LIVE UPDATES

jamarbër malltezi

Çfarë do të thotë saktësisht një virus që bëhet endemik?

Çfarë do të thotë saktësisht një virus që bëhet endemik?

Presidenti Biden rikonfirmon angazhimin amerikan

Rama në SHBA, merr pjesë në samitin e OKB-së/ Nesër takim

Covidi në SHBA, CDC paralajmëron/ Ja vendet drejt të cilave

Altin Goxhaj përballë Ylli Rakipit dhe Arjan Currit – Të Paekspozuarit në MCN TV

Altin Goxhaj përballë Ylli Rakipit dhe Arjan Currit – Të Paekspozuarit në MCN TV

Berisha akuzoi Bollinon, bashkëshortja e botuesit: Dhëndri yt, i vetmi i pasur në fisin tonë! Jamarbër Malltezi: Carlo mori - Politike
LIVE UPDATES
Politike

Berisha akuzoi Bollinon, bashkëshortja e botuesit: Dhëndri yt, i vetmi i pasur në fisin tonë! Jamarbër Malltezi: Carlo mori

5 Prill 2020, 15:10 Nga DOSJA
Berisha akuzoi Bollinon, bashkëshortja e botuesit: Dhëndri yt, i vetmi

TIRANË- Një akuzë e hedhur nga ish-kryeministri Sali Berisha në drejtim të botuesit Carlo Bollino, ka sjellë përplasjen në distancë mes Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Berishës dhe bashkëshortes së Bollinos, Alba Malltezi. Në studion e lajmeve në Abc News, Berisha akuzoi botuesin se bashkë me një mikun e tij kanë përfituar nga tenderi për respiratorët, një akuzë e pabazuar në fakte nga ish-kryeministri, por vetëm në bazë të informacioneve që ai tha se dinte. Kjo akuzë, nuk i ka shpëtuar gazetares Alba Malltezi. Në një shkrim të botuar në Shqiptarja.com, Malltezi thotë se Berisha i është qepur familjes së saj që prej vitit 1994. Ajo thekson se i vetmi njeri nga fisi Malltezi që është i pasur, është Jamarbëri, dhëndri i Berishës. “Të gjithë krenohemi me Jamarbërin që jo milionere si unë, me shpifjet dhe fantazitë e tua, por me letra, e zezë mbi të bardhë, është pronar i miliona pasurive të patundshme në Tiranë. Thonë se i ka trashëgim nga nëna e tij e ndjerë.”,-shkruan Malltezi.

Një përgjigjie ka ardhur edhe nga Jamarbër Malltezi, i cili nuk i është drejtuar gazetares, por bashkëshortit të saj, botuesit Bollino. Përmes rrjeteve sociale, Malltezi shkruan se është Bollino ai që ka marrë pronën publike, ndërsa argumenton se pasuria e tij është nga pronat si familje e vjetër tiranse, ndërsa 6 apartamentet në Lalëz, deklaron se i ka blerë nga paratë që ka fituar si staf i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, OKB. Malltezi akuzon botuesin se i ka marrë një tokë që ishte programuar të bëhej gjimnaz. Dhëndri i Berishës thotë se botuesi ka marrë një tokë, e cila është pronë e familjes Begeja,  nga e cila ai thotë se është pinjoll. “As unë dhe asnjë trashëgimtar i familjes Begeja nuk pati asnjë pretendim, as për kompensim me para e për asgjë. Ia lamë 330 m2 tokë Bashkisë për Gjimnazin. Pikë. Ngjashëm edhe pronarët e tjerë të tokës aty nuk e kërkuan kur morën vesh se do ngrihej gjimnazi. Tani, po shohim sesi Edi Rama po vjedh tokën e pronarëve dhe po ia fal Carlos, po i fal edhe objektet e ngritura me para taksapaguesish si t’i kishte të Kristaqit, dhe sesi po lihen 50,000 banorë pa gjimnaz.”-shkruan ai.

SHKRIMI I PLOTË I ALBA MALLTEZIT:

Prej 1994 i je qepur familjes sime. Nuk e gëlltit dot faktin që ka gazetarë në republikën e Shqipërisë që nuk të kanë frikë. Im shoq i pari. Quhet Carlo Bollino. Më vinte për të qeshur kur njerëz anonimë të dashuruar pas teje më “këshillonin” përmes e-maileve të ndërroja mbiemër: “Pse nuk merr mbiemrin e bashkëshortit? Malltezi është ai i vajzërisë”. Të gjithë sikletin e kishin pse unë quhem Malltezi, njësoj si kushëriri im i dytë, bashkëshort i vajzës tënde të dashur, Argitës. Dhe… bëja shkrime që kundërshtonin atë, të paprekshmin, Sali Berishën. Nuk shkon apo jo? Sipas mentalitetit tënd fisnor e klanor, një Malltez (e vetmja familje me këtë mbiemër në Shqipëri, ndryshe nga qindra Berishë) të shkruante kundër teje? Nejse, nuk e kam vrarë mendjen fare për këtë, pasi im atë më ka rritur të jem e të shprehem e lirë.

Duke shpifur në gjithë këto vite për tim shoq për dhjetëra afera korrupsioni, afera miliardere, na ke hapur një problem të madh në fis. Disa më mbajnë inat, pasi besojnë (si “demokratë” të flaktë krah teje) se jemi bëre milionerë unë dhe im shoq (meqë falë Zotit e dashurisë për familjen nuk jam e divorcuar deri sot që flas) dhe nuk u kam dhënë asnjë kacidhe, nuk kam ndarë me ta as para, as vende pune në dogana, tatime, polici, ministri, banka e ku ta di unë se ku, marifete që duket i dinë mirë disa në kohën e mbretërisë tënde ekonomike. E megjithatë nuk dua të flas keq e të krijoj inate në këto kohë të vështira pandemie e karantine, pavarësisht se dy tre herë në javë na e bën për borxh të të themi më shumë se nga ato që shpif nga fantazia dhe keqdashësia jote.

Dua të bëj vetëm një falenderim të sinqertë: Faleminderit Sali, që të paktën nga të gjithë Malltezët, duke nisur nga unë që u bëra 24 vite në gazetari, nga vëllai im bukëpjekës prej 3 dekadave në Itali, djemtë e xhaxhallarëve infermierë apo muratorë po në vendin fqinj, babai im pensionist, djemtë e xhaxhallarëve të tij Malltezi gjithashtu, pensionistë edhe ata, pra të gjithë si fis me të ardhura mesatare, me një jetë si shumica e qytetarëve të Shqipërisë apo të emigrantëve që jetojnë ndershëm në Itali (asnje nga ne s’ka saraje as ne Lalez, as ne Tirane, as ne Durres, as ne Shijak), na nxorre një Malltez milioner të vërtetë. Të gjithë krenohemi me Jamarbërin që jo milionere si unë, me shpifjet dhe fantazitë e tua, por me letra, e zezë mbi të bardhë, është pronar i miliona pasurive të patundshme në Tiranë. Thonë se i ka trashëgim nga nëna e tij e ndjerë. Mrekulli. Vetëm se uroj që të jetë gjithashtu barabartë milioner edhe babai i Jamarbërit, motra e tij, të tjerë kushërinj nga mamaja, se ndryshe, nëse nuk janë multimilionerë edhe ata, mësohet kollaj se kush e bëri milioner kushëririn tim.

