13 Qershor 2026, 12:41
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve që tashmë vijon në kryeqytet prej 13 ditësh. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në platformat sociale, Berisha tha se protesta është tej partive politike, ndërsa shtoi se disa slogane të opozitës së opozitës nuk duhet të errësojnë pamjen madhështore të saj.
Lideri i opozitës u ndal edhe tek antimitingu që kryesocialisti Edi Rama organizoi të premten me rastin e themelimit të 35-vjetorit të PS paralelisht me protestën qytetare, ku tha se manifestimi i socialistëve ishte fundi i partisë së krimit.
"Mos harroni se ajo protestë është tej partive politike. Në atë protestë ka qytetarë që nuk kanë qenë kurrë në parti politike, ka të rinj që nuk kanë qenë ndonjëherë në forumet e partive politike, por ka edhe dhjetëra, qindra, mijëra anëtarë të forcave politike të qendrës së djathtë dhe të majta dhe natyrshëm aty do ketë slogane që një palë do i pëlqejë, kurse një palë tjetër mund të mos i pëlqejë. Por nuk duhet të jetë kurrë ato që të errësojnë pamjen madhështore, misionin e madh të kësaj proteste. Ndaj dhe ai që i thotë vetes shqiptar dhe e do këtë vend, duhet të mendojë se si ta ndihmojë suksesin e kësaj proteste. Mos harroni një gjë, Edi Rama është një diktator autoritar, qeveris në stilin e etërve të tij.
Do më falni, e patë mitingun e tij të djeshëm? Çfarë ishte ai? Ai aty lexoi elegjinë e vetes së tij, mitingu ishte një miting funebër, de facto për të gjithë ata që i ndjekin, ai miting shënoi fundin e partisë së krimit. E një partie që u themelua në krim. E një partie që shndërroi krimin në sistem. E një partie që vazhdon krimin në të gjitha aspektet. Ndaj dhe ata qytetarë kanë nevojë të jashtëzakonshme për mbështetjen e çdo shqiptari. Nuk duhet që slogane me protagonistë opozitën e opozitës apo grupime të caktuara të dekurajojnë... Në asnjë mënyrë. Opozita e opozitës është vegël e qeverisë, por u garantoj se nuk është asgjë tjetër vetëm si ajo miza në shpinën e kalit, siç thotë Denis Diderot, që beson se e tërheq karrocën. Por atë karrocë e tërheqin, atë uragan e tërheq përgjegjësia dhe ndërgjegjja qytetare e të rinjve dhe qytetarëve shqiptarë," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
13 Qershor 2026, 12:23
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka falenderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë ndaj tij,...
Politike
13 Qershor 2026, 09:21
E. D
Edi Rama, Giorgia Meloni
BRUKSEL- Plani i Italisë për të rishikuar një pjesë të kërkesave për azil në Sh...
Politike
13 Qershor 2026, 08:08
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Diskutimet për një reformë të re territoriale janë në fazën e konsultimit, por ekspertë...
Politike
12 Qershor 2026, 20:05
E.d
Edi Rama
TIRANË- Lideri i qeverisë, Edi Rama tha se mediat ndërkombëtare kanë folur për protestën, jo për flam...
Politike
12 Qershor 2026, 20:02
D.S
TIRANË- Një protestuese ka ironizuar aktivitetin e PS duke u shprehur se, ish- Partia e Punës po feston 35-vjetorin.
Ndërkohë ...
Politike
12 Qershor 2026, 19:12
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se taksirati i qenurit i madh, siç është sipas tij PS-ja, është se duh...
Politike
12 Qershor 2026, 19:09
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama e cilësoi projektin i cili pritet të zhvillohet në Zvërnec si investimin më ...
Politike
12 Qershor 2026, 19:00
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë projektin e Zvërnecit. Gjatë f...
Politike
12 Qershor 2026, 18:53
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se nuk ka asnjë negociatë me protestuesit, të cilët prej 13 ditësh po pr...
Politike
12 Qershor 2026, 18:49
E.d
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ftoi të gjithë ata që janë skeptikë për projektin në Zvërnec, të ver...