13 Qershor 2026, 12:23
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka falenderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë ndaj tij, teksa foli për betejën 5-vjeçare ndaj sanksioneve të administratës së mëparshme amerikane. Gjatë fjalës së tij në bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Lideri i opozitës tha se qytetarët treguan guxim në këto pesë vite, ndërsa shtoi se beteja e tij ishte edhe dinjitetin e shqiptarëve.
Berisha falenderoi edhe administratën e presidentit Donald Trump dhe sekretarin amerikan Marco Rubio për atë që e cilësoi si korrigjim të një vendimi të padrejtë.
"Qytetare dhe qytetarë, demokrate e demokratë që ndiqni këtë bisedë, përsëri një mirënjohje të pakufishme ndaj jush për mbështetjen, kurajën, guximin që dëshmuat këto pesë vite në mbështetje të kauzës që unë mbrojta. Të Sali Berishës dhe betejës së tij për dinjitetin njerëzor. Unë dua t’u garantoj ju, t’u siguroj secilin prej jush se unë ndërmora këtë betejë më të vështirën e jetës sime në disa aspekte, por e ndërmora atë për të mbrojtur si dinjitetin tim, dhe dinjitetin e atyre miliona shqiptarëve, të cilët në dekada kishin votuar Sali Berishën më shumë se çdo politikan tjetër të këtij vendi. Në këtë kuadër unë besoj se bëra detyrën time si njëri prej jush. Dhe për ta mbyllur këtë, duke falënderuar edhe njëherë përzemërsisht administratën e presidentit Trump dhe sekretarin Rubio për korrigjimin që i bënë një vendimi fund e krye të padrejtë, u ftoj të mobilizojmë të gjithë energjitë tona, të bashkohemi në misionin tonë të madh, rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve dhe të ardhmes së merituar për Shqipërinë dhe shqiptarët," tha Berisha./Dosja.al
foltorja per pd sali berisha sali berish
Politike
13 Qershor 2026, 09:21
E. D
Edi Rama, Giorgia Meloni
BRUKSEL- Plani i Italisë për të rishikuar një pjesë të kërkesave për azil në Sh...
Politike
13 Qershor 2026, 08:08
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Diskutimet për një reformë të re territoriale janë në fazën e konsultimit, por ekspertë...
Politike
12 Qershor 2026, 20:05
E.d
Edi Rama
TIRANË- Lideri i qeverisë, Edi Rama tha se mediat ndërkombëtare kanë folur për protestën, jo për flam...
Politike
12 Qershor 2026, 20:02
D.S
TIRANË- Një protestuese ka ironizuar aktivitetin e PS duke u shprehur se, ish- Partia e Punës po feston 35-vjetorin.
Ndërkohë ...
Politike
12 Qershor 2026, 19:12
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se taksirati i qenurit i madh, siç është sipas tij PS-ja, është se duh...
Politike
12 Qershor 2026, 19:09
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama e cilësoi projektin i cili pritet të zhvillohet në Zvërnec si investimin më ...
Politike
12 Qershor 2026, 19:00
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë projektin e Zvërnecit. Gjatë f...
Politike
12 Qershor 2026, 18:53
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se nuk ka asnjë negociatë me protestuesit, të cilët prej 13 ditësh po pr...
Politike
12 Qershor 2026, 18:49
E.d
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ftoi të gjithë ata që janë skeptikë për projektin në Zvërnec, të ver...
Politike
12 Qershor 2026, 18:46
E.d
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se nëse akuzat që janë bërë ndaj tij do të ishin të vërteta, do ...