13 Qershor 2026, 22:20
Nga E.d
Moisi Habilaj
TIRANË- I shumëkërkuari i drejtësisë Moisi Habilaj, është arrestuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Borsh. Bëhet me dije se ai është arrestuar në ambientet e një beach bar në pronësi të të afërmve të tij. Në momentin e arrestimit, ai ishte i maskuar me kapele dhe mjekër, gjë e cila do të shmangte identifikimin e tij nga policia. Moisi Habilaj ishte shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge.
Gjykata e Posaçme e ka dënuar Habilajn me 15 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij është ulur me 5 vite, duke bërë që të vuaj vetëm 10 vite burg në total. Po ashtu bashkë me Habilajn është dënuar dhe Nezar Seiti, që njihej si financieri i grupit kriminal. Seiti është shpallur fajtor për “Trafikim narkotikësh” dhe dënimi i tij prej 12 vjetësh është ulur për 1/3, duke u përfunduar me 8 vite burgim.
Moisi Habilaj është kushëri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili u akuzua se favorizonte këtë grup kriminal. Hetimet për grupin filluan në vitin 2017, pasi në Babicë të Vlorës iu kap një sasi prej 4 ton kanabis e fshehur në një vilë dykatëshe që do të trafikohej drejt Italisë.
Habilaj ishte arratisur nën hundën e policisë italiane, pasi ishte lënë në masën ‘arrest shtëpie” në një apartament në San Michele di Ganzaria, në Raguza të Italisë, por kur karabinierët shkuan ta kontrollonin, nuk e gjetën aty./Dosja.al
moisi habilaj
Aktualitet
13 Qershor 2026, 21:46
E.d
Pamje
TIRANË- Protestuesit po vijojnë marshimin e tyre kilometrik në rrugët e Tiranës, ndërsa kanë përsëritur ...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 21:38
E.d
Pamje
TIRANË- Mijëra qytetarë po vijojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit, ndërsa u kanë bërë thi...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 21:27
E.d
Pamje
TIRANË- Qytetarët janë zhvendosur drejt Kuvendit, ku kanë thirrur në kor: “Parlamenti i krimit”. Nën thirrj...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 20:54
E.d
TIRANË- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet e tyre para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Në...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 20:45
E.d
Pamje
TIRANË- Një protestues ka deklaruar ditën e sotme se 33 vite më parë i ka kërkuar ish-presidenti të asaj kohe...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 20:37
E.d
Protestuesi
TIRANË- Një protestues ka deklaruar ditën e sotme se kryeministri Rama e ka quajtur bastard dhe të paaftë, gjatë ...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 20:33
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Protesta e qytetarëve e cila nisi fillimisht në Tiranë, ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërko...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 20:21
E.d
Pamje
TIRANË- Një pjesëmarrje rekord është shënuar ditën e sotme në protestën e 14-të rradhazi që po...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 20:15
E.d
Pamje
TIRANË- Një qytetare e cila kishte ardhur enkas nga Gjermania për protestën ka deklaruar se kryeministri Rama preferon t&eum...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 20:03
E.d
Pamje
TIRANË- Halla e të miturit, i cili humbi jetën pak muaj më parë pas një plagosje me thikë nga bashkëmoshatari...