"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Ekonomi
KRAHASIMI- 1 litër vaj luledielli kushton më pak në Londër se në Tiranë,si po rriten çmimet
15 Mars 2022, 17:54Nga DOSJA
TIRANË– Rritja e çmimeve nuk po njeh ulje në vendin tonë. Shembull për krahasim kësaj here është marrë çmimi i vajit të lulediellit, i përdorur për gatim rëndom në të gjitha familjet shqiptare. Me “sebepin” e krizës, çmimi i vajit të lulediellit për muajin mars është rritur 32.5% në krahasim me muajin shkurt të këtij viti. Shifra këto të bëra me dije zyrtarisht nga Instat, që raporton se me pakicë, një litër vaj kushton të paktën 330 lekë. Por mund të shënojë edhe më shumë, në varësi të pikës ku shitet.
Ndërkohë që Genc Sejko, ka publikuar një foto në rrjetin e tij social “Facebook” që ka shkaktuar shumë reagime. Ai ka ndarë me foto se një litër vaj në Britaninë e Madhe kushton 1.29 paund, shumë e papërfillshme për një pagë minimale në vendin ishullor. Pas tij, në komente janë sulur edhe ndjekësit e tij që kanë krahasuar çmimin e vajit me atë në vendin e tyre.
Ndërsa ashtu siç duket në foton e mëposhtme në Shqipëri, një litër vaj luledielli kushton 315 lekë. Kujdes! Është vaj luledielli dhe jo ulliri, ndërsa paga minimale, edhe më rritjen ‘e paparë’ të kryeministrit Edi Rama, është vetëm 320 mijë lekjë të vjetra.
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Koronavirusi tek disa pacientë ka lënë gjurmë të përjetshme duke rrezikuar invaliditet të përhershëm për punë. Drejtoresha e Spitalit Universitar “Shefqet...
TIRANË– Rrugët përsjelljen e grurit dhe misrit nga Serbia janë hapur. Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ishte në një vizitë zyrtare në Beograd lidh...
Shqipëria duhet të rrisë produktivitetin e prodhimit bujqësor për shkak se vendi ka sipërfaqen e tokës arë më të ulëtën në Europë sipas evidencave të Bankës Bot...
Numri i llogarive bankare u rrit vitin e kaluar për herë të parë pas katër vitesh radhazi në rënie.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se numri total i ll...
Në dyqanet e produkteve ushqimore sot çmimi i vezës me pakicë është rritur 10.5% më shumë se javën e kaluar, duke reflektuar shtrenjtimin me 20% në tregu...
Shqipëria është e para në Europë, kur bëhet fjalë për të ndërtuar. Të dhënat e Eurostat tregojnë se ndërtimi zuri në vitin 2020 rreth 10.4% të ekonomisë, gati d...
Shqipëria nuk mund të eksportojë produkte me origjinë shtazore në Bashkimin Europian. Ndonëse prej 30 vitesh jemi pjesë e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë vendi...
TIRANË– Ish-zv.ministrja e Ekonomisë, Irena Beqiraj ka analizuar disa prej pikave të Paketës së Rezistencës Sociale të prezantuar nga kryeministri Edi Rama...
Kur parashtrohet çështja se Shqipëria duhet të ndryshojë modelin ekonomik drejt degëve me vlerë në ekonomi, që gjenerojnë më shumë të ardhura për frymë, ...
TIRANË– Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Shen...