LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë

Ai bëri thirrje që këto zëra të injorohen dhe protestës t’i jepet mbështetje e plotë, duke e cilësuar atë si një nga lëvizjet më qytetare që nga viti 1990 e deri më sot. 

13 Qershor 2026, 13:23 Nga E. D
Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal te protestat që po zhvillohen prej disa ditësh në vend dhe që sipas tij përfaqësojnë një lëvizje qytetare me rëndësi të veçantë. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet e tij sociale, Lideri i opozitës theksoi se çdo demokrat, por edhe çdo qytetar që kundërshton qeverinë aktuale, duhet të jetë pjesë e këtyre protestave.

Berisha u ndal edhe te sloganet kundër opozitës, duke deklaruar se qytetarët janë të lirë të shprehen, por duke shtuar se ata që përpiqen të manipulojnë protestën janë “vegla të qeverisë” dhe “opozitë e opozitës”. Ai theksoi më tej se këto zëra duhet të injorohen dhe protestës t’i jepet mbështetje e plotë, duke e cilësuar atë si një nga lëvizjet më qytetare që nga viti 1990 e deri më sot. 

Pjesë nga bashkëbisedimi me qytetarët:

Arif Bakameni: Doktor, protesta sot shënon ditën e 14 të saj. Mendoni se duhet të marrin pjesë demokratët kur dëgjojnë thirrje kundër PD? Ne kemi 13 vjet rrugëve dhe nuk e kuptoj këtë logjikë proteste. Dakord, shënjestrohet Rama. Mos ka një tentativë për të kapur protestën nga vetë Rama apo veglat e tij?

Sali Berisha: Të falënderoj për pyetjen, mendoj se lutja, këshilla, kërkesa ime është: çdo demokrate e demokrat vendin e ka në atë protestë. Është protesta më qytetare. Dhe Arif, në qoftë se themi se është protesta më qytetare, do të thotë që është protestë jashtë partive politike. Po mirë mund të më thuash çfarë mund të ndodhë? Po, është fibra qytetare, është përgjegjësia qytetare, janë dhjetëra mijëra dhe herë herë qindra mijëra qytetarë që ngrihen në lartësinë e përgjegjësinë që kanë ndaj vendit dhe kërkojnë dorëheqjen e qeverisë. Tani, për sa u përket sloganeve kundër nesh, janë absolutisht vepër... më fal, qytetarët janë të lirë të thonë çdo slogan që duan, por ata që përpiqen t’i manipulojnë, ata janë mjeranë, ata janë mjeranë, janë opozitë e opozitës, vegël e qeverisë. Injorojini dhe mos keni asnjë impresion nga ato slogane. Nuk duhet miku im që gjethet të na pengojnë për të parë trungun e mrekullueshëm. Të bëjmë gjithçka që kjo lëvizje të triumfojë. Është lëvizja më qytetare që kemi pasur ndonjëherë nga viti 1990 gjer sot./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

“E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më”/ Nëna e Martin Canit: Duam drejtësi

“E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më”/ Nëna e Martin Canit: Duam drejtësi

Qytetarët rreshtojnë atletet para Kryeministrisë, si simbol i largimit të rinisë nga Shqipëria

Banorët e Rrjollit shembin rrethimin rrethues, debat me policët: Jemi bijtë e këtij populli

Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë

Berisha: E mbrojta dinjitetin tim në gjykatë, do të rikthehem në SHBA dhe do të takoj miqtë e mi

Berisha: Disa slogane të opozitës së opozites nuk duhet të errësojnë pamjen madhështore të protestës

Berisha falënderon qytetarët për mbështetjen: Treguat guxim këto pesë vite

Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll, banorët heqin gardhin dhe telat me gjemba

Pas rrethimit të truallit me tela me gjemba, banorët e Rrjollit dalin sërish në protestë

“Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!

Prapaskenat e tensioneve në shesh, djali i Paulin Sterkajt fyeu influenceren dhe protestuesit

Rama për protestën: Nuk është fjala për flamingot, por për Donald Trump

“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/ Rama: Shqipëria e 2030 do jetë në BE

“Ky është investimi i madh që i ka ardhur Shqipërisë”/ Rama: Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme...

Rama për projektin në Zvërnec: Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë

Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!

Rama: Nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve, por interesta e Shqipërisë

Rama: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur sa disa prej jush

Patronazhistët provokojnë protestuesit, tensione në shesh

Rama: Krenohem se i kam dhënë PS-së pa kursim gjithçka që kërkohet nga një lider

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje”/ Rama: Shqipëria është amanet i shenjtë në zemrën time

Rama: Kemi çuar në 25% territorin e zonave të mbrojtura

Rama: 90 për qind e pemëve i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu

Rama në 35-vjetorin e PS: Rrjetet sociale po keqinformojnë

Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Paraqitet në SPAK, Kryetari Bashkisë së Kolonjës Erion Isai

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara

Berisha: SHBA hoqi sanksionet për mua dhe familjen time, vendimi është marrë në interes të Amerikës

"Mos vendos flamingon në bluzë por..."/ Berisha: Dënoj provokimet e Ramës ndaj protestuesve

Berisha: Ndërkombëtarët të mbështesin fuqishëm protestën qytetare

Berisha: PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, ftoj çdo demokrat që t’i bashkohet

Megaoperacioni i SPAK, Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”

Tentohet të vidhet një Exchange në Tiranë/ Vihet në pranga autori, ishte i pajisur me një pistoletë

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Tubim madhështor! Qytetarët nuk ndalin marshimin, shkojnë drejt Astirit

Dita e 12 e protestës/ Qytetarët vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës

Mijëra qytetarë vijonë mashimin e tyre kilometrik, përsërisin kërkesën e tyre: Rama jep dorëheqje!

“Bashkohuni me ne”/ Protestuesit thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja!

Tubimi historik në Tiranë!/ Protestuesi: Populli ju ka shpallur non-grata!

Turisti amerikan i bashkohet protestës: Ne nuk jemi të frikësuar, mos ndaloni!

Ish-efektivi: E gjithë Vlora do të vij në Tiranë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend