6 Dhjetor 2023, 16:50
Nga DOSJA

SHBA - Në moshën 36-vjeçare, Lionel Messi është përzgjedhur nga revista prestigjioze “Time” si “Atleti i Vitit”. Në intervistën për “Times”, argjentinasi tregoi hapur edhe dilemat e tij mbi të ardhmen pasi vendosi të largohej nga Paris Saint-Germain këtë verë. “Pleshti” theksoi se kishte një moment kur u tundua nga mundësia për të vijuar karrierën në Arabinë Saudite, ndërsa shtoi se ideja e rikthimit në Barcelonë ishte diçka konkrete.
“E vërteta është se kisha disa opsione në tryezë, ishin interesante dhe më duhej t’i analizoja mirë së bashku me familjen. Dua të theksoj se opsioni im i parë ishte të rikthehesha në Barcelonë, por nuk ishte e mundur. Negociova për rikthimin tim te Barça, por nuk ndodhi. Më pas mendova shumë edhe për një kalim në Arabinë Saudite.

E njoh mirë vendin dhe kanë krijuar një kampionat shumë konkurrues që në të ardhmen mund të bëhet edhe më shumë i fortë. Si ambassador i atij vendi, e pranoj se ishte një destinacion që më tërhiqte. Sidomos pasi ia kam kaluar mirë dhe më ka pëlqyer çdo vend që kam vizituar atje.
Më pëlqen shumë ideja që kanë investuar aq shumë në futboll dhe pak nga pak po krijon një garë të nivelit të lartë. Në fund, isha në dilem nëse duhej të zgjidhja Arabinë Saudite apo Amerikën, të dyja alternativat më dukeshin shumë interesante”, u shpreh Messi që tashmë është pjesë e Inter Miami në kampionatin amerikan, MLS.
B.T (Dosja.al)
Sport
6 Dhjetor 2023, 16:26
FRANCE - Në më pak se katër javë, e ardhmja e Kylian Mbappé do të ndryshojë zyrtarisht. Më 1 janar, ndërkoh...
Sport
6 Dhjetor 2023, 16:10
KATAR - Më pak se një vit pasi nënshkroi një kontratë katërvjeçare me kampionët e Azisë dhe pak më shumë...
Sport
6 Dhjetor 2023, 13:13
SPANJE - Thibaut Courtois duket se ka vendosur të mos luajë me kombëtaren belge në “Euro 2024”, edhe ...
Sport
6 Dhjetor 2023, 12:35
ANGLI - Mungesa e Kurt Zouma në barazimin e West Ham me Crystal Palace të dielën befasoi shumë, pasi ai mund të mos ketë luajtur...
Sport
6 Dhjetor 2023, 12:09
ITALI - Gjithçka është e mundur për Italinë në “Euro 2024”, një kompeticion që do të zhvillohet ver...
Sport
6 Dhjetor 2023, 11:59
ITALI - Pas kritikave të ashpra që José Mourinho i bëri sulmuesit të Sassuolos, Domenico Berardi, pas ndeshjes me Romën të...
Sport
6 Dhjetor 2023, 11:33
REPUBLIKA ÇEKE - Mohamed Ihataren konsiderohej si një nga talentet më të mëdhenj të akademisë së të rinjve PSV ...
Sport
6 Dhjetor 2023, 11:23
ZVICER - Bota e futbollit është tronditur nga rrufeja në qiell të hapur që npublikuan mediat spanjolle, duek paralajmëruar nj&eu...
Sport
6 Dhjetor 2023, 11:20
ZVICER - 2023 po i vjen fundi. Një vit plot ndeshje dhe një numër gjithnjë në rritje vitet e fundit, duke sjellë edhe polemika t&e...
Sport
6 Dhjetor 2023, 11:12
FRANCE - Fitorja e Paris FC ndaj Rodez (2-0), të martën gjatë ditës së 17-të të Ligue 2, do të shënohet nga ...