LIVE UPDATES
Editorial

Përtej largimit dhe burgut!

Thirrjet “Rama, jep dorëheqjen”, “Rama në burg”, “Berisha në burg” janë shprehje të një pakënaqësie të akumuluar prej vitesh.

14 Qershor 2026, 15:22 Nga D.S
Përtej largimit dhe burgut!
Lufti Dervishi

Përtej largimit dhe burgut!

1.
Thirrjet “Rama, jep dorëheqjen”, “Rama në burg”, “Berisha në burg” janë shprehje të një pakënaqësie të akumuluar prej vitesh. Ato dëshmojnë një mosbesim të thellë që shkon përtej pushtetit: qytetarët nuk besojnë më as te opozita, as te mediat, as tek elitat ekonomike apo ato universitare/akademike. Në thelb, sot po kontestohet vetë funksionimi i sistemit.
2.
Shtrirja e protestës në diasporë e bën këtë realitet edhe më të qartë. Ajo nuk lidhet thjesht me një vendim apo projekt specifik; është revoltë ndaj një modeli zhvillimi që nuk prodhon mundësi për shumicën. Një model që dëbon çdo vit mijëra të rinj përmes emigrimit dhe që perceptohet si një mekanizëm që ecën vaj për një pakicë, por ka ngecur për pjesën tjetër të shoqërisë.
3.
Ajo që ndihet në ajër është kërkesa emergjente për ndryshim. Veçse ndryshimi nuk duhet ngatërruar me hakmarrjen. Nëse thirrjet për burg shndërrohen në kërkesë që drejtësinë ta japë turma, atëherë rrezikojmë të kthehemi pas në kohë. Shqipëria e ka provuar një herë logjikën ku armiku shpallej në shesh dhe vendimi jepej para se të fliste gjykata. Pasojat e asaj kulture politike i kemi paguar për dekada, duke ndërtuar komunizmin më të egër në gjithë Lindjen Komuniste.
4.
Prandaj, përtej logjikës klasike të revolucioneve historike që shembin gjithçka për të sjellë shpesh një arbitraritet të ri, kapërcimi i kësaj krize kërkon një transformim të thellë institucional, jo shpërbërje të shtetit. Ndryshimi i vërtetë rrënjësor nuk vjen kur institucionet zëvendësohen nga sheshet, por kur ato çlirohen nga kapja politike dhe fitojnë besimin e qytetarëve, duke forcuar shtetin e së drejtës.
Një thënie e njohur e John F. Kennedy-t mbetet fatkeqësisht aktuale: “Ata që e bëjnë të pamundur revolucionin paqësor, e bëjnë të pashmangshëm revolucionin e dhunshëm.” Pikërisht këtu duhet të fillojë kthesa.
5.
Mjaftimi i shumicës me një deklaratë formale se "respektohet e drejta e protestës", duke numëruar protestuesit e duke pritur që njerëzit t'i largojë vapa, Botërori apo lodhja, është sa naiv, aq edhe i rrezikshëm.
6.
Edhe opozita përbalhet me një mesazh të qartë. Për vite me radhë atyre që votojnë u është ofruar zgjedhja: ose me njërin, ose me tjetrin. Protestuesit po thonë: as me njërin, as me tjetrin. Kjo nuk do të thotë se opozita nuk ka ngritur probleme reale apo nuk ka bërë denoncime të forta e protesta. Por protesta e këtyre dy javëve po dëshmon se ekziston një segment i gjerë qytetarësh që nuk gjejnë më përfaqësim te aktorët ekzistues politikë. Kjo kërkon reflektim, rinovim dhe aftësi për të qenë në sinkron me situatën.
