14 Qershor 2026, 10:01
Nga I.A

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është renditur e para në Ballkanin Perëndimor për transparencën buxhetore, sipas rezultateve të Anketës së Buxhetit të Hapur 2025. Në podcastin “Flasim”, Rama e cilësoi këtë si një vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar, që sipas tij dëshmon progresin e bërë në mirëqeverisje dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve.
“Një tjetër vlerësim për Shqipërinë si vendi lider në Ballkanin Perëndimor. Për çfarë? Për transparencën buxhetore. Një vlerësim ndërkombëtar domethënës: Anketa e Buxhetit të Hapur 2025, e realizuar nga partneriteti ndërkombëtar për buxhetin, që e rendit Shqipërinë të parën në Ballkanin Perëndimor për transparencën buxhetore. Një rezultat i rëndësishëm që mat një nga elementët themelorë të mirëqeverisjes: sa i hapur është shteti ndaj qytetarëve në mënyrën se si mbledh, administron dhe shpenzon fondet publike. Nga 38 pikë në vitin 2015, Shqipëria është 64 pikë në vitin 2025, pra thuajse dyfishin. Shqipëria ka shënuar progresin më të madh historik në këtë tregues, krahasuar me vendet e tjera.
Ka më shumë rëndësi fakti, madje, se nuk bëhet fjalë për një përmirësim të rastësishëm, por për një rezultat të një dekade reformash, digjitalizimi, rritje standardesh të raportimit dhe forcimit të mekanizmave llogaridhënës. Dhe, në një kohë kur vendi po afrohet në Bashkimin Europian dhe po tërheq investime gjithnjë më të mëdha ndërkombëtare, transparenca nuk është vetëm një standard demokratik, ai është një kusht i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për besimin. Natyrisht, kemi nevojë të bëjmë më shumë në këtë drejtim dhe kemi nevojë të rritemi më shumë. Dhe këtë e bëjmë duke vazhduar punën dhe duke synuar, jo më vendin e parë në rajon, por nivelin mbi mesatar të shteteve anëtare të Bashkimit Europian”, tha Rama./Dosja.al
edi rama
Politike
14 Qershor 2026, 09:42
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shprehur shqetësimin për ndikimin që protestat po japin në sektorin e turizmit, duke par...
Politike
14 Qershor 2026, 09:35
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 51 ulëse në Kuvendin e Kosovës pas përpunimit të rreth 20 p&eu...
Politike
13 Qershor 2026, 19:33
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar, pas thirrjeve të djeshme të rinisë në koncertin e këngëtarit Ylli Lim...
Politike
13 Qershor 2026, 15:03
E. D
Arlind Qori
TIRANË- Kreu i Partisë, Lëvizja Bashkë, Arlind Qori bashkë me deputetin Redi Muçiu iu bashkuan protest&eum...
Politike
13 Qershor 2026, 13:42
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Komisioni Evropian ka shprehur shqetësim lidhur me projektin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit, q...
Politike
13 Qershor 2026, 13:23
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal te protestat që po zhvillohen prej disa ditësh në vend dhe q&...
Politike
13 Qershor 2026, 13:17
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha rikonfirmoi edhe njëherë se do të rikthehet në SHBA për t&...
Politike
13 Qershor 2026, 12:41
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve që tashm...
Politike
13 Qershor 2026, 12:23
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka falenderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë ndaj tij,...
Politike
13 Qershor 2026, 09:21
E. D
Edi Rama, Giorgia Meloni
BRUKSEL- Plani i Italisë për të rishikuar një pjesë të kërkesave për azil në Sh...