6 Dhjetor 2023, 12:09
Nga DOSJA

ITALI - Gjithçka është e mundur për Italinë në “Euro 2024”, një kompeticion që do të zhvillohet verën e ardhshme, në Gjermani, dhe në të cilin skuadra transalpine do të mbrojë titullin e fituar në “Euro 2020” (luajtur në 2021 për shkak të pandemisë), garanton Luciano Spalletti.
Në një intervistë për gazetën “Corriere della Sera”, ish-trajneri i Napolit beson se ka mjaft talent në kombëtare për të ëndërruar fitimin e titullit.
“Ne kemi shumë lojtarë që mund të përparojnë në Euro. Scalvini, Udogie, Scamacca, në pjesën e përparme kemi Retegui, Raspadori, Kean dhe shumë më tepër se sa njerëzit mund të mendojnë. Dua që lojtarët e mi të besojnë, ta ndjejnë atë përgjegjësi dhe të dëshmojnë se ne jemi të aftë të bëjmë histori.
Duhet t'u kthejmë italianëve të gjithë dashurinë dhe mbështetjen që na japin, duam që vendi të festojë sërish”,- tha Spalletti, duke njohur, megjithatë, një mision të mprehtë, pikërisht në fazën e grupeve, ku italianët do të përballen me Spanjën, Kroacinë dhe Shqipërinë.
“Sigurisht që tre skuadrat e tjera nuk do të ishin të lumtura për t’u përballur me Italinë nga vazoja e katërt. Fatkeqësisht, ne e dinim se kjo mund të ndodhte. Është një grup shumë i fortë, por nuk i vë kufi këtij ekipi”, shtoi trajneri.
B.T (Dosja.al)
Sport
6 Dhjetor 2023, 11:59
ITALI - Pas kritikave të ashpra që José Mourinho i bëri sulmuesit të Sassuolos, Domenico Berardi, pas ndeshjes me Romën të...
Sport
6 Dhjetor 2023, 11:33
REPUBLIKA ÇEKE - Mohamed Ihataren konsiderohej si një nga talentet më të mëdhenj të akademisë së të rinjve PSV ...
Sport
6 Dhjetor 2023, 11:23
ZVICER - Bota e futbollit është tronditur nga rrufeja në qiell të hapur që npublikuan mediat spanjolle, duek paralajmëruar nj&eu...
Sport
6 Dhjetor 2023, 11:20
ZVICER - 2023 po i vjen fundi. Një vit plot ndeshje dhe një numër gjithnjë në rritje vitet e fundit, duke sjellë edhe polemika t&e...
Sport
6 Dhjetor 2023, 11:12
FRANCE - Fitorja e Paris FC ndaj Rodez (2-0), të martën gjatë ditës së 17-të të Ligue 2, do të shënohet nga ...
Sport
6 Dhjetor 2023, 11:05
GJERMANI - Futbollisti i Mainz dhe i Gjermanisë U21, Brajan Gruda raportohet se i është ofruar shansi të luajë për Shqipërin&...
Sport
6 Dhjetor 2023, 10:30
SPANJE - Jude Bellingham ishte fituesi i madh në votimin e muajit të kaluar të gazetës "Tuttosport" për titullin "Gold...
Sport
6 Dhjetor 2023, 10:27
TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit ka përzgjedhur kampin bazë ku do të stacionohet Kombëtarja shqiptare gjatë ditëve të...
Sport
6 Dhjetor 2023, 10:00
ANGLI - Roberto De Zerbi dëshmoi vlerën e tij në tokën italiane, duke e vendosur Sassuolon fort në hartën e futbollit të ve...
Sport
6 Dhjetor 2023, 09:30
ANGLI - Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se ai ende e ndjen se skuadra e tij do ta fitojë Premier League për...