6 Dhjetor 2023, 17:00
Nga DOSJA
ITALI - Një muaj më parë Mike Maignan deklaronte se nuk ishte ende momenti për të folur për rinovimin e kontratës, por tani diçka duket se ka ndryshuar, pasi mes agjentit të portierit numër një të kuqezinjve dhe klubit janë zhvilluar kontaktet e para. Dëshira e përbashkët është për të ecur përpara, por pengesat nuk mungojnë.
Natyrisht janë të karakterit financiar, pasi ish-portieri i Lille, që po ndiqet me interes nga Bayerni i Mynihut, ka kërkuar një pagë të rëndësishme, 8 milionë euro. Është thuajse trefishi i pagës së tij aktuale me Maignan që merr aktualisht 2.8 milionë euro, dhe kërkesa është shumë e lartë për arkat e kuqezinjve.
Maignan është një ndër portierët më të mirë në botë, e thonë faktet, edhe pse tifozët e Milanit nuk kanë hequr nga mendja gabimet në ndeshjen e San Siros me Borussian e Dortmundit. Drejtuesit e Milan kanë si synim ta mbajnë gjatë, edhe pse vështirë se mund ta përkufizojnë të paprekshëm, pasi para ofertave të veçanta, siç ndodhi me Tonalin verën e kaluar, drejtuesit e Milan do të jenë të detyruar të ulen në tavolinën e negociatave.
Sigurisht që Milani ka vendosur një çmim të lartë, pasi nuk bëhet fjalë për të folur për shifra poshtë 100 milionë eurove, mesazh që i është dhënë edhe Chelseat verën e kaluar. Verën e ardhshme në sulm për Maignan mund të hidhet Bayerni e Mynihut që e ka francezin në listën e kandidatëve për të zëvendësuar Neuer.
Në këtë mënyrë “blindimi” i tij nga ana e Milanit për një zgjatje të kontratës do të ishte veprimi ideal për Milanin, por duhen bërë llogaritë me kërkesën prej 8 milionë eurosh. Një pagë më e lartë kjo edhe se 7 milionë eurot neto që merr Rafael Leao, aktualisht lojtari më i paguar në organikën e Milanit.
B.T (Dosja.al)
Sport
6 Dhjetor 2023, 16:55
ZVICER - 28 dhjetori do të shënojë 10 vjet nga aksidenti dramatik i skive, që pësoi Michael Schumacher në...
Sport
6 Dhjetor 2023, 16:50
SHBA - Në moshën 36-vjeçare, Lionel Messi është përzgjedhur nga revista prestigjioze “Time” si “Atleti i Vit...
Sport
6 Dhjetor 2023, 16:26
FRANCE - Në më pak se katër javë, e ardhmja e Kylian Mbappé do të ndryshojë zyrtarisht. Më 1 janar, ndërkoh...
Sport
6 Dhjetor 2023, 16:10
KATAR - Më pak se një vit pasi nënshkroi një kontratë katërvjeçare me kampionët e Azisë dhe pak më shumë...
Sport
6 Dhjetor 2023, 13:13
SPANJE - Thibaut Courtois duket se ka vendosur të mos luajë me kombëtaren belge në “Euro 2024”, edhe ...
Sport
6 Dhjetor 2023, 12:35
ANGLI - Mungesa e Kurt Zouma në barazimin e West Ham me Crystal Palace të dielën befasoi shumë, pasi ai mund të mos ketë luajtur...
Sport
6 Dhjetor 2023, 12:09
ITALI - Gjithçka është e mundur për Italinë në “Euro 2024”, një kompeticion që do të zhvillohet ver...
Sport
6 Dhjetor 2023, 11:59
ITALI - Pas kritikave të ashpra që José Mourinho i bëri sulmuesit të Sassuolos, Domenico Berardi, pas ndeshjes me Romën të...
Sport
6 Dhjetor 2023, 11:33
REPUBLIKA ÇEKE - Mohamed Ihataren konsiderohej si një nga talentet më të mëdhenj të akademisë së të rinjve PSV ...
Sport
6 Dhjetor 2023, 11:23
ZVICER - Bota e futbollit është tronditur nga rrufeja në qiell të hapur që npublikuan mediat spanjolle, duek paralajmëruar nj&eu...