44 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për largimin e kryeministrit nga pushteti: Rama jep dorëheqje
Dita e 44-të e protestës/ Profesor Lush Susaj: Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real 13 Korrik, 19:18 ...
Dita e 44-të e protestës/ Profesor Lush Susaj: Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real 13 Korrik, 19:18 ...
"Abuzime të forta në tregun e hidrokarbureve"/ Braçe në Kuvend: Para të pista kanë hyrë në treg pë...
"Ju erdhi fundi"/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 43-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Pa rini nuk ka S...
“Unë e kam bërë dallimin e ditës së flamingos me natën e korbit dhe sorrës”/ Rama: Po dëgjoj...
Unë personalisht nuk patur asnjëherë dyshim, qoftë edhe shumë të vogël nëse doktori do ta rifitonte partinë. I vetëm apo me konkurrentë qoftë ky edhe Salianji, doktori do ta merrte përsëri partinë.

Le ta themi hapur: Sali Berisha fitoi!
Ai e tregoi se është bërë nga brumi i atyre që nuk dorëzohen.
Ndërsa të tjerët do të ishin thyer nga presioni, izolimi, akuzat dhe lufta nga kundërshtari por edhe nga të tijët, ai mbeti në këmbë. Për demokratin e thjeshtë që shkon në mbledhje dhe që beson tek tradita e partisë, Berisha mbetet burri që nuk u përkul. Dhe kjo ka rëndësi shumë për një parti politike.
Unë personalisht nuk patur asnjëherë dyshim, qoftë edhe shumë të vogël nëse doktori do ta rifitonte partinë. I vetëm apo me konkurrentë qoftë ky edhe Salianji, doktori do ta merrte përsëri partinë.
Për bazën e partisë ai mbetet lideri historik dhe simbol i rezistencës.
Që nga rithemelimi e deri më sot ai tregoi se ka pas vetes shumicën dërrmuese të demokratëve të thjeshtë.
Por le të bëjmë një pyetje: Po tani?
Të fitosh luftën brenda partisë është si të fitosh kampionatin e futbollit të lagjes. Patjetër të jep kënaqësi, të bën të ndihesh mirë, të ndihesh i sigurt, të jep krenari, por kjo ndeshje nuk të hap dyert e kampionatit kombëtar.
Kjo fitore brenda partisë nuk i kthen shqiptarët që kanë lënë vendin, as nuk ua bën më të lehtë jetën pacientëve të onkologjikut, as nuk i jep shpresë të riut që diplomohet, e as e as e as...
Demokratët fituan Berishën, po shqiptarët, a do të fitojnë shqiptarët?
Sipas mendimit tim, kjo fitore sado e rëndësishme të jetë për moralin e brendshëm të anëtarësisë, është vetëm gjysma e rrugës dhe mund të them me bindje se kjo është pjesa më e lehtë.
Pjesa më e vështirë ka kohë që rëndon mbi shpinën e partisë më të madhe opozitare. E vërteta e hidhur që duhet ta pranojmë të gjithë është se partia nuk mund të ofrojë shpresë për të ardhmen nëse vazhdon të mbajë mbi shpinë mëkatet dhe personazhet e së shkuarës.
Rreth e rrotull strukturave të saj vërtiten profile politike që nuk përfaqësojnë opozitën por oportunizmin, dështimin, korrupsioni, servilizmin dhe sekserizmin.
Të gjithë i njohim ata që u pasuruan ndërsa ne u varfëruam, që ndërruan kah dhe fanella sa herë nuk iu pëlqente traineri, që bërtasin për të drejtat e popullit nga makina 100 mijë euroshe. Ne i njohim edhe kur i shohim në televizor, e kuptojmë menjëherë, dhe atje në shtëpinë tonë themi me vete por shpesh edhe me zë: "Ky është pjesë e problemit, jo e zgjidhjes."
Nëse PD do me të vërtetë që të jetë alternativa, atëherë duhet të bëjë diçka që nuk e ka bërë kurrë më parë: të lëshojë peshën e vdekur. Të hapë dyert për njerëz të ndershëm që nuk kanë dosje të zeza, që kanë akoma zjarr në sy, që besojnë se Shqipëria mund të jetë vend normal.
