Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Por nëse në një farë mënyre, brenda kokës së shumë njerëzve të tillë krijohet në mënyrë të njëherëshme vetëdije klasore për këtë “fat” të tyrin të parashkruar, sapo kemi përftuar barut të gatshëm për shpërthim. Vetëdija klasore është të kuptuarit se tashmë pushteti politik, ku ti teorikisht mund të ndërhysh me votë ose protestë, ka krijuar një armaturë rregullash të ekonomisë, brenda të cilave ata si puna jote do të lindin dhe vdesin brekëgrisur.

Shqipëria po hyn në një fazë ku konflikti politik po transformohet në konflikt mbi aksesin te prona dhe kapitali. Për afro 15 vjet, shqiptarët shikojnë sesi të fitosh pronësi po bëhet përditë e më e pamundur. Individualisht, kjo është stresuese por vetëm kaq. Maksimumi, ai të cilit iu mbush kupa, e zgjidh këtë me një therje me komshiun, kushëririn, sekserin kadastral, oficerin bankar të kredisë, apo fundja edhe me veten. Për të mos u marrë me asgjë nga këto, më kollaj fare, mbledh plaçkat për në Gjermani.
Por nëse në një farë mënyre, brenda kokës së shumë njerëzve të tillë krijohet në mënyrë të njëherëshme vetëdije klasore për këtë “fat” të tyrin të parashkruar, sapo kemi përftuar barut të gatshëm për shpërthim. Vetëdija klasore është të kuptuarit se tashmë pushteti politik, ku ti teorikisht mund të ndërhysh me votë ose protestë, ka krijuar një armaturë rregullash të ekonomisë, brenda të cilave ata si puna jote do të lindin dhe vdesin brekëgrisur.
Nëse ky fatalitet pastaj, vuloset edhe publikisht me grushta e zvarritje për të ngjashmin tënd që u ankua pse disa janë të nënës e disa të njerkës – atëherë këtu kemi recetën për revoltë. Prej këtu lindin lëvizje të rrezikshme në potencialin e vet shpërthyes. Diçka si imunitet tufe pa udhëheqësi, pa axhendë, pa strategji. Thjesht kaos i pastër krijues, si ato murmuracionet e sinkronizuara ajrore të zogjve që teksa lëvizin një trup i vetëm i sheh tek krijojnë figura 3D me fluturimin e tufës së tyre.
Në fund të ditës kjo e Tiranës në këto ditë vere, është një protestë për pronësimin. Jo për pronën, por për pronësimin. Procesin e arritjes tek prona dhe shfytëzimin e saj për të krijuar pasuri, ose të paktën, një mundësi. Kjo është një protestë për shprehjen e frustrimit nga eleminimi thuajse total i mundësive që dikush të posedojë pronë apo mjete prodhimi në po atë masë apo mënyrë, sikurse këto mundësi u jepen atyre që kanë akses politik, kapital edhe pse të dyshimtë apo edhe thjesht iniciativë vetëvrasëse prej aventurieri.
Pse xhanëm një gjë kaq bazike dhe e thjeshtë sa ç’është të të jepet mundësia ta provosh, duhet të jetë një privilegj kaq ekskluziv?
Kjo i acaron shqiptarët, sidomos ata të një brezi të ri të cilët nuk vuajnë për një pagë 800-1200 euro në muaj të siguruar si banakierë, aktorë, gazetarë, përkthyes, agjentë imobliiarë a zyrtarë të vegjël turlilloj shërbimesh, e që njëfarësoj janë në gjendje të sigurojnë një jetesë të thjeshtë. Ata nuk janë të kërcënuar nga varfëria imediate dhe nuk kanë frikë prej saj. Frika e tyre është se janë përjashtuar përfundimisht nga mundësia për të për të ngjitur shkallët ekonomike. Brezi i ri urban shqiptar nuk është proletariat klasik. Nuk është as i varfër. Nuk është as i papunë. Është një shtresë që punon, konsumon, udhëton, merr kredi, ka arsim, por nuk arrin të akumulojë kapital.
Dhe kjo është në thelb revolta e atyre që janë në gjendje të kuptojnë se gjendja ku janë, është limiti, pika ku mbaron rruga. Ky është fundi i horizontit të tyre nëse thesht duan të jetojnë normalisht, ndershëm dhe nuk duan të jenë të gatshëm të kërkojnë shortcuts politikë, kriminalë apo migratorë. Këtij shqetësimi, as qeveria as opozita, nuk është në gjendje t’i japë përgjigje, e për këtë arsye të dyja perceptohen prej këtyre njerëzve, si e njëjta e keqe.
Këta njerëz nuk jetojnë në Hënë. Ata shikojnë sesi miliona, miliarda euro, dollarë, lekë mund të fitohen nga shfrytëzimi i pronës në këtë vend, porse ata vetë janë të përjashtuar nga ky premtim të cilin ata e përjetojnë thjesht si spektatorët në kinema një film me fantashkencë. Kapitali i tyre i vogël e i përkohshëm, i krijuar prej pagës, si dhe rreziku që janë të gatshëm të marrin me kredi, nuk ua mundëson pjesëmarrjen tek gostia e ardhme e mirëqenies së një grushti të privilegjuarish. Sistemi është mbyllur, mbase pa dashje, mbase korruptivisht. Ata s’duan më t’ia dinë se si ka ndodhur. Tani është vonë për analiza. Po ashtu, ata që janë në krahun tjetër të spektrit politik nuk premtojnë të ndryshojnë diçka në zembrekun e këtij mekanizmi. Ashensorit social i janë çaktivizuar butonat për në katet e sipërme dhe askush nuk merr përsipër ta rregullojë.
Njerëzve u është mbushur kupa me reklamimin fals të kapitalizmit oligarkik shqiptar si sistem i mundësive dhe për këtë arsye i kanë bashkuar lotët në një dallgë. Lojërave të fjalëve, hileve ligjore, marifeteve elektorale dhe taktikave të ulëta të atyre që e kanë ngritur gradualisht këtë sistem po u afrohet fundi. Sot apo nesër, kjo dallgë mund t’i fshijë të gjithë pa mëshirë./Dosja.al
Meri Lika Nga pikëvështrimi i profesionit tim, çdo pasuri publike mbart një vlerë të jashtëzakonshme për komunite...
Ik sot, po munde, se mund të mbrohemi nga të huajt më lehtë sesa ç’mund të mbrohemi nga budallallëku funksional q&e...
Le ta themi hapur: Sali Berisha fitoi!Ai e tregoi se është bërë nga brumi i atyre që nuk dorëzohen.Ndërsa të tjerë...
Sot nuk po marshojmë vetëm për krenari.Po marshojmë për mbijetesë.Po marshojmë në një kohë kur politika shqi...
Kur Mario Kempes erdhi në Lushnjë, nuk kërkoi as pasaportë, as leje banimi. Erdhi, pa, dhe u largua me avionin e fundit. Sylvinho, Zabalet...
Agim Nesho Ne nuk e kishim besuar asnjëherë që Europa kishte nevojë për Talibanizmin perëndimor, për të mbijetuar n...
Për kombin tonë, integrimi europian është më shumë se pranimi në familjen europiane. Ky është momenti historik ku...
Endri Xhafo Pashë sot avokatin e të pandehurit Erion Veliaj, Plarent Ndrecën, që "qahej" në një konferencë për shty...
Agim Nesho Integrimi i Edi Ramës në Bashkimin Europian duhet të jetë një nga pikësynimet kryesore të BE-së. Gabimis...
Ermal Mulosmani Qëllimi më i qartë i çdo opozite në botë është gjetja e mënyrës për të shkuar...