Nëse deri tani ka munguar vullneti për të luftuar korrupsionin, klientelizmin dhe monopolet, pyetja që shtrohet sot është: a mund të krijohet një vullnet i ri politik? Një model ku suksesi varet nga meritokracia dhe ku tregu nuk deformohet nga privilegjet e pushtetit.
7.
Pyetja e madhe që qëndron pezull mbi sheshe është nëse ky presion i rrugës do të mbetet një lëvizje amorfe presioni, apo do të ketë guximin dhe pjekurinë të marrë formën e një lëvizjeje të re politike. Historia na mëson se revolta pa organizim thjesht riciklon elitat e vjetra. Që ky vrull të mos tretet si valë e radhës, ai duhet të kapërcejë fazën e refuzimit dhe të kthehet në strukturë: një platformë e re, e lindur nga poshtë, që nuk synon thjesht zëvendësimin e emrave, por transformimin e rregullave të lojës dhe përfaqësimin e asaj Shqipërie që sot nuk e gjen veten në asnjë logo ekzistuese. Çfarëdo që të ndodhë, protesta tashmë e ka ndryshuar Shqipërinë.
8.
Reflektim kërkohet edhe nga elita ekonomike. Debati nuk është nëse duhet ndëshkuar suksesi apo kapitali, por sa i ndershëm është tregu. Kur hendeku mes fituesve dhe humbësve thellohet në mënyrë të frikshme, sistemi rrezikon të shpërthejë. Ashtu sikundër komunizmi i egër la pasoja, edhe kapitalizmi i egër ka kostot e veta sociale. Biznesi i madh (oligarkët) duhet të shkëputet nga varësia ndaj tenderëve publikë dhe favoreve politike, duke u orientuar drejt përgjegjësisë sociale, rritjes së dinjitetshme të pagave dhe konkurrencës së pastër.
9.
Reflektim kërkohet edhe nga universitetet dhe akademia. Në shumë prej debateve më të rëndësishme publike, zëri i ekspertizës ka munguar ose ka qenë i zbehtë. Një shoqëri nuk mund të mbështetet vetëm te politikanët dhe analistët. Vendi ka nevojë edhe për mendimin kritik të studiuesve, profesorëve dhe institucioneve akademike, që të ofrojnë zgjidhje shkencore për rënien demografike, si dhe për reformat zgjedhore, territoriale, ekonomike e arsimore.
10.
Qytetarëve u ka ardhur në majë të hundës nga debatet banale e të pafundme në media; ata kanë nevojë për informacion, jo për propagandë; për analiza, jo për etiketime. Media duhet të kthehet te misioni i saj: investigimi, verifikimi i fakteve dhe mbajtja e pushtetit në skaner. Ajo nuk mund të jetë as zëdhënëse e qeverisë, por as gjykatë popullore që bën linçime digjitale.
11.
Natyrisht, në çdo protestë masive ka zemërim dhe emocione që herë pas herë kalojnë në teprime. Por pakënaqësia legjitime nuk mund të justifikojë dhunën verbale apo linçimin e kujtdo që mendon ndryshe, qofshin këta edhe gazetarë të identifikuar si mbrojtës të qeverisë. Liria e shprehjes është elementi themelor që e ndan një protestë qytetare nga anarkia. Linçimi është e kundërta e protestës paqësore.
12.
Ndryshimi nuk ka qenë kurrë i lehtë; ai kërkon durim, sakrificë dhe pjekuri. Por sot, përgjegjësia kryesore bie mbi ata që kanë timonin e vendimmarrjes. Historia tregon se krizat e mëdha nuk zgjidhen duke pritur që koha t'i zbehë ato. A do të lexohet në kohë mesazhi i protestës për ndryshim, apo do të vijohet me të vjetrën, duke pritur që stuhia të kalojë vetvetiu?!

