Dita e 14 e protestës shoqërohet me pjesëmarrje masive nga diaspora/ Nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jep dorëheqjen
Dita e 14-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”: Rama jep dor...
Dita e 14-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”: Rama jep dor...
Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë 13 Qershor...
“Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë 13 Qershor, 11:20 ...
"Duhet me shku në Zvërnec me pa ato pronat"/ Adrian Rama dhe Artur Shehu takime në Stamboll në 2020: Vila po më thot&eu...
Kjo ka zbuluar një konflikt të dukshëm midis FIFA-s dhe UEFA-s, sepse këto organizata janë në këndvështrime krejtësisht të ndryshme për çështjen më të rëndësishme në futbollin botëror për momentin.

ZVICER - Bota e futbollit është tronditur nga rrufeja në qiell të hapur që npublikuan mediat spanjolle, duek paralajmëruar një revolucion që do të ndodhë me kupat e europës dhe botën arabe. Të paktën një finale e Ligës së Kampionëve deri në vitin 2030 thuhet se do të luhet në Abu Dhabi pasi UEFA nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi prej 2.4 miliardë dollarësh me qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe si një grusht ndaj projektit të Superligës të udhëhequr me sa duket nga FIFA dhe Arabia Saudite.
Sigurisht, pika më e rëndësishme në kontratën e pretenduar është se një nga finalet e kompeticionit më elitar europian do të zhvendoset në Emiratet, dhe këtë lajm të pabesueshëm e ka publikuar gazeta spanjolle “OK Diario”.
Siç thuhet në tekst, negociatat mes ekipit të marketingut UEFE dhe Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë zgjatur për disa muaj dhe në fund është nënshkruar një kontratë që kënaq të dyja palët. Vendim ka marrë miratimin nga autoritetet më të larta, presidenti Alexander Ceferin dhe Kryeministri i Emirateve Mohammed bin Rashid Al Maktoum.
Dyshohet se së shpejti do të nënshkruhet një kontratë gjashtëvjeçare për shpërndarjen e të drejtave televizive dhe mediat spanjolle pretendojnë se ky bashkëpunim është një formë lufte dhe pasojë e humbjes së pritshme në betejën ligjore që po zhvillohet kundër klubeve themeluese të Superligën të mbyllur në dukje nga Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian në Luksemburg.

Pas përfundimit të procesit para autoriteteve gjyqësore, Real Madrid, Barcelona dhe Juventus (si tre klubet e mbetura në Superligën e formuar) do ti lihet hapsirë për të zhvilluar më tej projektin e tyre. Nëse do t'u besohet mediave spanjolle, atyre do t'u bashkohen katër klube nga Liga Pro Saudite dhe se "të jashtëligjshmit" evropianë do të marrin një buxhet jashtëzakonisht të madh për zhvillimin e mëtejshëm të këtij projekti megaloman, të gjitha me mbështetjen e heshtur të FIFA-s.
Kjo ka zbuluar një konflikt të dukshëm midis FIFA-s dhe UEFA-s, sepse këto organizata janë në këndvështrime krejtësisht të ndryshme për çështjen më të rëndësishme në futbollin botëror për momentin.

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Čeferin dhe gjithë anëtarët e tjerë të organizatës ombrellë evropiane, duan të sigurojnë buxhetin më të madh të mundshëm dhe një fond çmimesh drastikisht më të madh, që do t'i mundësonte të angazhoheshin në luftën kundër investimeve të paarsyeshme të vendit të Princit Mohammed bin Salman. Kontrata duhet të zyrtarizohet më 8 shkurt 2024 në një mbledhje të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Zëvendës sekretari i Përgjithshëm Giorgio Marchetti po punon me shpejtësi për zbatiminin e këtij projekti.
Abu Dhabi, si një qytet i kontrolluar drejtpërdrejt nga familja mbretërore Bin Zayed, do të bëhej kështu sponsori kryesor i UEFA-s dhe për organizimin e vetëm një ndeshjeje do të ndaheshin 120 milionë euro. Gjithashtu, ky qytet do të ishte pritësi i rregullt i Superkupës së Europës, i cili do të ndryshonte format dhe në të do të merrnin pjesë katër skuadra.

Kanë ardhur mohimet nga UEFA
Megjithatë, mohimet nga Shtëpia Evropiane e Futbollit mbërritën shpejt. UEFA ka mohuar kategorikisht se ka ndonjë “luftë” mes kësaj organizate dhe FIFA-s dhe po ashtu thuhet se kjo nuk është hera e parë që tabloidet spanjolle të këtij profili përhapin gënjeshtra për Shtëpinë Evropiane të Futbollit dhe se kjo praktikë ka po bëhen më të shpeshta me afrimin e ditës së vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për çështjen e Superligës.
B.T (Dosja.al)
ZVICER - 2023 po i vjen fundi. Një vit plot ndeshje dhe një numër gjithnjë në rritje vitet e fundit, duke sjellë edhe polemika t&e...
FRANCE - Fitorja e Paris FC ndaj Rodez (2-0), të martën gjatë ditës së 17-të të Ligue 2, do të shënohet nga ...
GJERMANI - Futbollisti i Mainz dhe i Gjermanisë U21, Brajan Gruda raportohet se i është ofruar shansi të luajë për Shqipërin&...
SPANJE - Jude Bellingham ishte fituesi i madh në votimin e muajit të kaluar të gazetës "Tuttosport" për titullin "Gold...
TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit ka përzgjedhur kampin bazë ku do të stacionohet Kombëtarja shqiptare gjatë ditëve të...
ANGLI - Roberto De Zerbi dëshmoi vlerën e tij në tokën italiane, duke e vendosur Sassuolon fort në hartën e futbollit të ve...
ANGLI - Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se ai ende e ndjen se skuadra e tij do ta fitojë Premier League për...
PORTUGALI - Në një intervistë në dokumentarin 'Campeones, um ano después', mbrojtësi argjentinas Nicolas Otamendi nuk i ka mba...
SPANJE - FC Barcelona njoftoi të martën pasdite se Marc ter Stegen "do t'i nënshtrohet një operacioni këtë j...
ANGLI - Klima po tensionohet në Mançester! Ndërsa “Djajtë e Kuq” kanë fillimin më të keq të sezonit...