Jo vetëm fjalë, por vepra konkrete: Lista të pastra. Kandidatë që nuk do t’i vijë turp t'i mbrojë. Njerëz që kur flasin, ti i beson, sepse nuk janë të komprometuar e as të shantazhueshëm.
Nëse ky llum nuk pastrohet, mesazhi që PD iu dërgon qytetarëve është i qartë: “Ne jemi të njëjtët, madje jemi njësoj si këta që janë në pushtet, thjesht për momentin kemi ndërruar vendet.” Një ofertë e tillë nuk frymëzon, nuk ngjall besim e fatkeqësisht as shpresë.
Shqipëria sot lëngon në një atak asmatik politik nga një grup i organizuar kriminal dhe ka nevojë ulëritëse për një opozitë të fortë, të besueshme dhe moderne, sepse vetëm kështu mund të kthehet në një alternativë fituese, denoncimet e qeverisë nuk mjaftojnë. Ndryshimi vjen kur fillon të pastrosh shtëpinë tënde të parën e pastaj të kërkosh të pastrosh Shqipërinë.
Nëse, PD nuk ndahet përfundimisht nga figurat e konsumuara, të korruptuara, servile dhe sharlatane, me bindje e them se fitorja e Berishës do të mbetet vetem një triumf i vogël personal brenda llojit, por jo një fitore për Shqipërinë.
Demokratët dhe qytetarët gri kanë nevojë të shohin fytyra të reja, intelektualë të ndershëm, të rinj, të pa korruptuar dhe mbi të gjitha, një moral të ri politik.
Pastrimi nga llumi nuk është thjesht një proces administrativ apo statutor; është një detyrim etik ndaj vendit.
Sali Berisha e tregoi që di të fitojë betejat e tij personale dhe partiake, por sot ka shansin të tregojë që di edhe të ndërtojë. Tani, sfida e tij më e madhe dhe ndoshta trashëgimia e tij e fundit politike është nëse do të ketë guximin dhe vullnetin për ta pastruar këtë parti nga ata që e tërheqin poshtë. Trashëgimia e tij nuk do të jetë se sa luftëra fitoi brenda partisë, por nëse pati guximin të spastronte krijesën e tij. Nëse pati forcën të thoshte "jo" për njerëzit që e mbështetën, por që i bëjne keq Shqipërisë.
Sepse në fund të fundit, për çfarë ia vlen ta fitosh partinë, nëse humb vendin?
Pa një pastrim radikal, PD do të mbetet një kështjellë e izoluar, e mbyllur në vetvete, që mund të mbijetojë si opozitë e përjetshme, por që nuk do të ngjallë kurrë shpresën e madhe që sot i duhet Shqipërisë për ndryshim.
Sot nuk po marshojmë vetëm për krenari.Po marshojmë për mbijetesë.Po marshojmë në një kohë kur politika shqi...
Kur Mario Kempes erdhi në Lushnjë, nuk kërkoi as pasaportë, as leje banimi. Erdhi, pa, dhe u largua me avionin e fundit. Sylvinho, Zabalet...
Agim Nesho Ne nuk e kishim besuar asnjëherë që Europa kishte nevojë për Talibanizmin perëndimor, për të mbijetuar n...
Për kombin tonë, integrimi europian është më shumë se pranimi në familjen europiane. Ky është momenti historik ku...
Endri Xhafo Pashë sot avokatin e të pandehurit Erion Veliaj, Plarent Ndrecën, që "qahej" në një konferencë për shty...
Agim Nesho Integrimi i Edi Ramës në Bashkimin Europian duhet të jetë një nga pikësynimet kryesore të BE-së. Gabimis...
Ermal Mulosmani Qëllimi më i qartë i çdo opozite në botë është gjetja e mënyrës për të shkuar...
Është e vështirë të flasësh për sektorin farmaceutik sot pa pasur ndjesinë se po përsërit të njëjt...
Ngjarja e ndodhur së fundmi në Tiranë përfaqëson një tjetër shembull të një tragjedie të paralajmëruar....
Agim Nesho Një shtet serioz, që ka vizion për të ardhmen e tij, sigurisht pjesën e bashkëpunimit me Diasporën duhet ta k...