lufti dervishi

Sondazh

Poll
Editorial 11 Qershor 2026, 10:04 Meri Lika

QEVERIA E KOLLTUKUT

Ishte një mëngjes i zakonshëm në zyrën e Kryeministrit. Nga ato mëngjeset ku pushteti nuk mendon si të qeverisë, por si ...

Editorial 7 Qershor 2026, 09:21 Meri Lika

PROTESTUESI ZERO

Politika e të gjitha krahëve është duke kërkuar dëshpërimisht "protestuesin zero". Po, pikërisht atë, njësoj...

Editorial 3 Qershor 2026, 13:44 Mirko Mecaj

Pse protestojnë shqiptarët

Shqipëria po hyn në një fazë ku konflikti politik po transformohet në konflikt mbi aksesin te prona dhe kapitali. Për afro 15 vj...

Editorial 1 Qershor 2026, 21:14 Irena Beqiraj

Ti vetëm ik!

Ik sot, po munde, se mund të mbrohemi nga të huajt më lehtë sesa ç’mund të mbrohemi nga budallallëku funksional q&e...

Editorial 24 Maj 2026, 14:23 Meri Lika

DOKTORI FITOI!

Le ta themi hapur: Sali Berisha fitoi!Ai e tregoi se është bërë nga brumi i atyre që nuk dorëzohen.Ndërsa të tjerë...

Emigrantët shqiptarë protestojnë në Berlin, kërkojnë largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi

Emigrantët shqiptarë protestojnë në Berlin, kërkojnë largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi

Aksident i rëndë në aksin Pogradec–Lin, një person humb jetën, 4 të plagosur

“E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më”/ Nëna e Martin Canit: Duam drejtësi

Qytetarët rreshtojnë atletet para Kryeministrisë, si simbol i largimit të rinisë nga Shqipëria

Banorët e Rrjollit shembin rrethimin rrethues, debat me policët: Jemi bijtë e këtij populli

Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë

Berisha: E mbrojta dinjitetin tim në gjykatë, do të rikthehem në SHBA dhe do të takoj miqtë e mi

Berisha: Disa slogane të opozitës së opozites nuk duhet të errësojnë pamjen madhështore të protestës

Berisha falënderon qytetarët për mbështetjen: Treguat guxim këto pesë vite

Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll, banorët heqin gardhin dhe telat me gjemba

Pas rrethimit të truallit me tela me gjemba, banorët e Rrjollit dalin sërish në protestë

“Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!

Prapaskenat e tensioneve në shesh, djali i Paulin Sterkajt fyeu influenceren dhe protestuesit

Rama për protestën: Nuk është fjala për flamingot, por për Donald Trump

“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/ Rama: Shqipëria e 2030 do jetë në BE

“Ky është investimi i madh që i ka ardhur Shqipërisë”/ Rama: Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme...

Rama për projektin në Zvërnec: Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë

Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!

Rama: Nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve, por interesta e Shqipërisë

Rama: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur sa disa prej jush

Patronazhistët provokojnë protestuesit, tensione në shesh

Rama: Krenohem se i kam dhënë PS-së pa kursim gjithçka që kërkohet nga një lider

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje”/ Rama: Shqipëria është amanet i shenjtë në zemrën time

Rama: Kemi çuar në 25% territorin e zonave të mbrojtura

Rama: 90 për qind e pemëve i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu

Rama në 35-vjetorin e PS: Rrjetet sociale po keqinformojnë

Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Paraqitet në SPAK, Kryetari Bashkisë së Kolonjës Erion Isai

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara

Berisha: SHBA hoqi sanksionet për mua dhe familjen time, vendimi është marrë në interes të Amerikës

"Mos vendos flamingon në bluzë por..."/ Berisha: Dënoj provokimet e Ramës ndaj protestuesve

Berisha: Ndërkombëtarët të mbështesin fuqishëm protestën qytetare

Berisha: PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, ftoj çdo demokrat që t’i bashkohet

Megaoperacioni i SPAK, Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”

Tentohet të vidhet një Exchange në Tiranë/ Vihet në pranga autori, ishte i pajisur me një pistoletë

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Tubim madhështor! Qytetarët nuk ndalin marshimin, shkojnë drejt Astirit

Dita e 12 e protestës/ Qytetarët vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës

Mijëra qytetarë vijonë mashimin e tyre kilometrik, përsërisin kërkesën e tyre: Rama jep dorëheqje!

“Bashkohuni me ne”/ Protestuesit thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja!

Tubimi historik në Tiranë!/ Protestuesi: Populli ju ka shpallur non-grata!

Turisti amerikan i bashkohet protestës: Ne nuk jemi të frikësuar, mos ndaloni!

Ish-efektivi: E gjithë Vlora do të vij në Tiranë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë