LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"SPAK ka bërë shkelje të mëdha në favor të Ballës"/ Malltezi: Privatizimi i ‘Partizanit’ janë veprime të socialistëve

• Vajza e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës, Argita Malltezi ka zhvilluar një konferencë për mediat lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani bashkë me avokatët. • Malltezi tha se Sali Berisha nuk e ka shkelur asnjëherë ligjin dhe kjo, sipas saj, është provuar pas vettingut 30-vjeçar që kryedemokrati dhe familjarët e tij kanë bërë. • Malltezi ka theksuar se SPAK ka fabrikuar fakte, me qëllim arrestimin e Berishës dhe Malltezit për interesa politike, pasi në dosje nuk ka asnjë provë ose fakt të vetëm që i implikojnë dy të akuzuarit në dosjen e 'Kompleksit Partizani'. • Malltezi ka theksuar se SPAK kërkon që t’ia faturojnë Berishës të gjitha veprimet e ndërmarra nga Bashkia e Tiranës që në atë kohë drejtohej nga Edi Rama. • Sipas Malltezit të gjitha veprimet janë ndërmarrë nga socialistët në qeveri në atë kohë, Anastas Angjeli dhe presidenti Alfred Mosiu.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Argita Malltezi: Gjykata provoj falsifikimin e pronës me vendim të formës së prerë, SPAK fsheh vendimin

"SPAK ka bërë shkelje të mëdha në favor të
Argita Malltezi

TIRANË- Vajza e kryedemokratit Sali Berisha, Argita Malltezi së bashku me avokatët e Berishës dhe Jamarbër Malltezi kanë bërë publike pjesë nga dosja e SPAK sa, i takon hetimeve të kryer ndaj tyre, për ndryshimin e destinacionit të 'Kompleksit Partizani'. Në një deklaratë për mediat, Malltezi ka bërë publike të gjitha shkeljet që SPAK po bën nën hetimen e dosjes. Malltezi theksoi se SPAK po fsheh vendimet e marrë lidhur me këtë dosje nga gjykata.

"Ka pasur kontrata të cilat ata i kanë administruar të gjithën në bazë të së cilës rezulton se ka blerë minimumi 2200 m/2, në dijeninë që kemi ne ka blerë më tepër. Ata kanë marrë kontrata të pa lënë origjinalin për noterin po aq i kemi ne si të thuash kontrata dhe bleu këtë tokë duke përdorur para që normalisht do i vinte si hua në shoqëri. Ai mund ti vinte fare mirë hua në shoqëri, por e bleu tokën në mënyrë që ajo te mbetej në funksion projekti, dha dhe një hua perosonale.

Ajo që është e rëndësishme që sigurisht SPAK nuk e thotë në dokumentat e dosjes është se të 3 ortakët kanë kontribuar në të njëjta forma, hua-tokë -shërbime dhe e kanë ndraë fitimin sipas raporteve që kanë dakorsuar. Thuhet që pronarët kanë përfituar 857 metra katrorë tokë! Një falsifikim tjetër edhe ky sepse toka në fjalë edhe sot e kësja ditë është tokë-shtet dhe nuk është llogarituar as si koficient ndërtimi, as si asgjë tjetër. Arsyeja pse mbeti tokë shtet është se familja Alimehmeti kërkoj një kompesim fizik të kësaj prone me një pronë tjetër që ishte afër dhe ishte e saj, ajo nuk u bë e toka mbeti tokë shtet.

Kam folur per procedurën e fshirjes dhe theksoj që pishina u fshi dhe mbivendosja u fshi për shkak të këtij udhëzimi. Në fakt udhëzimi u propozua nga drejtori i ZRPP, u miratua nga ministri e më pas kaloi në qeveri për shkak të problematikës që konstatohej në të gjithë Shqipërinë. Pishina doli se ishte pjesë e aseteve 8 muaj pasi kishin nisur procedurat e vlerësimit të klubit, për rrjedhojë pronarët u detyruar ta blinin pishinën e për informacion ju them se personi që kishte uzurpuar pishinën ju ofrua mundësia që të vinte të paguante vetëm shumën e pishinës dhe ta merrte atë për shkak se kishte ngritur një biznes gomash atje. Nuk pranuan sepse e kishin marrë, sepse mendonin se kishin fituar të drejtat e prones, por baza e saj ishte e falsifikuar. Mbasi paguan për pishinen, pronarët bënë dhe 7 gjyqe derisa Gjykata provoj falsifikimin me vendim të formës së prerë. Spak e fsheh vendimin në fjalë", tha Berisha.

1 VITE ME PARE

"Dosja për Berishën e stisur politikisht"/ Malltezi: Privatizimi dhe ndryshimi i destinacionit të ‘Partizanit’ janë veprime të socialistëve

"SPAK ka bërë shkelje të mëdha në favor të
Argita Malltezi

TIRANË- Vajza e kryedemokratit Sali Berisha, Argita Malltezi ka sqaruar publikisht dosjen voluminoze të SPAK ndaj Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për Klubin Partizani. Një një dalje për mediat, Malltezi thotë se e gjithë dosja është e stisur politikisht nga prokurorët Kraja dhe Millonai, ndërsa hetimet për këtë dosje sipas saj, i bëjnë bashkëpunëtorë në krim.

Sipas zonjës Malltezi, SPAK kërkon që t’ia faturojnë Berishës të gjitha veprimet e ndërmarra nga Bashkia e Tiranës që në atë kohë drejtohej nga Edi Rama. Sipas Malltezit të gjitha veprimet janë ndërmarrë nga socialistët në qeveri në atë kohë, Anastas Angjeli dhe presidenti Alfred Mosiu.

"Që në nëntor Kushtetuesja dha një vendim, për raportin e kompetencave KRT-KRRTSH, u pa që mori anën e bashkisë. KRRTSH pas mbledhjes së vendimit të parë, miratoi në bllok jo njollën e Klubit Partizani, por 11 vendimet e KRT që çoi Bashkia e Tiranës. Destinacioni u ndryshua nga Berisha më 2013, thotë SPAK. Më 2008 ndryshoi me urba-planin i firmosur nga Rama dhe drejtorët e tij. Kjo u miratua me Vendim të Këshillit Bashkiak, më 2012,

Berisha që paska pasur interesin e dhëndrrit ka pritur 5 vjet pë rtë ndryshuar destinacionin, sipas SPAK. Ligje dhe VKM përtë favorizuar Malltezin- Janë ligje të përgjithshme që zbatohen për të gjithë popullsinë. SPAK sjell diskutimet e deputetëve në Komisionin e Ligjeve, ku arian Madhi diskuton me Edmond Spahon në lidhje me politikën dhe koalicionit fitues të zgjedhjeve për pronat. Ka pasur debate mes partive të koalicionit për ligjin e pronave, ndaj SPAK u është referuar këtyre debateve.

U tha që klubi ka qenë në planin e përhapjes- S’ka qenë që prej 2004, e ka nxjerrë Alfred Mosisiu kur ka qenë në presidencë dhe Berisha në opozitë. Kanë marrë dëshmitarë për të përgënjeshtruar dekretin presidencial. Vetëm këta e bëjnë një medioktritet të tillë, SPAK i kapur politikisht, që e ka bërë këtë përgënjeshtrim. Procesi i privatizimit- Edhe pse përmendin vitin 2005, krijojnë idenë se me ardhjen e  Berishës në qeveri e ka nisur ai.

Në rastin kur propozohet për tjetërsim i kalohet automatikisht pronarëve. Në korrik 2005 ka qenë Anastas Angjeli që ka bërë propozimin. Ka shkresa zyrtyare të asaj kohe që klubet kishin dalë jashtë funksionit dhe nuk përdoreshin për sport. Ka shkresa që ia kemi dërguar SPAK, që pjesa më e madhe e ambienteve janë zënë. Pse gënjejnë prokurorët Kraja e Millonai, pse i bëjnë këto gënjeshtra. A ka interes të gënjejë e të shkruajnë 500 faqe për një dosje të stisur e të montuar. Ata janë bashkëpunëtorë në krim e gënjejnë për çdo gjë që mundet," tha Malltezi.

