LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

DOSJA/ Takime në Aruba e Spanjë! Si Artur Shehu me 'kokat' e zyrtarë shtetërorë 'bënin planet' për trafikun e drogës dhe investimet në Shqipëri 

• Dosja hetimore e grupit kriminal të goditur nga SPAK ka zbardhur detaje se si Artur Shehu me 'kokat' e bandës, Abedin e Luçiano Koçeku e zyrtarë shtetërorë 'bënin planet' për trafikun e drogës dhe investimet në Shqipëri. • Grupi vepronte me disa faza për të pastruar paratë duke nisur nga transferimi, më pas investimi në pasuri të paluajtshme dhe dhënia e tyre ndaj subjekteve zhvillues ndërtues. • Spanja dhe Aruba ishin vendet ku Artur Shehu dhe anëtarët e tjerë të grupit kanë kryer takime të shpeshta, për të koordinuar veprimet për trafikun e drogës, por dhe mënyrat për të investuar në Shqipëri. • Në disa takime në në vitin 2019, kanë marrë pjesë Bashkim Osmani, nga Kosova dhe Adrian Rama i shoqëruar nga Elton Memeti, Toni Lipaj, Artur Shehu, Arben Ismailaj, Klodjan Jahja, Bujar Shehaj e disa të tjerëve. • Në dosjen hetimore është përmendur edhe emri i të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej. • Ky i fundit ka zbuluar lidhjet e Luçiano Koçekut me biznesmenin Ilir Shtufi. • Sipas dëshmisë së Erion Alibej, njohja mes tyre është bërë përmes Koçekut, i cili ka shërbyer si pikë kontakti. •  Alibej ka deklaruar se Shtufi ka pasur më herët probleme financiare dhe borxhe të ndryshme, të cilat dyshohet se janë shlyer pas përfshirjes së Koçekut në aktivitetet e ndërtimit. •  Ai ka shtuar se Koçeku ka dhënë mbështetje financiare në para cash, duke ndihmuar në mbylljen e borxheve dhe problemeve të tjera financiare të Shtufit, si dhe ka marrë rol të dukshëm në disa prej projekteve ndërtimore. •  Në dosje thuhet se Koçeku është paraqitur si bashkëinvestitor në disa objekte, ndërsa më pas persona të përfshirë në trafikun e narkotikëve kanë investuar gjithashtu në prona të ndërtuara nga Shtufi. 

3 artikuj për këtë temë.

2 ORE ME PARE

"Duhet me shku në Zvërnec me pa ato pronat"/ Adrian Rama dhe Artur Shehu takime në Stamboll në 2020: Vila po më thotë kusho të djelën e të...

DOSJA/ Takime në Aruba e Spanjë! Si Artur Shehu me
foto ilustruese

TIRANË- Detaje janë zbardhur nga dosja e grupit kriminal të goditur nga SPAK. Në dosje evidentohen disa nga përgjimet mes personave në hetim, ku flasin për pronën në Zvërnec. Nga komunikimet në SKY ECC të shoqëruar dhe me këqyrjet e sistemit TIMS tregohet që personi nën hetim Adrian Rama ka udhëtuar drejt Stambollit për tu takuar Artur Shehu në periudhat korrik-shtator 2020.

Në komunikimet e zbardhura në dosje, Adrian Rama i tregon Elton Memeti për një bisedë që ka bërë me Artur Shehun.  Personi në fjalë i kërkon mos të flasë fare në telefon me të as për lekë, as për shtëpi, as për toka dhe as për “Bunen”, por duhet të presë sa të takohen nga afër. Adrian Rama komunikon edhe me Alfredo Hamzai pasi duhet të jenë në Vlorë dhe i thotë: Me shku në Zvërnec se shkojnë ca miq me pa pronat me gomone. 

Pjesë nga dosja hetimore:

Në komunikimet që përdoruesi Adrian Rama zhvillon me përdoruesin Elton Memeti, në datën 07.07.2020, Adriani i tregon për një bisedë që ka bërë me një person i cili është personi nën hetim Artur Shehu.

Personi në fjalë i kërkon mos të flasë fare në telefon me të as për lekë, as për shtëpi, as për toka dhe as për “Bunen”, por duhet të presë sa të takohen nga afër.

Më pas i thotë se pas datës 15 (korrik) do jetë në Stamboll, dhe i kërkon shtetasit Adrian Rama të niset një ditë përpara që ta presë atje.

Në datë 16.07.2020 Rama i thotë se të hënën do “iki te kusho”.

E hëna e parë pas datës 16.07.2020, rezulton data 20.07.2020 dhe personi nën hetim Adrian Rama është nisur në datë 19 korrik 2020.

Në vazhdim të komunikimeve midis Elton Memeti dhe Adrian Rama, në datën 15.08.2020, ndërkohë që ndodhet në Stamboll, Rama i thotë Memeti se po shpreson që personi me të cilin është në Stamboll ta mbyllë (marrëveshjen) me turqit, pasi kjo do ishte në interesin e tyre, por duhet të presin se akoma janë në bisedime.

Gjithashtu Adrian Rama komunikon me Alfredo Hamzai se duhet të jenë në Vlorë “me shku në Zvërnec se shkojnë ca miq me pa pronat me gomone”.

Rama: Vila po mthot kusho qe te djelen te henen duhet te jesh ne vlor. Sepse duhet me shku ne zvernec me par ato pronat me gomone. Se vij. Ca miq. .do te mari. Dhe ai miku jot ne tel mtha kusho. Ai miku jot nga tr.

Hamzai– Te mer ne tel dh ai vet.

-Do vij dhe cob me ty mtha

-Klodi

-Ok vlla.

Në lidhje me muajin shtator në datën 05 shtator 2020 Adrian Rama i komunikon Alfredo Hamzait se ka të “fala nga kusho dhe se ai do të rrijë ca ditë aty”.

-Mir vlla ja ktej te fala ke nga kusho.

-Mir te fala ke.

Dijenia e personave nën hetim Leonard Bishaj, Artur Shehu e Arben Ismailaj mbi pjesëmarrjen e personave nën hetim Ardian Zykaj dhe Alfredo Hamzai në veprimtari të trafikitmit të narkotikëve rezulton edhe nga komunikimet që kryhen ndërmjet personit nën hetim Alfredo Hamzai dhe Adrian Rama nëpërmjet aplikacionit SkyEcc, provohet që ata kanë biseduar në prani të Çobos (shtetasit Leonard Bishajt) në lidhje me aktivitetin kriminal dhe se ata kërkojnë kafe dhe lekë dhe se ky i ka referuar këto biseda tek “bune” dhe ata kërkojnë pjesë.

Ata komunikojnë edhe për porosi që “kusho” iu jep për të takuar disa shtetas të huaj në lidhje me pronat që kanë në Zvërnec, nga kuptohet që personat nën hetim bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në investime dhe kanë dijeni për veprimet që kryhen me pronat e tyre, veprime të cilat të ndërlidhura dhe me aktivitetin kriminal dhe mënyrën se si kryhen veprimet tregojnë dijeninë e personave nën hetim Artur Shehu, Arben Ismailaj e Leonard Bishaj dhe përfshirjen e tyre në aktivitetin kriminal të pastrimit të produkteve të veprës penale.

Në tërësi nga këto biseda përftohen të dhëna që personat nën hetim Artur Shehu dhe Alfredo Hamzai të kenë përfituar toka në Zvërnec dhe janë angazhuar për t’i zhvilluar këto prona.

