11 Dhjetor 2024, 14:45
Nga M.B
Jamarbër Malltezi
TIRANA- Drejtuesit të Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, ka bërë sot një deklaratë ku tha se Konventa e Bernës shprehu keqardhjen e fortë dhe shqetësimin e thellë që rekomandimet e saj u injoruan nga qeveria shqiptare dhe vijoi punimet, duke shkatërruar, sipas tij, zonën e mbrojtur të Nartës për qëllimet e interesave të xhepit të kryeministrit Edi Rama dhe oligarkëve pranë tij.
Malltezi shtoi se pa analizë alternativash, pa diskutime për vendndodhjen, duke rrezikuar përmbytje, duke rrezikuar shkatërrime habitati, duke rrezikuar rënie të numrit të popullatave, si dhe rrezik të trafikut ajror ndaj shpendëve migratorë, Rama vendosi vullnetin e tij, bazuar në xhepin e tij dhe mbi asnjë arsye shkencore, apo mjedisore. Ai ka shtuar se ambientalistët e shprehin zhgënjimin e tyre të thellë që, Rama vuri në plan të parë xhepin, sipas tij, dhe trastën në vend të mjedisit.
Deklarata e drejtuesit të Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi:
Përshëndetje!
Ditët e fundit Konventa e Bernës shprehu keqardhjen e fortë dhe shqetësimin e thellë që rekomandimet e saj u injoruan nga qeveria shqiptare dhe vijoi punimet, duke shkatërruar zonën e mbrojtur të Nartës për qëllimet e interesave të xhepit të Edi Ramës dhe oligarkëve pranë tij.
Për fat të keq, pa analizë alternativash, pa diskutime për vendndodhjen, duke rrezikuar përmbytje, duke rrezikuar shkatërrime habitati, duke rrezikuar rënie të numrit të popullatave, si dhe rrezik të trafikut ajror ndaj shpendëve migratorë, Edi Rama vendosi vullnetin e tij, bazuar në xhepin e tij dhe mbi asnjë arsye shkencore, apo mjedisore.
Për këto arsye, ambientalistët e shprehin zhgënjimin e tyre të thellë që, Edi Rama vuri në plan të parë xhepin dhe trastën në vend të mjedisit.
Çfarë ndodhi, nëse para një viti apo dy vitesh, Edi Rama shpalli Vjosën park kombëtar? Ai nuk përfshiu deltën e Vjosës, gjë e cila në çdo lum është pjesa më e rëndësishme biologjike e lumit. Ai shpërfilli dhe ndryshoi ligjin e Zonave të Mbrojtura, ndryshoi hartën e Zonave të Mbrojtura, pikërisht për interesa të xhepit të tij.
Për pasojë, e futi Shqipërinë në probleme të mëdha ligjore, duke mos respektuar Konventat Ndërkombëtare në të cilat Shqipëria bën pjesë.
Bëj thirrje të gjithë ambientalistëve, të gjithë popullatës së Vjosës për qëndresë ndaj planeve të Edi Ramës për të shkatërruar zonat e mbrojtura mjedisore për të vetmin qëllim, pasurimin e tij dhe një grushti oligarkësh rreth tij.
Duhet përballje me këtë qeveri banditësh.
jamarbër malltezi
Politike
11 Dhjetor 2024, 14:19
ZH.LL
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme....
Politike
11 Dhjetor 2024, 13:47
ZH.LL
Denar Biba
TIRANË- Kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba ka ndarë me qytetarët një shqetësim që përba...
Politike
11 Dhjetor 2024, 13:48
M.B
Erion Braçe
TIRANA- Deputeti socialist Erion Braçe ka shprehur pakënaqësinë me anë të mesazhi dërguar n&eu...
Politike
11 Dhjetor 2024, 13:39
M.B
Edmond Sula dhe Gazment Bardhi
TIRANA- Seanca e përballjes mes Gazmend Bardhit dhe Edmond Sulës u shty për mungesë të de...
Politike
11 Dhjetor 2024, 13:32
ZH.LL
Alibeaj
TIRANË- Enkelejd Alibeaj ishte sot i pranishëm në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, nga ku bëri një pr...
Politike
11 Dhjetor 2024, 13:17
ZH.LL
TIRANË- Senca paraprake ndaj Plarent Ndrecës është shtyrë sërish sot për shkak të mungesës së avokatëve...
Politike
11 Dhjetor 2024, 13:11
M.B
Ina Zhupa
TIRANA- Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, deputetja demokrate Ina Zhupa, ka sjellë në vëmendje op...
Politike
11 Dhjetor 2024, 12:26
M.B
Elisa Spiropali
TIRANA- Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, propozoi e...
Politike
11 Dhjetor 2024, 12:13
M.B
Petrit Malaj
TIRANA- Ministri i Financave Petrit Malaj ka zhvilluar sot një konferencë me gazetarët, ku foli në lidhje me pagat dh...
Politike
11 Dhjetor 2024, 11:09
ZH.LL
Hovenier-Osmani
KOSOVË- Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier është vlerësuar me Urdhrin “Dr. Ibrahim Ru...