LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Garanci pasurore 3 mln lekë/ GJKKO liron nga arresti shtëpiak Jamarbër Malltezin: Më privuan lirinë për 20 muaj

• Dhëndëri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi është liruar nga arresti shtëpiak. • Në seancën e sotme, Gjykata e Posaçme vendosi që Malltezi të lirohej nga arresti shtëpiak, në kërkim të garancisë pasurore, pas 20 muajsh që mbahej në këtë masë. • Garancia pasurore që GJKKO ka kërkuar është 3 milion lekë. • Malltezi, pas vendimit për lirim, tha se vjen pas mbi 20 muajsh privim lirie me urdhër politik të kryeministrit Edi Rama. • Në fjalën e tij, Malltezi denoncoi kërkesa të shumta që i janë drejtuar institucioneve për të mbledhur të dhëna mbi të dhe familjen e tij. • Duke akuzuar mazhorancën dhe drejtësinë për një goditje të orkestruar, ai deklaroi se shteti po funksionon si në vitin 1945, duke luftuar armiqtë e partisë socialiste dhe jo duke zbatuar ligjin. • Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

U lirua nga arresti shtëpiak, zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme për Jamarbër Malltezin

Garanci pasurore 3 mln lekë/ GJKKO liron nga arresti shtëpiak
jamarber malltezi

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vendosur që Jamarbër Malltezi të lirohet nga masa e sigurisë "arrest në shtëpi". Ndërkohëështë zbardhur dhe vendimi i plotë i GJKKO që liroi Malltezin nga arresti shtëpiak dhe e zëvendësoi masën e sigurisë me "garanci pasurore" në shumën 3 milionë lekë të reja.

Në vendim thuhet se garancia pasurore duhet të depozitohet brenda afatit 2 ditor, duke filluar nga shpallja e këtij vendimi. Jamarbër Malltezi do të qëndrojë me masën e sigurimit “Arresti në shtëpi” deri në depozitimin e garancisë pasurore. 

NJOFTIMI I PLOTË:

1. Kërkuesi Jamarbër Malltezi me datë 17.06.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “1. Revokimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” caktuar me vendimin nr. 56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; 2. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arresti në shtëpi” caktuar me vendimin nr. 56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me masën e sigurimit “Garancia pasurore” parashikuar nga neni 236 i K.Pr.Penale.”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Rudina Palloj dhe Bib Ndreca, bazuar në nenet 112, 260, 236 dhe 237 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 404, datë 07.07.2025, vendosi:

1. Rrëzimin e kërkesës për revokimin e masës së sigurimit.

2. Pranimin e kërkesës për zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në shtëpi” të caktuar ndaj të pandehurit Jamarbër Malltezi me vendimin Nr.56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe zëvendësimin me masën e sigurimit personal “Garancia pasurore”, e parashikuar nga neni 236 i K.Pr.Penale, në shumën prej 3,000,000 lekë, për të siguruar moslargimin e shtetasit Jamarbër Malltezi deri në përfundimin e gjykimit.

3. Garancia pasurore duhet të depozitohet brenda afatit 2 ditor, duke filluar ky afat nga shpallja e këtij vendimi. I pandehuri Jamarbër Malltezi do të qëndrojë me masën e sigurimit “Arresti në shtëpi” deri në depozitimin e garancisë pasurore. Pas depozitimit të shumës përkatëse duhet të njoftohet menjëherë prokurori, i cili në çdo rast jo më vonë se 24 orë nga njoftimi për depozitimin e shumës së garancisë pasurore, duhet të verifikojë dokumentacionin përkatës dhe sipas rastit të urdhërojë lirimin e menjëhershëm të pandehurit ose konfirmimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi”.

4. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës kërkuese.

5. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për  Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit

Malltezi, pas vendimit për lirim nga arresti shtëpiak, tha se vjen pas mbi 20 muajsh privim lirie me urdhër politik të kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij, Malltezi denoncoi kërkesa të shumta që i janë drejtuar institucioneve për të mbledhur të dhëna mbi të dhe familjen e tij. Duke akuzuar mazhorancën dhe drejtësinë për një goditje të orkestruar, ai deklaroi se shteti po funksionon si në vitin 1945, duke luftuar armiqtë e partisë socialiste dhe jo duke zbatuar ligjin. Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.

1 VITE ME PARE

"S’ka shkelur asnjë ligj të vendit"/ Lirimi i Jamarbër Malltezit kundrejt garancisë pasurore, Berisha: Bëri 2 vite si i burgosur politik

Garanci pasurore 3 mln lekë/ GJKKO liron nga arresti shtëpiak
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencbs për shtyp ka komentuar edhe vendimin e GJKKO-së për lirimin nga arresti shtëpiak të Jamarbër Malltezit. Berisha theksoi se dhëndri i tij ka bërë dy vite burg si i burgosur politik në shtëpi pa shkelur asnjë ligj dhe rregull të shtetit. Sipas tij malltezi është mbajtur në një akt hakmarrje si një nga personat më të parë që u tha shqiptarëve se afera e djegsave është afera më korruptive gjeratëhershme.


 

"Jamarbër Malltezi ka bërë 2 vite i burgosur politik në shtëpi. Në mënyrë absolute, pa shkelur asnjë ligj, rregull e standard të këtij shteti. Me një dosje piramidë mashtrimi, në të cilën i vetmi njeri, me qindra që kanë firmën në atë dosje, i dënuar nga Gjykata është Edi Rama, i dënuar me 320 mijë euro.

I vetmi që ka shkelur ligjin është Edi Rama nga qindra punonjës që kanë firmën në atë proces nga viti 1994 deri në 2009, njeriu i vetëm që është shkelës i ligjit dhe është dënuar nga gjykata e 3 shkallëve pas vitit 2013 është Edi Rama.

Pra, është mbajtur Jamabër Malltezi në një akt hakmarrje si një nga personat më të parë që u tha shqiptarëve se afera e djegsave është afera më korruptive gjeratëhershme, si një njeri zyrtar i kësaj partie që publikoi nga 2014 300 e ca statuse në FB, ku kishin në epiqendër Ramën apo kreun e krimit të shekullit. Për të gjithë këta, Rama me mercenarët e tij, e mbajtën si  hakmarrje 2 vite në arrest shtëpie," tha Berisha. 

1 VITE ME PARE

U lirua nga arresti shtëpiak/ Malltezi: Më privuan lirinë për 20 muaj, procesi ishte farsë

Garanci pasurore 3 mln lekë/ GJKKO liron nga arresti shtëpiak
Jamarbër Malltezi

TIRANË-Dhëndëri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, ka komentuar procesin gjyqësorë për çështjen Partizani, duke e cilësuar atë si farsë politike. Malltezi pas vendimit për lirim tha se vjen pas mbi 20 muajsh privim lirie me urdhër politik të kryeministrit Edi Rama. Malltezi denoncoi kërkesa të shumta që i janë drejtuar institucioneve për të mbledhur të dhëna mbi të dhe familjen e tij.

"Ishte një farsë politike. Nuk ka një shtet ligjor por një shtet që lufton armiqtë e PS njësoj si në ‘45. Vendimi sot vjen pas 20 muajsh privim lirie. Thjesht me një urdhër politik të Ramës. Në kongresin e PS, Rama urdhëroi SPAK të procedojë Sali Berishën. Të njëjtën gjë kërkoi një diplomate e korruptuar si Yuri Kim. Një proces politik që u ndot gjatë rrugës. Kemi 16 letra sapo Rama urdhëroi të veprojë, SPAK kërceu çfarë të duash. 16 kërkesa brenda muajit. 30 vjet hetime nga instituti i sigurimeve shoqërore. Kush janë hetuar 5 breza jo një brez? E kanë filluar me stërgjyshin tim para 90 vjetësh. Kam gjetur firmën e stërgjyshit tim," tha Malltezi.

Çështja Partizani

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv. Berisha ka deklaruar më herët se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues.

Ai është shprehur se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën. Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në arrest shtëpie./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Garanci pasurore 3 mln lekë/ GJKKO liron nga arresti shtëpiak Jamarbër Malltezin

Garanci pasurore 3 mln lekë/ GJKKO liron nga arresti shtëpiak
Jamarbër Malltezi

TIRANË- Dhëndëri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi është liruar nga arresti shtëpiak. Në seancën e sotme, Gjykata e Posaçme vendosi që Malltezi të lirohej nga arresti shtëpiak, në kërkim të garancisë pasurore, pas 20 muajsh që mbahej në këtë masë. Garancia pasurore që GJKKO ka kërkuar është 3 milion lekë. 

Çështja Partizani

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv. Berisha ka deklaruar më herët se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues.

Ai është shprehur se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën. Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në arrest shtëpie./Dosja.al

jamarbër malltezi ceshtja partizani

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara