LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

 Dita e 14 e protestës shoqërohet me pjesëmarrje masive nga diaspora/ Mijëra qytetarë mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

• Mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, për të 14-tën ditë rradhazi të revoltës së tyre. • Pas oraganizimit të tyre ata priten të nisin marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. • Protesta ka thyer rekorde në pjesëmarrje ditët e fundit, ndërsa tubimit të sotëm i janë bashkuar qindra emigrantë. • Prej gati dy javësh protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë kabinetit qeveritar të tij, si dhe anulimin e projektit të Zvërnecit. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim. • “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria është e jona”, “O Erion o legen, prite Ramën se po vjen”, “Ju erdhi fundi”, “Anulo projektin”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Bashkohuni me ne”, këto kanë qenë disa nga thirrjet e tyre gjatë këtyre ditëve.

10 artikuj për këtë temë.

42 MINUTA ME PARE

“E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më”/ Nëna e Martin Canit: Duam drejtësi, poshtë kjo qeveri e krimit!

 Dita e 14 e protestës shoqërohet me pjesëmarrje masive nga
Pamje

TIRANË- Nëna e Martin Canit ka marrë pjesë në protestën, e cila po zhvillohet ditën e sotme në Tiranë. Gjatë fjalës së saj në podimin e vendosur para Kryeministrisë, ajo u shpreh se i biri humbi jetën nga pakujdesia e arsimit dhe e shëndetësisë.

Ajo tha se ka 18 muaj që proteston dhe i mbushet zemra plot, kur sheh Tiranën të mbushur plot rini.

“Mendova të bashkohem me ju për fëmijën tim dhe fëmijët shqiptarë kudo që janë. Duam siguri! E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më. Jo nga paedukata, por nga pakujdesia e këtyre që kanë degraduar arsimin, shëndetësinë e të gjitha me radhë! Kam 18 muaj që protestoj dhe më mbushet zemra teksa shoh Tiranën të mbushur me rini! Duam drejtësi dhe rend nëpër gjykata, duam drejtësi! Poshtë kjo qeveri e krimit, poshtë Edi Rama! Duam drejtësi!” u shpreh ajo mes duartrokitjeve të shumta të protestuesve./Dosja.al

47 MINUTA ME PARE

“Të kthehet Altin Dumani”/ Protestuesi: Rikthehu dhe fillo arrestimet sa më parë!

 Dita e 14 e protestës shoqërohet me pjesëmarrje masive nga

TIRANË- Një protestues ka kërkuar ditën e sotme rikthimin e ish-kreut të SPAK, Altin Dumani. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai tha se Dumani duhet të kthehet dhe të përfundoi misionin e tij.

Ai tha se populli shqiptar ka besim tek SPAK, ndërsa i bërë thirrje të veprojë sa nuk është vonë.

Protestuesi: Altin Dumani ktheu dhe fillo arrestimet sa më parë. SPAK kemi besim tek ti, vepro sa nuk është vonë./Dosja.al

55 MINUTA ME PARE

“Ky është mitingu i diasporës, të gjithë emigrantët janë këtu”/ Aktivisti: Rama jepe dorëheqjen

 Dita e 14 e protestës shoqërohet me pjesëmarrje masive nga
Pamje

TIRANË- Një i ri i cili ka marrë pjesë në protestën e cila po organizohet sot në Tiranë, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai tha se Rama ose duhet të jap dorëheqjen ose të shkoj në burg.

Aktivisti shtoi se ky është mitingu i diasporës, pasi të gjithë emigrantët janë këtu.

Aktivisti: Ky sot është mitingu i diasporës, të gjithë emigrantët janë këtu. Ky sistem politik na ka larguar, na ka detyruar të ikim larg vendit tonë. Por zemra e vendit tonë ka ardhur e gjitha këtu sot.

Rama jepe dorëheqjen. Rikthej edhe një këngë që vetë kryeministri na e ka mësuar: Burg, burg, shumë, shumë burg”. Ose me dorëheqje, ose me burg, me shumë mundësi ai do përfundojë pas hekurave”./Dosja.al

1 ORE ME PARE

FOTOLAJM/ Flamuri britanik shfaqet në protestën masive në Tiranë: Diaspora është me ju!

