LIVE UPDATES
Politike

Dosja “Partizani”/ GJKKO shtyn sërish seancën ndaj Berishës, Malltezi: Proces politik si i stisur nga Rama dhe Yuri Kim

Në një prononcim për mediat pas daljes nga Gjykata e Posaçme, Jamarbër Malltezi lëshoi akuza të forta, duke e cilësuar procesin ndaj tij si politik dhe të stisur.

25 Nëntor 2025, 11:42 Nga I.A
Dosja “Partizani”/ GJKKO shtyn sërish seancën ndaj
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi

TIRANË- Seanca gjyqësore për çështjen 'Partizani' është shtyrë sërish ditën e sotme. Shkak për shtyrjen u bë mungesa e njërit prej avokatëve mbrojtës. Në një prononcim për mediat pas daljes nga Gjykata e Posaçme, Jamarbër Malltezi lëshoi akuza të forta, duke e cilësuar procesin ndaj tij si politik dhe të stisur.

Malltezi drejtoi akuza direkte ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-ambasadores amerikane, Yuri Kim, duke i quajtur ata si organizatorët e këtij procesi. Malltezi denoncoi edhe prokuroin e çështjes, Besmir Karaxha, për të cilin tha se ka lidhje politike me Partinë Socialiste.

"Çfarë ndodhi? Atëherë, një nga avokatët ishte në çështje tjetër, kështu që nuk kishte mundësi të ishte. Kështu që u shty seanca për herën tjetër. Duam të rikonfirmojmë që jam këtu bashkë me kushuririn tim Xhimi Begeja. Xhim Begeja në mënyrë të ngjashme, po nga disa gjyqtarë dhe prokurorë të nënshtruar ndaj ambasadorit jugosllav asaj kohe, vendosën që ta pushkatonin xhaxhain e Xhimit dhe të burgosnin xhaxhain tjetër të Xhimit. Pse? Sepse ishin të pasur. S'kishin marrë asnjë lekë nga shteti, thjesht ishin të pasur dhe ishin armiq të Partisë Komuniste. Kemi Xhimin këtu që do flasë. Nga ana tjetër, në mënyrë të ngjashme ne jemi të njëjtët pronarë. Të njëjtët pronarë që ballafaqohemi me procese politike të stisura nga Edi Rama dhe nga ambasadorja Yuri Kim, që siç e patë juve, vodhi 100 milionë euro me dy gjeneratorë. Duhet të fillonim seancën dhe kemi përgatitur 31 fakte për t'i ballafaquar me sjelljet e pretenduara dhe të pamatshme që don të thotë tani prokurorët e promovuar në SPAK nga Edi Rama dhe Taulant Balla. Në mënyrë të veçantë, gjithashtu kemi një pyetje tjetër. Për ç'arsye kemi situatën e hetuesit Besmir Karaxha me bluza të PS-së, i cili gjithashtu është me ministrin Ulsi Manja, në aktivitete politike. Ky është hetuesi që kanë angazhuar prokurorët. Pra jemi njëlloj në situatën e 45-46-ës, ku gjyqet politike bëhen," tha Malltezi.

Çfarë është çështja "Partizani"?

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohet për “Korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, ndërsa Xhimi Begeja dhe Andia Pustina akuzohet për "Pastrim Parash". 

Më 7 korrik 2025 Jamarbër Malltezi është liruar nga arresti shtëpiak. Në seancë, Gjykata e Posaçme vendosi që Malltezi të lirohej nga arresti shtëpiak, në kërkim të garancisë pasurore, pas 20 muajsh që mbahej në këtë masë. Garancia pasurore që GJKKO ka kërkuar është 3 milion lekë. /Dosja.al

jamarbër malltezi sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet