LIVE UPDATES
Editorial

QEVERIA E KOLLTUKUT

Papritur, në zyrë shfaqet Mustafa Nano, “shkrimtar”, “kritik i mprehtë”, njeri “që kishte lënë gjurmë në letrat shqipe”  të cilit vetëm Adhamudhi ia kishte kaluar.

11 Qershor 2026, 10:04 Nga Meri Lika

QEVERIA E KOLLTUKUT
Ishte një mëngjes i zakonshëm në zyrën e Kryeministrit. Nga ato mëngjeset ku pushteti nuk mendon si të qeverisë, por si të ndajë tepsitë dhe tabakatë e radhës.

Papritur, në zyrë shfaqet Mustafa Nano, “shkrimtar”, “kritik i mprehtë”, njeri “që kishte lënë gjurmë në letrat shqipe”  të cilit vetëm Adhamudhi ia kishte kaluar.

I lodhur nga pesha e rëndë e të qenit "mendimtar" në një vend që nuk e kuptonte, Muçit nuk i bënin më këmbët. Pa e zgjatur, u shemb mbi kolltukun kryeministror.

Jo mitik, jo me modestinë e lypësit, por me syrin e klientit që e di se dyqani i shtetit e ka derën hapur për të.

Dhe lajmëroi hallin e madh me atë çiltërsi që vetëm ata që kanë braktisur dinjitetin e zotërojnë: "Më bëj ambasador, se unë nuk mundem më me këtë popull!"

Kryeministri, që sapo kishte mbaruar qerasjen e radhës, e dëgjoi me vëmendje kirurgjikale. Ai e kuptonte shkëlqyeshëm atë lloj halli. Ky është po ai Muç që në vitin e largët 2013, bënte thirrjen e madhe ideologjike: Të mblidhen gjithë qelbësirat bashkë, mjafton të rrëzojmë Berishën! Dhe profecia e tij u plotësua pikë për pikë. U mblodhën. U bënë bashkë të gjithë: nga bota e krimit te korrupsioni me jaka të bardha, nga rruga te zyrat e larta. Sot, ato "qelbësirat" e premtuara nuk janë më nëpër skutat e errëta të rrugëve; sot krimi dhe banditët janë ulur këmbëkryq direkt në karriget e pushtetit, duke na shitur moral dhe ligjshmëri.

E meqë misioni u krye dhe Shqipëria u mbush me këtë lloj "parije", ideologu i qelbësirave u lodh. Tani që krimi sundon, ai thjesht kërkoi shpërblimin: ai do Zvicrën në tabaka. Gjithçka u mbyll aty për aty, pa konkurs, pa meritë, pa asnjë kriter tjetër përveç rehatisë së kolltukut, ashtu siç është mbyllur çdo pazar në këto 13 vjet.

Ky nuk është thjesht një episod; ky është Sistemi. Në Shqipërinë e qeverisur prej më shumë se një dekade nga e njëjta dorë, diplomacia dhe postet nuk kalojnë nga dija, por nga qoka. Ç’duhen gjuhët e huaja, masterat apo karriera në Ministrinë e Jashtme?

Mjafton të jesh i duhuri, në momentin e duhur, dhe ajo që ka më shumë rëndëi të dish të shtrihesh në kolltukun e duhur.

Por ndërsa ata emërojnë deputetë të paditur, ministra mediokër, diplomatë që nuk dinë se çfarë është Ministria e Jashtme, sheshet e Shqipërisë po ziejnë.

Prej 11 ditësh, populli ka dalë në rrugë me këmbët në asfalt dhe me zërin në kupë të qiellit. Sheshet janë mbushur me njerëz të thjeshtë: studentë, prindër dhe qytetarë që e shohin se ky sistem është i kalbur deri në palcë.

E përballë tyre një kryeministër që përdridhet. I zënë ngushtë nga rrethimi i shesheve, ai ka nisur të aplikojë skenarin më të vjetër dhe më të dëshpëruar të historisë: antimitingjet.

Njësoj si në grahmat e fundit të vitit 1990, kur regjimi nxirrte nëpër rrethe "Vullnetarët e Enverit" për të treguar se "populli është me partinë", sot Edi Rama merr autobuzët, detyron administratën e tmerruar, pastrueset, mësuesit e mjekët, dhe i zbret nëpër rrugë si skllevër të epokës dixhitale.

Këto shfaqje groteske nëpër rrethe janë pasqyra e vërtetë e frikës së tij. Sa më shumë ziejnë sheshet e vërteta të Tiranës, aq më shumë shtohen përdredhjet e tij skenike nëpër antimitingje të montuara me regji qendrore. Por historia ka treguar se "vullnetarët" e mbledhur me listë prezence dhe me kërcënime për bukën e gojës nuk e shpëtojnë dot një kolltuk që ka filluar të lëkundet.

Dhe ka të drejtë të ketë frikë. Këto protesta nuk mbetën vetëm në Tiranë. Ato çanë censurën dhe mbushën ekranet e botës. Nga Brukseli në Berlin, nga Roma në Nju Jork, bota po sheh një popull që po zgjohet, ndërsa diaspora shqiptare po ngrihet në këmbë për të treguar se ky nuk është më një problem lokal që mund të shuhet me ndonjë video propagande në Facebook.

Kjo qeveri e korruptuar duhet ta kuptojë një të vërtetë të thjeshtë: përdredhjet skenike dhe autobusët e antimitingjeve nuk e ndalin dot rënien. Mund të emërosh ambasadorë me një të rënë të lapsit mbi kolltuk. Mund të mbushësh sheshet e tua artificiale me "vullnetarë" të detyruar. Por nuk mund të ndalësh dot marshimin e një populli kur dhimbja dhe varfëria e kanë mundur frikën.

Shqipëria nuk po kërkon më shfaqje me regji. Po kërkon llogari dhe e do tani. Me këmbë në rrugë dhe me sytë e botës mbi krye. Dhe këtë herë, zoti Kryeministër, as skenografia e "vullnetarëve" të tu nuk të bën dot derman!

Sondazh

Poll
Editorial 7 Qershor 2026, 09:21 Meri Lika

PROTESTUESI ZERO

Politika e të gjitha krahëve është duke kërkuar dëshpërimisht "protestuesin zero". Po, pikërisht atë, njësoj...

Editorial 3 Qershor 2026, 13:44 Mirko Mecaj

Pse protestojnë shqiptarët

Shqipëria po hyn në një fazë ku konflikti politik po transformohet në konflikt mbi aksesin te prona dhe kapitali. Për afro 15 vj...

Editorial 1 Qershor 2026, 21:14 Irena Beqiraj

Ti vetëm ik!

Ik sot, po munde, se mund të mbrohemi nga të huajt më lehtë sesa ç’mund të mbrohemi nga budallallëku funksional q&e...

Editorial 24 Maj 2026, 14:23 Meri Lika

DOKTORI FITOI!

Le ta themi hapur: Sali Berisha fitoi!Ai e tregoi se është bërë nga brumi i atyre që nuk dorëzohen.Ndërsa të tjerë...

Editorial 23 Maj 2026, 18:30 Xheni Karaj

Sot nuk po marshojmë vetëm për krenari

Sot nuk po marshojmë vetëm për krenari.Po marshojmë për mbijetesë.Po marshojmë në një kohë kur politika shqi...

Zhupa thirrje deputetëve: Dëgjojini protestuesit, mos lexoni numra me syze miopi

Zhupa thirrje deputetëve: Dëgjojini protestuesit, mos lexoni numra me syze miopi

Berishës i heqin 'non gratën' nga SHBA? Pritet me duartrokitje në Kuvend: Unë erdha, bëhuni gati

Balla tall deputetët demokratë: Jeni pro apo kundër ju, investimi do të bëhet

Qytetari: Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e tradhtarëve

Gazetari: Ky revolucion është për fëmijët tanë, nuk mund të na mashtrojnë gjithë jetën

Revoltohet protestuesja: Kur luftonim për mbijetesë nëpër kamionë, na etiketonin si kriminelë

Protestuesit dhe grupi i Sali Lushës, shtyjnë njëri-tjetrin, por ndalen shpejt

Protestës i bashkohen ish-truproja i Berishës, Sali Lushaj dhe i biri, reperi Stresi

Stresi shkon në protestë me grupin e tij, përplaset me protestuesit pasi bënte tifo për PD-në

Dita e 11-të e protestës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama i sulmoi, reagojnë influencerat: Kemi një pije të re, quhet Ramingo ik

Mijëra protestues mbushin sheshin “Skënderbej”: Duam shtet, jo pushtet!

Aksident në Vlorë/ Motori u përplas me makinën, plagoset drejtuesi i motorit

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Plloçë, makina përplaset me trafik-ndarësen, plagoset një person

Berisha: Ligji për zonat e mbrojtura i Ramës i heq shtetit përgjegjësinë për mbrojtjen e pasurisë

Berisha: Çdo demokrat dhe demokrate duhet të mbështesë protestën

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

Zhdukja e Eglant Koçit/Momenti kur Armand Shakaj mori motorin për ta fshehur, më pas u kthye në këmb

Mosrespektimi i flamurit të Izraelit/ Ambasadorja Galit Peleg: Nuk dëmtojnë Izraelin, por Shqipërinë

Plagosja me armë zjarri në Lezhë, dalin PAMJET nga vendngjarja

Rama nga Fieri: Vlonjatët nuk i bien gjatë, duan investime të mëdha

"Do sjellim në Fier një universitet mjekësie!"/ Rama-protestuesve: Atyre të rinjve të bulevardit...

Rama për protestën: Ambientalistët pseudo ia hodhën në kurriz edhe PS-së

Protestuesi: Pas shitjes së Shën Naumit, Edi Rama guxon të shesë Sazanin

“Nga Londra në New York, sheshet janë mbushur me shqiptarë”/ Protestuesi: Qeveria më e korruptuar

Aktivisti: Po organizohen avionë ‘charter’ nga Anglia me 450 shqiptarë, për t’iu bashkuar protestës

Dita e dhjetë e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Dita e 10 protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Edi Rama dorëhiqu

Rrjolli rrethohet me tela me gjemba, banorët thërrasin protestë të shtunën

Rama: Me BE-në po punojmë për një ligj të ri për investimet

“Irani u hodh menjëherë në këtë histori”/ Rama: Kompania investuese në Zvërnec është një...

“Sazani është tokë publike”/ Rama: Nuk kanë kërkuar ta blejnë ishullin, por as nuk do e shisnim

Rama për protestat: Çështjet e temave mjedisore janë kryesore për aktorët dashakeqë

Rama në bashkëbisedimin me gazetarët e huaj: Faktet janë të mërzitshme, gënjeshtrat joshëse

Rama për projektin në Zvërnec: Kur projekti të vijë do e bëjmë publik me krenari

Rama debaton me gazetaren e huaj: Nuk më intereson çfarë keni dëgjuar në rrugë, po flisni me mua

Gazetarja i kërkon kryeministrit një autograf: Sigurohu që bashkëshorti ta kuptojë, duket e dyshimtë

“Më thonin që jam i Soros, ndërsa tani me Kushner”, Rama: Shqiptarët më kanë zgjedhur...

Rama: Na duhet të gjejmë mënyra për t’u siguruar që natyra dhe zhvillimi të bashkëjetojnë

Rama: Flamingot u kthyen pas moratoriumit! Askush nuk mund të më japë leksione për mjedisin!

“Projekti është diçka për të cilën po punohet, nuk është anuluar”/Rama përplaset me gazetaren romune

“Zvërneci dhe ishulli dy projekte të ndryshme”, Rama: Ka një kompani e shprehje interesi

KE paralajmëron qeverinë për Zvërnecin: Shmangni veprimet që cenojnë zonat e mbrojtura

Projekti në Zvërnec, Rama me gazetarët e huaj: E di shumë mirë shijen e gjakut kur protestat...

E frikshme! Gjarpëri i "zë derën" e biznesit qytetarit në Bulqizë

Rama: Mbi 60% e nxënësve që mbarojnë arsimin profesional punësohen menjëherë

Rama: Gënjeshtër që investitorët sjellin punëtorë të huaj me paga të ulëta!

Rama: Pagat në bregdetin shqiptar nuk janë më të ulëta se në Greqi e Kroaci

Rama kapet sërish me influenceret: Punojnë në instagram

Berisha për mediat: Shqipëria në krizë, zgjedhjet janë kthyer në farsë, nevojitet qeveri kujdestare