 Dita e 14 e protestës shoqërohet me pjesëmarrje masive nga
Pamje

TIRANË- Flamuri britanik është shfaqur në protestën masive, e cila po zhvillohet në Tiranë. Ky flamur simbolizon të gjithë shqiptarët të cilët janë zhvendosur në Mbrëtërinë e Bashkuar dhe mbështetjen e tyre për protestën e qytetarëve në Tiranë. 

Qytetarët janë zhvendosur tashmë para Kryeministrisë dhe kanë filluar të zhvillojnë fjalimet e tyre. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Nesër më shumë”/ Protesta zhvendoset edhe në Mbretërinë e Bashkuar, qindra shqiptarë protestojnë në Londër (VIDEO)

 Dita e 14 e protestës shoqërohet me pjesëmarrje masive nga
Pamje

LONDRA- Protesta po përshkon çdo vend ku ka shqipatrë, ndërsa qindra emigrantë janë mbledhur ditën e sotme në Londër. Nën thirrjet “Nesër më shumë”, ata kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe anulimin e projektit të Zvërnecit.

Protesa po zhvillohen edhe në Milano dhe Francë, ku emigrantët iu kanë ardhur në mbështetje protestës, e cila po zhvillohet në Tiranë./Dosja.al

1 ORE ME PARE

VIDEO/ Pas Italisë edhe emigrantët në Francë nisin protestën e tyre: Ju erdhi fundi!

 Dita e 14 e protestës shoqërohet me pjesëmarrje masive nga
Pamje

FRANCA- Qindra shqiptarë janë mbledhur ditën e sotme në Francë, për të protestuar kundër zhvillimit të projektit në Zvërnec, ndërsa kanë kërkuar edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Shoqëruar nga këngë shqiptare dhe pankrta në duar, ata po vijojnë marshimin e tyre në Rennes të Francës. 

 “Ju erdhi fundi”, kjo ka qënë një nga thirrjet më të përsëritura të tyre./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Rama jepe dorëheqjen”/ Me pankarta dhe flamuj kuqezi, mijëra qytetarë nisin marshimin drej Kryeministrisë

 Dita e 14 e protestës shoqërohet me pjesëmarrje masive nga
Pamje

TIRANË- Mijëra qytetarë të shoqëruar nga emigratët e ardhur nga Diaspora janë nisur drejt Kryeministrisë. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim. 

Pas kësaj ata do të zhvillojnë fjalimet e tyre, ku pritet të flasin emigrantët, aktivistët dhe qytetarët. Shoqëruar nga thirrja “Rama jepe dorëheqjen”, ata po vijonë marshimin e tyre./Dosja.al

1 ORE ME PARE

VIDEOLAJM/ Qytetarët rreshtojnë atletet para Kryeministrisë, si simbol i largimit të rinisë nga Shqipëria

 Dita e 14 e protestës shoqërohet me pjesëmarrje masive nga
Pamje

TIRANË- Qytetarët kanë vendosur disa atlete para Kryeministrisë, si simbol i largimit të rinisë nga Shqipëria. Mijëra emigrantë i janë bashkuar protestës së ditës së sotme, e 14-ta rradhazi e zhvilluar në Tiranë.

Ata kanë nisur marshimin e tyre nga sheshi Skëndërbej, ndërsa priten të zhvendosen drej Kryeministrisë. Pas kësaj ata do të zhvillojnë fjalimet e tyre, ku pritet të flasin qytetarë, aktivistë, studentë dhe emigrantë./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Protesta zhvendoset edhe në Milano/ Mijëra emigratë kërkojnë anulimin e projektit dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama: Edi Rama ka mbaru

 Dita e 14 e protestës shoqërohet me pjesëmarrje masive nga
Pamje

ITALI- Mijëra emigratë janë mbledhur ditën e sotme në Milano, për të protestuar kundër zhvillimit të projektit në Zvërnec, ndërsa kërkojnë edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim. 

Nën thirrjet “Edi Rama ka mbaru”, ata kanë shprehur revoltën e tyre ndaj qeverisjes së vendit gjatë këtyre viteve. Kujtojmë që kjo nuk është protesta e parë që zhvillohen në Milano dhe Itali. Edhe gjatë ditëve më parë emigrantët kanë protestuar në Bolonja, Firence dhe Milano./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Dita e 14-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”: Rama jep dorëheqjen

 Dita e 14 e protestës shoqërohet me pjesëmarrje masive nga
Pamje

TIRANË- Mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, për të 14-tën ditë rradhazi. Pas oraganizimit të tyre ata priten të nisin marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.

Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi ata bëjën thirrje për ndryshim. Ditën e sotme është rregjistruar një prani e madhe emigrantëve shqipatrë, të cilët janë bërë pjesë e tubimit./Dosja.al

Sondazh

Poll

“E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më”/ Nëna e Martin Canit: Duam drejtësi

“E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më”/ Nëna e Martin Canit: Duam drejtësi

Qytetarët rreshtojnë atletet para Kryeministrisë, si simbol i largimit të rinisë nga Shqipëria

Banorët e Rrjollit shembin rrethimin rrethues, debat me policët: Jemi bijtë e këtij populli

Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë

Berisha: E mbrojta dinjitetin tim në gjykatë, do të rikthehem në SHBA dhe do të takoj miqtë e mi

Berisha: Disa slogane të opozitës së opozites nuk duhet të errësojnë pamjen madhështore të protestës

Berisha falënderon qytetarët për mbështetjen: Treguat guxim këto pesë vite

Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll, banorët heqin gardhin dhe telat me gjemba

Pas rrethimit të truallit me tela me gjemba, banorët e Rrjollit dalin sërish në protestë

“Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!

Prapaskenat e tensioneve në shesh, djali i Paulin Sterkajt fyeu influenceren dhe protestuesit

Rama për protestën: Nuk është fjala për flamingot, por për Donald Trump

“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/ Rama: Shqipëria e 2030 do jetë në BE

“Ky është investimi i madh që i ka ardhur Shqipërisë”/ Rama: Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme...

Rama për projektin në Zvërnec: Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë

Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!

Rama: Nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve, por interesta e Shqipërisë

Rama: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur sa disa prej jush

Patronazhistët provokojnë protestuesit, tensione në shesh

Rama: Krenohem se i kam dhënë PS-së pa kursim gjithçka që kërkohet nga një lider

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje”/ Rama: Shqipëria është amanet i shenjtë në zemrën time

Rama: Kemi çuar në 25% territorin e zonave të mbrojtura

Rama: 90 për qind e pemëve i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu

Rama në 35-vjetorin e PS: Rrjetet sociale po keqinformojnë

Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Paraqitet në SPAK, Kryetari Bashkisë së Kolonjës Erion Isai

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara

Berisha: SHBA hoqi sanksionet për mua dhe familjen time, vendimi është marrë në interes të Amerikës

"Mos vendos flamingon në bluzë por..."/ Berisha: Dënoj provokimet e Ramës ndaj protestuesve

Berisha: Ndërkombëtarët të mbështesin fuqishëm protestën qytetare

Berisha: PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, ftoj çdo demokrat që t’i bashkohet

Megaoperacioni i SPAK, Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”

Tentohet të vidhet një Exchange në Tiranë/ Vihet në pranga autori, ishte i pajisur me një pistoletë

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Tubim madhështor! Qytetarët nuk ndalin marshimin, shkojnë drejt Astirit

Dita e 12 e protestës/ Qytetarët vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës

Mijëra qytetarë vijonë mashimin e tyre kilometrik, përsërisin kërkesën e tyre: Rama jep dorëheqje!

“Bashkohuni me ne”/ Protestuesit thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja!

Tubimi historik në Tiranë!/ Protestuesi: Populli ju ka shpallur non-grata!

Turisti amerikan i bashkohet protestës: Ne nuk jemi të frikësuar, mos ndaloni!

Ish-efektivi: E gjithë Vlora do të vij në Tiranë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend