mbrëmjen e kaluar në urgjencën e spitalit të Kor...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 07:18
E. D
foto ilustruese
Përfytyroni skenën, diku në vitet 2030. Dhjetëra liderë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian mb...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 07:16
E. D
foto ilustruese
“Nuk ka asnjë shenjë në të dhëna që IA po i kushton dikujt vendin e punës tani për tani&rdquo...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 07:12
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashi...
Aktualitet
12 Qershor 2026, 22:20
E.d
Pamje
TIRANË- Protestuesit janë zhvendosur në sheshin Italia, ku pak orë më parë u mbaj antimitingu i kryeministrit Edi ...