PËRGJIGJIA E JAMARBËR MALLTEZIT:

Përgjigje Carlos që erdhi nga Italia me duar në xhepa e po bëhet pronari më i madh i objekteve dhe trojeve në Tiranë. I dashur Carlo, Të falenderoj që më kushton vëmendje mediatike (edhe kur nuk ta var njeri), Në fakt unë vëmendjen tënde mediatike e kam qysh prej 20 vitesh, e sidomos pastaj para 15 vitesh kur – ndonëse nuk ishim të detyruar nga ligji – kishim deklaruar pronat, 6 apartamente në Tiranë dhe një gjysmë vile në Lalëz të blera në vitet 1999-2005 me te adhurat te vertetuara ne çdo qindark nga puna si staf ndërkombëtar për OKB. (Ti së bashku me Bracen e Kocon më kushtuat goxha vëmendje me shpifjet dhe insinuatat asokohe dhe më pas ke vazhduar gjithashtu me sajesa ndaj as më habit e as nuk më impresionon). Së pari më vjen shumë mirë që ke kuptuar se asnjë Malltez nuk ka vënë kurrë dorë në prona publike, por do ti seç na ka ardhur njëfarë Carlo që ka vënë dorë në shumë prona publikë pa paguar asnjë lek as për tokën e as për objektet (dhe nuk po hyj tek tenderat dhe lidhjet me to). Ky Carlo – që sipas medias para disa vitesh kish lidhje me disa të dyshuar mafiozë në Itali – na u bë pronar i madh mes Tiranës pa pasur hic asnjë metër tokë babe! Përlau tokën dhe objektet e ndërtuara me djersën dhe taksat e Shqiptarëve si Bunkart1, u financua me para publike bunkeri POR paratë po i vjel Carlo me Bunkart2, dhe Shtëpia me Gjethe nuk iu kthye pronarit legjitim, por nga Sigurimi i Shtetit shkoi tek Sigurimi i Carlos dhe bën para për këtë të fundit. Tani po don të përlajë edhe mbi 4000 m2 tokë si dhe objektin e caktuar për gjimnaz nga ish-Kryetari i Bashkisë Basha. Për këtë do flasim ca fjalë më poshtë.

Që t’a marri vesh ai Carlo që pa i takuar asnjë m2 tokë në Tiranë po bëhet pronari më i madh i tokave në Tiranë duke ia përlarë ish-pronarëve legjitimë, unë jam krenar për përkatësinë time në familjen Malltezi pasi sic e ka kuptuar edhe ai kjo familje nuk ka ngacmuar kurrë asnjë pronë publike. Njëherësh jam krenar edhe për përkatësinë time si pinjoll i familjeve Bekteshi (pronare tokash në Shkodër) dhe Begeja – një ndër 7 familjet themeluese të Tiranës (sipas Prof. Karapicit) dhe një ndër familjët më të pasura të Tiranës (e treta ose e katërta sipas Prof. Petrelës) dhe që del e katërta më e goditura edhe me sekuestrim floriri në dokumentin zyrtar të tatimit të jashtëzakonshëm ndaj tregtarëve të 21 Marsit 1945. E megjithatë nuk na janë kthyer as 2% të pronave në Shkodër dhe diku tek 8% të pronave në Tiranë.

Se si i kam zhvilluar dhe përse, besoj se këtë Carlos mund t’ia sqarojë më mirë shefi të cilit i lëpihet pasi ai u bë shkak për lidhjen me një ndër arkitektët më të mirë në botë. Nuk mjaftoi që shteti e kish vjedhur për mbi 60 vjet tokën e prindërve tanë, por më pas shteti na kërkoi të blinim edhe objektet e vjetra, të rrënuara dhe të uzurpuara me cmim goxha të kripur, mbi 800,000 USD. Ndryshe nga Carlo, unë nuk i kërkova kryeministrit të kohës të na falte objektet pa para (apo me qira për 1 euro si Carlo), por pronarët blenë edhe objektet e vjetra me detyrim. Ne, pronarët denbabaden të Tiranës ndonëse kishim edhe tokën edhe objektet e blera, prapë nuk nxorrëm asnjë banor informal në rrugë, por i respektuam dhe i kompensuam plotësisht 42 banorë informalë. Kjo është një kapitull krenarie pasi zhvilluam pronën e të parëve me arkitekt të shkëlqyer, zgjidhëm hallet e strehimit dhe jetesës së te trashigimtarve te tyre dhe duke mos nxjerrë asnjë hallexhi në rrugë, ngritëm një zonë goxha mbi mesataren e me cilësinë e ajrit më të mirë në gjithë Tiranën pasi mbollem mbi 1500 peme.

Ndaj Carlo nësë kujton së po më impresionon, po të them “pick a number and stay in line” pasi je me vonesë, je të paktën pas Braces, Mimit, Ahmetajt, tualetit dhe një dyzine të tjerë me të gjithë të cilët do vijoj të “stay tall and face you all”!

Ndërsa pronarëve të tokës ju kërkohet të blejnë sa qimet e kokës objektet e vjetra në tokë të tyre pasi që shteti ua grabiti për 60 vjet, po ky shtet (ligji në dorën e maliqit Edvin) don t’ia FAL Carlos edhe tokën që është e pronarëve denbabaden të Tiranës, edhe objektin që po ky shtet e kish caktuar për gjimnaz.

Mu tek toka që Rama po ia fal Carlos për shërbimet e tij lëpirëse, rastësia e solli që familja Begeja të ketë 330 m2. Sic është në dijeni edhe Carlo, kam qenë në ekipin teknik dhe strategjik (për cështjet mjedisore) që ngriti Bashkia e Tiranës në 2012 kur po hartohej Plani Urbanistik i Tiranës dhe e dija që ish ndërmarrja e orave në Rr. Ndre Mjeda po caktohej për gjimnaz për 50,000 banorë të njësisë Bashkiake nr. 7, zone që nis nga Sheshi Ataturk, tek Pallati me Shigjeta, gjithë Unazën e Madhe, Fushën e Aviacionit, Sheshin Shqiponja, Sheshin Rilindja (Zogu i Zi) e kthehet tek Sheshi Ataturk. As unë dhe asnjë trashëgimtar i familjes Begeja nuk pati asnjë pretendim, as për kompensim me para e për asgjë. Ia lamë 330 m2 tokë Bashkisë për Gjimnazin. Pikë. Ngjashëm edhe pronarët e tjerë të tokës aty nuk e kërkuan kur morën vesh se do ngrihej gjimnazi.

Tani, po shohim sesi Edi Rama po vjedh tokën e pronarëve dhe po ia fal Carlos, po i fal edhe objektet e ngritura me para taksapaguesish si t’i kishte të Kristaqit, dhe sesi po lihen 50,000 banorë pa gjimnaz. Pra Edi Rama ka bërë Carlon pronarin më të madh të ndërtesave publike dhe trojeve në Tiranë, e të gjitha këto në këmbim të lëpirjes dhe shpifjeve të këtij të fundit.

Për Ramën dhe Carlon “Fajin e Saliu”, por a ka ndonjë socialist në Njësinë Bashkiake nr.7 që pranon të mos ketë gjimnaz për fëmijët e tyre dhe të 50,000 banorëve të tjerë vetëm që ato mbi 4000 m2 tokë dhe objektin t’a përlajë Carlo?

(f.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike alba malltezi carlo bollino jamarbër malltezi sali berisha alba malltezi carlo bollino jamarbër malltezi sali berisha

Sondazh

Poll

Dosja Sot date 27 mars

Dosja Sot date 27 mars

Hetimet për lobingun/“Do dorëzoni dosjen në prokurori?” Berisha: Asnjë qindarkë ruse s’ka hyrë në PD

Bejko kandidat në Tiranë,Berisha: Vegla që përdor Basha dhe Rama kundër pluralizmit, vijnë nga mafia

Qëllohet me breshëri plumbash drejt Top Channel, vritet roja, gjendet e djegur makina e atentatorëve

Merr flak makina mbrenda ne garazh

Dosja Sot date 25 mars

Dosja Sot Date 24 mars

Ndiqte ambulancën që ishte në shërbim emergjence, gjobitet me 300 mijë lekë drejtuesi i mjetit

Skandal në Ali Dem", administratori vendos çip në pallat, banorët ngelin jashtë, mbërrin policia

Dosja Sot date 23 mars

Kryeministri Rama takohet me Rishi Sunak në Londër

Dosja Sot Date 22 mars

"Maskat" aksion në Tiranë, prangosën 20 'korrierë' të grupeve kriminale

Dosja Sot Date 21 mars

'Ka ra zjarr në Surrel!'/ Braçe "tremb" socialistët me LAJMIN E FUNDIT, Qefalia më i shqetësuari

Dosja Sot Date 20 Mars

Berisha i bën thirrje punonjësve të administratës të mos bëhen pjesë e krimit elektoral.

Dosja Sot Date 18 Mars

Burgosja e nënës lehonë/Flet Diana Bahçja: Qaja ditë e natë, por nuk donin t’ia dinin

Qarkullonte me 305 km/h, Cllevio Serbiano e filmonte, shoqërohet në Polici Aleks Vishaj

Dosja Sot Date 17 Mars

U fut në burg 8 ditë pasi lindi, Diana Bahçja: Nuk më lanë të takoja beben

'Shtëpi bari' brenda ish-tuneli të ushtrisë në Krujë, sekuestrohen 390 bimë cannabis sativa

Dosja Sot Date 16 Mars

Tërheqje apo pezullim? Si dredhoi Rama sy për sy me Borrel për 'pasaportat e arta'

Banorët e lagjes Demokracia ne Mamurras bllokojnë rrugën, Cara premtoi rehabilitim te rrugës ne...

Abuzimi me tenderin 3.2 mld lekë, BKH ‘zbarkon’ në zyrat e bashkisë së Bulqizës, sekuestron dosje

Dosja Sot Date 15 Mars

Këshilli i Legjislacionit mbyllet mes debateve, Bardhi ngrihet në këmbë: Shkelni kushtetutën e ikni

"Kryeministri i Shqipërisë si dhuratë e perëndisë", grupi polifonik i dedikon këngë Edi Ramës

Hidhet shorti, Koli Bele caktohet relatori për shqyrtimin e ankimimit të grupit të Alibeajt

Dosja sot Date 14 Mars

Shitësja në panair kërkon t’i dhurojë çantën bashkëshortes, Berisha refuzon: Sot vetëm blihet

Procedohen 70 drejtues mjetesh në 24 orët e fundit, u kapën me shpejtësi të lartë dhe duke bërë gara

Dosja sot Date 13 mars

Kapen 4 rumunë në Vlorë, po kalonin 260 kg kanabis me kamper në Greqi, 5 në kërkim

'Paç fatin e Lali Erit'- Kunjat e Ramës për Veliajn, teksa i dha shansin e tretë për Tiranën?

Rama: Në rrezik të madh tregu, sipërmarrësit të rrisin pagat

Meta pas takimit me Berishen : Aleancë e jashtëzakonshme, pas 15 majit fitojmë shumicën e bashkive

Masakra e Don Boskos, familja Paja hap dyert e mortit, zona me shiritin 'skenë krimi'

'Kasapanë' brenda lokalit! Atentat mafioz, vdes banakierja.5 të plagosur, mes tyre një fëmijë

Meta: Shkojnë për kontroll dhe kapin vibratorët e shokëve

Shirat përmbytin Lezhën, bllokohet qarkullimi, banorët mbyllen në shtëpia

Berisha per institucionet: Ska Klgj por KlgjS

Berisha: 'Alibasha dhe Brava' jane dy pengje te cilat nuk mund te kete asnje lloj negociate"

Kush do e drejtojë koalicionin me Metën? Berisha : S’ka asnjë diskutim! Padyshim që PD

Berisha; E dëgjuat Celibashin që tha në perceptimin tim është Berisha por Rama më thotë Ali-Basha.

Zgjedhjet e 14 majit, Meta: opozitaret bashke per ndryshim

Barrierat e shkatërruara nga përplasja, makina 'fluturoi' nga mbikalimi, ra mbi një tjetër mjet

Celibashi: Të drejtën e regjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhje e ka Lulzim Basha