
TIRANË- Protestat qytetare në kryeqytet kanë marrë një dimension tjetër, duke shënuar një pjesëmarrje të gjerë të figurave të njohura të artit, medias dhe ekranit shqiptar.
Të zgjedhur për t'u bërë zëri i kauzave sociale, këta personazhe kanë lënë mënjanë angazhimet profesionale për të marshuar krah për krah me qytetarët. Ndër figurat që janë bërë pjesë aktive e tubimeve, spikasin emra të njohur për publikun e gjerë.
Aktorët Albano Bogdo dhe Irgen Çela janë parë në marshim, duke mbështetur kërkesat e qytetarëve. Gjithashtu, këngëtari Klajdi Musabelliu dhe këngëtara Eranda Libohova kanë qenë të pranishëm, kjo e fundit duke spikatur edhe përmes një pankarte me mesazh satirik.
Analistja Balina Bodinaku, moderatorja Fjoralba Ponari, e cila ka qenë në qendër të vëmendjes pas debateve të fundit publike, si dhe gazetarja Sonila Meço, kanë qenë vazhdimisht të pranishme në shesh.
Figura të tjera të ekranit, si, Blogerja Dea Mishel është kthyer në një ndër figurat më të përfolura dhe aktive të protestës. Pjesë e tubimeve janë bërë edhe moderatorja Dojna Mema me bashkëshortin e saj, Vlashentin, si dhe Nikol, e njohur nga reality show-t, e cila është parë krah të rinjve. Pjesëmarrja e këtyre figurave shënon një zhvillim të rëndësishëm në dinamikën e protestave./Dosja.al