7B9F5E (Alfredo Hamzai alias Genci Bedini): Qe ne behar me tha punet qe beni bashk me tha cobua me tha, duke shitur mall cdo muaj, kafen time edhe te kushos mos e harroni

7B9F5E: Nuk esht ne terezi nga mend bunia

7B9F5E: Ka llogari me mua do te ve llogari kot pa lidhie projektet tona dua pies thot

7B9F5E: Po ate po ben esht legen fare

7B9F5E: E shiti esht legen fare, lek i kam dhen

7B9F5E: Se si do ystifikoj leket qe ka mare

7B9F5E: Shiko ase ne sy te cobos mos bej muhabete pune

7B9F5E: Ai si more cdo gje ja thot

7B9F5E: Folem ne behar ne sy te cobes muhabet malli te gjitha ja kish then bunes

7B9F5E: Shesin malll cdo muaj ata po punojn

7B9F5E: O vllla jane m. fare , dua te kerkojn lek gjithmon duan pies jeni ne pune asnji gje vlla atij boll lek i ke dhen e bere me hotel e cdo gje cdo me ai pler

L0S9EF: O vllla u ka then cobo morrri ne behar nga muhabetet qe degjoj ne tavolin

7B9F5E: Po ti u thua nuk kemi ber pune

30T4KH (Adrian Rama): Cpb vlla degjo se paska qen ai shoku jot prap te indjani dhe paska fol per zvernecin per cmim toke po mos i thuj gje si qysh tek qe mos prishim pun sepse po me marin ne tel mua tani dhe mkan kerku cmimin e tokes vetem mer vesh cfar cmimi mund te ken fol ato se kan fol per token tate dhe per tokat e tj ne vl

30T4KH: Vetem thjesht put me cfar cmimi kan ber biset sepse kusho po i jep cmim tani. Dhe esht halli mos dalim bllof ca kan fol ato me kupton

30T4KH: Kan fol ato per cmim per palasen tek ty dhe per ne zvernec

30T4KH: Sepse po flasin me kushon direkt te tel ato dhe ka hall kusho mos del bllof me cmimin qe mund te jen fol ato vlla kupton

30T4KH: Pyti njeher ato kan fol ca cmimi se mos del bllof me cmimin qe do japi kusho kupton vlla

30T4KH: Ok vlla.

30T4KH: Ok vetem pyte ke fol gje per cmim.

30T4KH: Vetem kaq

30T4KH: Ka fol dhe per palasen ai ndoshta ka fol per token tende

30T4KH: Tani per palasen ca do te besh qe ti kthej pergjigje ktyre ca cmimi ti jap

30T4KH: Do ti japesh cmim ktyre per tu fut apo do flasin ato shoket me ate direkt ?

30T4KH: Per ca dush ti per blerje ose per tu fut ne uminvestim

30T4KH: Si ta keeh ti per mbar

30T4KH: Se kusho po flet direkt ne tel me ate dhe i kerkoj cmim per tokat mtha dhe per palas dun cmimin

30T4KH: Ok investim jan gati

30T4KH: Investim dun dhe ato.

30T4KH: Prandaj po te pys se po pysin ato

30T4KH: Kto jan gati qe neser me mar dhe me nis per angli dhe mthot 50 me 50 dhe i heq ky te gjitha atje

30T4KH: Jan gati per bashkpunim. Kto dhe kan heqje te fort atje se kam punu me perpara atje dhe i ka anglez te gjith ecen shpejt shum

Referuar komunikimeve të kryera në SkyEcc ku përftohen të dhëna që personi nën hetim Artur Shehu ka përfituar pasuritë me anë të falsifikimeve, që personi nën hetim interesohet për të zhvilluar/investuar pasurinë në Zvërnec me personin tjetër nën hetim Alfredo Hamzai, duke dërguar shtetas të huaj për të parë këtë pasuri, duke qenë të shoqëruar nga personat e tjerë nën hetim Adrian Rama; janë kryer veprimet përkatëse kryesisht me pasuritë me nr. 1/1, zona kadastrale 3951 Zvërnec dhe nr. 262 zona kadastrale 1007 ndodhur në Akërni, Vlorë, në lidhje me mënyrën e përfitimit të kësaj pasurie si dhe veprimet e kryera në lidhje me këto pasuri.

Për të regjistruar pasurinë me nr. 262, zona kadastrale 1007 Akërni, rezultojnë të jetë zhvilluar një proces gjyqësor, referuar të dhënave të cilat rezultojnë nga vendimi gjyqësor me nr. 3569, datë 06.10.2022 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, me paditës shtetasin Pëllumb Petritaj dhe të paditur Agjensia e Trajtimit t Pronave dhe person të tretë Anisha Habilaj, Avni Delvina, Mihallaq Mocka, Vllasi Mocka, Minella Balliu, Avokatura e Shtetit, me objekt: “Ndryshim i vendimit nr.1341, dt.30.11.2011 të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, duke “Njohur të drejtën e pronësisë në emër të subjektit të shpronësuar Seit Shehu (trashëgimtarëve të tij ligjorë) për pronën e quajtur kullota “Dalan” ndodhur në fshatin Zvërnec,

Komuna Qendër, Vlorë me kufij: Jug-Kanali, Perëndim-Deti, Lindje-Gjoli i Nartës, Veriu-Hidrovori, si dhe kthimin fizik të saj”.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr. 3801, datë 10.04.2013 ka vendosur: “Rrëzimin e padisë si të pambështetur në ligj e në prova”.

Gykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr. 2643, datë 17.12.2013 ka vendosur: “-Ndryshimin e vendimit nr. 3801, datë 10.04.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe duke e gjykuar çështjen në fakt:-Pranimin pjesërisht të padisë së paditësit Pëllumb Petritaj.-Njohjen e të drejtës së pronësisë në favor të trashëgimtarëve ligjorë të subjektit të shpronësuar Seit Shehu për pronën e ndodhur në fshatin Zvërnec, Komuna Qendër Vlorë me sipërfaqe 156 ha dhe kthimin fizik të kësaj sipërfaqe me kufijtë natyrorë Veri-Kanali i Hidrovorit, Lindje-Liqeni i Nartës Jug-Kanali i Ndërmarrjes së Peshkimit; Perëndim-Brezi Ranor që e ndan me Detin Adriatik (sipas planvendosjes grafike të përcaktuar në Shtesën e Aktit të Ekspertimit dt.18.12.2012 bashkëngjitur akt ekspertimit faqe 80,81 e dosjes gjyqësore).-Rrëzimin e padisë për pjesën tjetër”.

Me anën e këtij vendimi është aplikuar nga shtetasi Pëllumb Petritaj në Zyrën e Regjistrimit të pasurive të paluajtshme Vlorë, e cila ka vendosur regjistrimin e kësaj pasurie me nr. 262, zona kadatrale 1007 me sipërfaqe 156 ha./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Dosja hetimore/ Alibej zbulon lidhjet e Luçiano Koçekut me biznesmenin Ilir Shtufi: Është ortak, janë njohur kur ky i fundit kishte borxhe

DOSJA/ Takime në Aruba e Spanjë! Si Artur Shehu me
Drogë, Ilir Shtufi dhe Luçiano Koçeku

TIRANË- Detaje nga dosja hetimore e SPAK tregojnë se Luciano Koçeku ka vijuar pastrimin e të ardhurave të përfituara nga trafiku i lëndëve narkotike përmes investimeve në sektorin e ndërtimit, në bashkëpunim me Ilir Shtufin. Sipas dosjes, Shtufi përmendet si “ortaku im”, ndërsa Koçeku dyshohet se ka pasur rol aktiv në financimin e projekteve, përfshirë shuma të mëdha në para cash.

Në dosje del edhe emri i të penduarit të  drejtësisë, Erion Alibej. Sipas dëshmisë së Erion Alibej, njohja mes tyre është bërë përmes Koçekut, i cili ka shërbyer si pikë kontakti. Alibej ka deklaruar se Shtufi ka pasur më herët probleme financiare dhe borxhe të ndryshme, të cilat dyshohet se janë shlyer pas përfshirjes së Koçekut në aktivitetet e ndërtimit.

Ai ka shtuar se Koçeku ka dhënë mbështetje financiare në para cash, duke ndihmuar në mbylljen e borxheve dhe problemeve të tjera financiare të Shtufit, si dhe ka marrë rol të dukshëm në disa prej projekteve ndërtimore. Në dosje thueht se Koçeku është paraqitur si bashkëinvestitor në disa objekte, ndërsa më pas persona të përfshirë në trafikun e narkotikëve kanë investuar gjithashtu në prona të ndërtuara nga Shtufi.

PJESË NGA DOSJA HETIMORE:

Nga hetimet ka rezultuar se personi nën hetim Luciano Koçeku ka vijuar pastrimin e të ardhurave të përftuara nga trafiku i lëndëve narkotike përmes industrisë së ndërtimit duke përdorur personin nën hetim Ilir Shtufi (i njohur më herët në fushën e ndërtimit) të cilit i referohet "ortaku im" dhe se njihet edhe prej lidhjeve të tij në aktivitetin e narkotikëve si "ortaku lokut" , si edhe të mësuar edhe deklarimin e datës 03.04.2026 si person që ka dijeni i shtetasit Erion Alibej, dëshmitar i drrejtësisë, i cili në marrjen në pyetje, ndër të tjera, ka deklaruar se lidhur me personin nën hetim Ilir Shtufi (e njeh si biznesmen, njohje kjo e cila është kryer me pikë kontakti Artur Koçekun pasi Arturi në shumicen e kohës qëndronte me Ilir Shtufin, dhe se për të ka mësuar se ai ishte nje bizesmen i hershëm në fushën e ndërtimit, para se të njihesh me Artur Kocekun, fakt te cilin deklaron se ka dijeni pasi ka qëndruar ne bisedat e tyre të perbashkëta.

Sipas tij Ilir Shtufi në periudhën që ka lidhur shoqeri me Artur Kocekun ka pasur rritje të aktivitetit te tij ekonomik, ku bën me dije se më parë ka pasur borxhe, të cilat i ishin vendosur nga personat të ndryshem (te cilet nuk i mban mend) si edhe ka pasur probleme me shitje te pasurive nga dy here si edhe borxhe per moshlyerje te lendeve të para të ndërtimit (subjekte konkrete për të cilat deklarn se nuk i mban mend), dhe se sipas tij në këtë kohë shtetasi Artur Koceku i është afruar edhe e ka ndihmuar me shuma monetare cash, duke mundur të paguajborxhet e mospagesave të faturave, të mbyllë problemet me drejtesinë për apartamentet/dyqanet që i shiste dy here dhe emri i Arturit të largoj gjobvenesit, fakt të cilin ka deklaruar se e ka mësuar nga diskutimet e shoqerisë së përbashket por edhe ne komunikimet e tij më Arturin.

Në vijim dëshmitari i drejtësisë Erion Alibeaj ka deklaruar se lidhur me lidhjen e Arturit (Luciano Koçeku) me shtetasin Ilir Shtufi në ndërtimet e kryera, ia ka komunikuar edhe personalisht Artur Koçeku se po investonte në ndërtim me të, dhe se në bashkëpunim me të, duke e financuar cash në shume monetare te larta, fakt ka dijeni edhe shoqëria e perbashket, pasi Artur Koçeku sillej si një pronar në objektet qe ndertoheshin nga Ilir Shtufi si edhe per faktin se më vonë këto persona dhe të tjere të përfshire në trafikun e narkotikeve kanë futur lek cash tek Ilir Shtufi në objekte të caktuar te ndërtuara prej tij./Dosja.al

2 ORE ME PARE

DOSJA/ Takimet e grupit kriminal bëheshin në Aruba e Spanjë! Artur Shehu me 'kokat' e zyrtarë shtetërorë bënin planet

DOSJA/ Takime në Aruba e Spanjë! Si Artur Shehu me

TIRANË- SPAK ka kryer dje një operacion të gjerë kundër një grupi të strukturuar kriminal, të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike, ku paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal pastroheshin nga disa biznesmenë, përfshirë Artur Shehun, i cili zotëron një pjesë të konsiderueshme të tokave në Zvërnec. Në kuadër të operacionit u lëshuan 20 masa sigurie, 15 ‘arrest me burg’ e 5 ‘arrest në shtëpi’. 

Në dosjen e siguruar nga Dosja.al, SPAK ka dokumentuar se vendi i takimeve mes personave të hetuar ishte në Aruba dhe Spanjë. Sipas dosjes hetimore, Artur Shehu, Adrian Rama, Elton Memeti kanë bërë veprime të ndryshme për të zhvilluar prona dhe për të siguruar leje ndërtimi. Megjithatë përpjekjet për leje ndërtimi janë penguar nga sekuestrimi i një pjese të pronës dhe probleme me kontratat e mëparshme.

Në një pjesë tjetër të dosjes thuhet se personat nën hetim kanë zhvilluar takime jashtë vendit dhe kanë pasur komunikime për kontakte me funksionarë të lartë shtetërorë, pa u përmendur emra apo detaje konkrete.

PJESË NGA DOSJA HETIMORE:

Nga tërësia e veprimeve noteriale dhe komunikime të kryera rezulton se, personat nën hetim Artur Shehu, Adrian Rama, Elton Memeti janë përfshirë në kryerje të veprimeve fillimisht për të zhvilluar pronën, më pas në veprime juridike të maskuara me dhurim me qëllim që me lidhjet e tyre të mund të nxirrnin leje ndërtimi. Për këtë fakt, rezultuar të dhënave të dërguara nga autoritetet spanjolle dhe ato belge, personat nën hetim kanë kryer edhe takime me njëri-tjetrin jashtë shtetit në Spanjë dhe në Aruba, ndërsa ata kanë komunikuar edhe në lidhje me takime me funksionarë të lartë shtetërore.

Nxjerrja e lejes së ndërtimit duket se është penguar nga sekuestrimi që është bërë për pjesën ideale që subjekti Denis Matoshi kishte përftuar me anë të dhurimit, kërkesë e cila ishte dërguar për konfiskim, si dhe fakti që nuk është arrituar të revokohej kontrata e lidhur më parë, si dhe pavarësisht këtyre fakteve, grupi kriminal nëpërmjet personit nën hetim Adrian Rama ndjekin veprimet e kryera edhe në kuadër të ndërtimit të Shkollës së Biçikletave dhe sipas komunikimeve që ai kryen ai për zhvillimin e saj është në pritje të planeve të zhvillimit.

Sa më sipër personat nën hetim rezulton të jenë përfshirë në veprime që konsistojnë në fshehjen e natyrës së vërtetë të veprimit, për të shmangur justifikimin e burimit të ligjshëm të të ardhurave për shkak të vlerës që ka kjo sipërtoke toke, nisur nga pozicioni i saj gjeografik dhe zhvillimit të zonës; - transferimin e pasurisë tek disa persona (veprime të njëpasnjëshme) me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme, përfituar nga të ardhura të rrjedhura nga aktiviteti kriminal;

- si dhe në fshehjen e transferimit të pasurisë tek persona pa probleme, por që janë të lidhur me persona që kryejnë aktivitet kriminal, fakte të cilat tregojnë se këto pasuri zotërohen nga vetë personat nën hetim, por veprimet janë kryer për fshehur lidhjen e tyre me tokën apo zhvillimin e saj.

Aktualisht në lidhje me këtë prone nuk janë përftuar të dhëna nëse për tokën janë kryer veprime të tjera për zhvillim të saj, marrë parasysh edhe karakterin sekret të hetimeve, hetim i zhvilluar pa kryer hetime të hapura./Dosja.al

spak

Sondazh

Poll

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!

Prapaskenat e tensioneve në shesh, djali i Paulin Sterkajt fyeu influenceren dhe protestuesit

Rama për protestën: Nuk është fjala për flamingot, por për Donald Trump

“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/ Rama: Shqipëria e 2030 do jetë në BE

“Ky është investimi i madh që i ka ardhur Shqipërisë”/ Rama: Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme...

Rama për projektin në Zvërnec: Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë

Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!

Rama: Nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve, por interesta e Shqipërisë

Rama: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur sa disa prej jush

Patronazhistët provokojnë protestuesit, tensione në shesh

Rama: Krenohem se i kam dhënë PS-së pa kursim gjithçka që kërkohet nga një lider

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje”/ Rama: Shqipëria është amanet i shenjtë në zemrën time

Rama: Kemi çuar në 25% territorin e zonave të mbrojtura

Rama: 90 për qind e pemëve i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu

Rama në 35-vjetorin e PS: Rrjetet sociale po keqinformojnë

Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Paraqitet në SPAK, Kryetari Bashkisë së Kolonjës Erion Isai

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara

Berisha: SHBA hoqi sanksionet për mua dhe familjen time, vendimi është marrë në interes të Amerikës

"Mos vendos flamingon në bluzë por..."/ Berisha: Dënoj provokimet e Ramës ndaj protestuesve

Berisha: Ndërkombëtarët të mbështesin fuqishëm protestën qytetare

Berisha: PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, ftoj çdo demokrat që t’i bashkohet

Megaoperacioni i SPAK, Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”

Tentohet të vidhet një Exchange në Tiranë/ Vihet në pranga autori, ishte i pajisur me një pistoletë

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Tubim madhështor! Qytetarët nuk ndalin marshimin, shkojnë drejt Astirit

Dita e 12 e protestës/ Qytetarët vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës

Mijëra qytetarë vijonë mashimin e tyre kilometrik, përsërisin kërkesën e tyre: Rama jep dorëheqje!

“Bashkohuni me ne”/ Protestuesit thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja!

Tubimi historik në Tiranë!/ Protestuesi: Populli ju ka shpallur non-grata!

Turisti amerikan i bashkohet protestës: Ne nuk jemi të frikësuar, mos ndaloni!

Ish-efektivi: E gjithë Vlora do të vij në Tiranë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend

Berisha: Nuk kam qenë kurrë non-grata në SHBA, ka pasur vetëm një ndalim hyrje

Muçi në Kuvend: Ai treni i projektligjeve ka ngecur, na thoni ta shtyjmë

‘Struc i Nartës’, Zhupa-Jaupajt: S’të vjen pak turp? Jep dorëheqjen dhe shijo jetën

Hoti në Kuvend: Rinia do ta rrëzojë qeverinë, do e largojë PS-në nga pushteti

Heqja e sanksioneve për Berishën, Shehu në Kuvend: E vërteta ka fituar, bashkë me të gjithë ne

"Jo Sali Lushën të çoni, por të shkoni dhe vetë"/ Stresi i kthehet Ballës: Sali Lusha 'tqr' ty

Balla: Non grata e Berishës vështirë të hiqet, por do e komentoj kur të shoh njoftimin zyrtar

Ulsi Manja flet në foltore, deputetët e Opozitës në kor: Rama jepe dorëheqjen

Berisha: Duhet të merremi vetëm me plotësimin e kërkesave absolutisht të drejta të protestuesve!

"Gjobaxhi", Balla replikon me Shehajn: Je një hajdut, i vodhe PD listën e anëtarësisë