1 VITE ME PARE

"Arrestimi i Berishës për interesa politike"/ Argita Malltezi: SPAK ka kryer shkelje të rënda për të mbuluar kallëzimin e rremë të Ballës

"SPAK ka bërë shkelje të mëdha në favor të
Argita Malltezi

TIRANË- Vajza e kryedemokratit Sali Berisha Argita Malltezi së bashku me avokatët e Berishës dhe Jamarbëll Malltezit kanë bërë publike pjesë nga dosja e SPAK për kompleksin Partizani. Në një deklaratë për mediat, Malltezi ka publikuar të gjitha shkeljet e rënda që SPAK ka kryer në hetimin e dosjes. Malltezi ka theksuar se SPAK ka fabrikuar fakte, me qëllim arrestimin e Berishës dhe Malltezit për interesa politike, pasi në dosje nuk ka asnjë provë ose fakt të vetëm që i implikojnë dy të akuzuarit në dosjen e 'Kompleksit Partizani'.

"Masa e sigurisë ndaj Malltezit dhe Berishës e marrë në tetor të vitit të kaluar sot është shtuar ,me falsifikime të tjera që demonstrojnë frikën e prokurorëve special për të fshehur krimet e tyre të kryer dhe duke fshehur falsifikuar dokumenta të tjera zyrtare dhe duke mbajtur në mënyrë të paligjshme me masë sigurie maltezin dhe Berishën për interesa të pastra politike. Nuk i kemi të gjitha dosjet por kemi një ide për veprimet që janë kryer dhe kemi 75% të dokumentave dhe nuk kas një fakt të cituar dhe referuar për Berishën, nuk thuhet se s ie ka shkelur Berisha ligjin dhe si e ka shkelur ligjin.

Për dokumentat e sjella për Malltezin janë kontrata të lidhura civile dhe janë lidhur në përputhje me ligjin dhe SPAK nuk e specifikon se ku është bërë shkelja. Ka lidhur firma e ndërtimit kontratë  me familjet pronare mbasi e tregon të gjithë këtë histori ku Malltezi është një nga personat që është pronar ka lidhur dhe ai kontratë me firmën e ndërtimit dhe sipas SPAK kjo tregon që Malltezi ka marrë përsipër ndryshimin e destinacionit. E keni këtu dhe ju nëse gjeni një gjë kundër jam e gatshme të përgjigjem përpara jush.

Aktakuza është një dekoratë për Berishën pasi ka bërë vetingun 30-vjeçar të familjes së tij dhe ku tregohet se nuk ka shkelur kurrë ligjin, dhe nëse e ka shkelur atëherë do të ishte përpara drejtësisë për tu përballur me shkeljet e veta dhe jo të jetë në gjyq për tokën e gjyshes së Malltezit. Kjo akt akuzë tregon me fakte falsifikimet që janë bërë në ato që janë shtyllat kryesore të hetimit.

Në radhë të parë në lidhje me pronën, nuk kanë mundur më të shtyhen me mashtrimin që çoi në arrestin e Berishës dhe Malltezit se prona ka qenë e shpronësuar nga Italia. Ne u kemi vënë që në gusht dokumenta në dispozicion që provonin kthimin e pronës dhe kemi bërë publike përpara jush dokumentat që lidhen me fletoren zyrtare. Këto fletore zyrtare janë online në biblotekën kombëtare dhe me qëllim i ka injoruar dhe nuk i është përgjigjur kurrë dhe 70 faqe të akuzës janë tymnajë e SPAK që prona është e rikujtuar dhe jo shpronësuar dhe tani po tërhiqet nga këto akuza pasi është kapur mat SPAK dhe tani hedhin dyshime se në 1946 nuk  u del prona, edh kjo një mashtrim. Në dokumentat zyrtare tregojnë që familjet pronare në Tiranë janë kufitar me familjen Begeja dhe tregon që këta e kanë pasur pronën.

Të gjitha sipërfaqet e matura nga italianët janë me dokumeta, dhe këto harta fazat e shpronësimit janë të gjitha në arkivat shqiptare dhe SPAK  i ka pasur të gjithë dhe tani vjen rrethe  rrotull pasi i intereson të thotë se ka pasur dyshime për shpronësimin në mënyrë që të justifikojë fshehjen e krimit të kallëzimit të rremë të Ballës që e ka mbuluar prej kaq kohësh dhe arrestimin e paligjshëm të Berishës dhe Malltezit për këtë fakt që dyshohet se toka është e shpronësuar. I kishin të gjitha dokumentat që tregonin që prona nuk është e shpronësuar. Thonë që e kanë ndryshuar destinacionin e pronës Berisha dhe janë shtyrë më thellë në falsifikimin e dokumentave zyrtare. Thonë që e ka ndryshur Berisha nëpërmjet KRRT, për ata që nuk e dinë është që KRRT është e bashkisë dhe KRRTSH është e kryesuar nga drejtuesi i qeverisë. E para kryesoje nga Rama në atë kohë dhe e fundi kryesohej nga Berisha. Ata e konsiderojnë Berishën kryetar të KRRT pasi sipas tyre shumica e anëtarëve të këtij institucioni janë shumica e koalicionit qeverisës.

Fakti është që në maj të 2005 pa qenë të informuar familjet pronare u ndryshohet destinacioni pronës. Provohet që nuk e dinin amiljet pronare pasi 10 ditë më vonë i japin të drejtën firmës ndërtuese të ndryshojë destinacion9n e pronës ndërkohë që asaj prone i është ndryshuar destinacioni 10 ditë më parë.  Më pas e ka miratuar në KKRT, brenda tre javësh ndërsa Berisha si kryetari i KRRTSH e kaloj mbas 6 muajve. Berisha e kaloj mbas 1 viti përplasjesh që ka ndodhur për zogun e Zi dhe u desh një ndërhyrje e jashtme për të rregulluar kompetencat mes KRRT dhe KRRTSH dhe sipas vendimit të GJK ajo vendosi në kah të KRRT që janë kompetencë e bashkive. Për rrjedhojë KRRTSH miratoi në bllok, jo ndryshimin e zonës së klubit partizani por 11 vendime të KRRT që kishte dërguar bashkia Tiranë," tha Malltezi.

1 VITE ME PARE

Argita Malltezi: Aktakuza është dekoratë për Sali Berishën, tregon falsifikimet e bëra nga shtyllat kryesore të hetimit

"SPAK ka bërë shkelje të mëdha në favor të
argita malltezi

TIRANË- Vajza e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës, Argita Malltezi po zhvillon një konferencë për mediat lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani bashkë me avokatët.

Malltezi tha se Sali Berisha nuk e ka shkelur asnjëherë ligjin dhe kjo, sipas saj, është provuar pas vettingut 30-vjeçar që kryedemokrati dhe familjarët e tij kanë bërë. Ajo tha se aktakuza ndaj Berishës tregon falsifikimet që janë bërë nga ato që kanë qenë shtyllat kryesore të hetimit. 

“Aktakuza është dekoratë për Sali Berishën pasi ka bërë vettingun 30 vjeçar të pasurisë së tij dhe familjarëve të tij dhe nga ky vetting rezulton se Berisha nuk ka shkelur ligjin dhe nuk ka pasur kurrë përfitim të paligjshëm. Nëse do të kishte pasur do të ishte në gjyq për këto shkelje apo përfitime dhe jo për tokën e gjyshes së Jamarbër Malltezit. Kjo aktakuzë tregon falsifikimet që janë bërë nga ato që kanë qenë shtyllat kryesore të hetimit. Në radhë të parë në lidhje me pronën nuk kanë mundur të shtyhen në mashtrimin që coi në arrestin e Berishës dhe Malltezit se gjoja ka qenë e shpronësuar nga Italia. Ne kemi vënë në dispozicion dokumentet  që provonin kthimin e pronës dhe më pas kemi bërë publike dokumentet që lidhen me fletoren zyrtare”, tha ndër të tjera Argita Malltezi.

sali berisha argita malltezi jamarber malltezi

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet