LIVE UPDATES
Politike

“Duhet të jesh idiot të mohosh përfshirjen e Iranit"/ Rama për protestën: Nuk është fjala për flamingot, por për Donald Trump

Ai e cilësoi Iranin si një armik që futet përmes rrjeteve dixhitale dhe tenton të bëjë çorap vendin.

12 Qershor 2026, 20:05 Nga E.d
“Duhet të jesh idiot të mohosh përfshirjen e
Edi Rama

TIRANË- Lideri i qeverisë, Edi Rama tha se mediat ndërkombëtare kanë folur për protestën, jo për flamingot, por për faktin që projekti lidhet me emrin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Duke folur në 35 vjetorin e PS-së në Tiranë, ai u shpreh se në këtë situatë është përfshirë edhe Irani. 

Ai e cilësoi Iranin si një armik që futet përmes rrjeteve dixhitale dhe tenton të bëjë çorap vendin. Në fund, ai u shpreh se vendi nuk zhvillohet me patriotë që shesin flamuj, qeleshe apo shqiponja, por me investime.

Edi Rama: Një përplasje mes të mëdhenjve nuk është puna jonë. Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme, do të kishte thënë diçka për Rrjollin. Këtu fjala nuk është për flamingot, Zvërnecin apo ndonjë gjë tjetër, por për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ata nuk mund t’i përdorin shqiptarët si ‘mish për top.

Kam dëgjuar ca molotovarë që thonë nuk ka lidhje fare Irani këtu, kjo është një protestë bio. Protesta e atyre që janë shqetësuar për Zvërnecin është bio, por ajo që bëjnë vendet të cilat futen armiqësisht në trupin e një vendin tjetër, është shfrytëzimi i protestave bio, i mërzive, sëkëlldimeve bio dhe pastaj e dinë ata çfarë bëjnë se duhet të jesh idiot të mohosh përfshirjen e të vetmit vend armik të Shqipërisë, të Republikës Khomeiniste të Iranit.

Nuk është e rëndësishme sa shumë ka lidhje të drejtpërdrejta një armik që futet përmes rrjeteve dixhitale dhe tenton të bëjë çorap vendin tënd. Nuk është si fijet që priten, por sesi të shfrytëzon ty për ta bërë çorap vendin tënd.

Si shpjegohet që është hedhur përpjetë gjithë dynjaja në Greqi? Sepse jemi futur në territorin e një konkurrence të ashpër që ka vite që e zotëron këtë treg. O do të pranojmë që do të rrimë mbrapa, o do të vendosim që do të ecim për të kaluar në ligën e tyre përfundimisht.

O do të pranojmë që Greqia, Kroacia, Mali i Zi do t’u ofrojnë mikpritje atyre që janë më të pasur dhe ne do të jemi vendi që do të vijnë me bukë me vete turistët, o do të bëhemi si Dubai në kuptimin e atraksionit për Lindjen e Mesme. Do t’i themi jo investitorit arab, mos hajde se ne kemi frikë të ëndërrojmë, të zhvillohemi, të rritemi, të pasurojmë vendin tonë? Me çfarë do ta bëjnë Shqipërinë këta patriotët, do të shesin flamuj, qeleshe apo shqiponja?./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll

Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll, banorët heqin gardhin dhe telat me gjemba

Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll, banorët heqin gardhin dhe telat me gjemba

Pas rrethimit të truallit me tela me gjemba, banorët e Rrjollit dalin sërish në protestë

“Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!

Prapaskenat e tensioneve në shesh, djali i Paulin Sterkajt fyeu influenceren dhe protestuesit

Rama për protestën: Nuk është fjala për flamingot, por për Donald Trump

“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/ Rama: Shqipëria e 2030 do jetë në BE

“Ky është investimi i madh që i ka ardhur Shqipërisë”/ Rama: Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme...

Rama për projektin në Zvërnec: Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë

Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!

Rama: Nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve, por interesta e Shqipërisë

Rama: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur sa disa prej jush

Patronazhistët provokojnë protestuesit, tensione në shesh

Rama: Krenohem se i kam dhënë PS-së pa kursim gjithçka që kërkohet nga një lider

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje”/ Rama: Shqipëria është amanet i shenjtë në zemrën time

Rama: Kemi çuar në 25% territorin e zonave të mbrojtura

Rama: 90 për qind e pemëve i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu

Rama në 35-vjetorin e PS: Rrjetet sociale po keqinformojnë

Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Paraqitet në SPAK, Kryetari Bashkisë së Kolonjës Erion Isai

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara

Berisha: SHBA hoqi sanksionet për mua dhe familjen time, vendimi është marrë në interes të Amerikës

"Mos vendos flamingon në bluzë por..."/ Berisha: Dënoj provokimet e Ramës ndaj protestuesve

Berisha: Ndërkombëtarët të mbështesin fuqishëm protestën qytetare

Berisha: PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, ftoj çdo demokrat që t’i bashkohet

Megaoperacioni i SPAK, Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”

Tentohet të vidhet një Exchange në Tiranë/ Vihet në pranga autori, ishte i pajisur me një pistoletë

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Tubim madhështor! Qytetarët nuk ndalin marshimin, shkojnë drejt Astirit

Dita e 12 e protestës/ Qytetarët vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës

Mijëra qytetarë vijonë mashimin e tyre kilometrik, përsërisin kërkesën e tyre: Rama jep dorëheqje!

“Bashkohuni me ne”/ Protestuesit thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja!

Tubimi historik në Tiranë!/ Protestuesi: Populli ju ka shpallur non-grata!

Turisti amerikan i bashkohet protestës: Ne nuk jemi të frikësuar, mos ndaloni!

Ish-efektivi: E gjithë Vlora do të vij në Tiranë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend

Berisha: Nuk kam qenë kurrë non-grata në SHBA, ka pasur vetëm një ndalim hyrje

Muçi në Kuvend: Ai treni i projektligjeve ka ngecur, na thoni ta shtyjmë

‘Struc i Nartës’, Zhupa-Jaupajt: S’të vjen pak turp? Jep dorëheqjen dhe shijo jetën

Hoti në Kuvend: Rinia do ta rrëzojë qeverinë, do e largojë PS-në nga pushteti

Heqja e sanksioneve për Berishën, Shehu në Kuvend: E vërteta ka fituar, bashkë me të gjithë ne

"Jo Sali Lushën të çoni, por të shkoni dhe vetë"/ Stresi i kthehet Ballës: Sali Lusha 'tqr' ty

Balla: Non grata e Berishës vështirë të hiqet, por do e komentoj kur të shoh njoftimin zyrtar