LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kërkuan heqjen e masës së sigurisë, GJKKO shtyn seancat për Berishën dhe Malltezin, Gjokutaj: Rama i vetmi gjyqtar i çështjes

• GJKKO ka shtyrë seancën për liderin e opozitës, Sali Berisha i cili ka kërkuar heqjen e masë së sigurisë. • Seanca e radhës pritet të mbahet më 8 mars në orën 09:00. • Pas shtyrjes së seancës, avokati Genc Gjokutaj ka thënë se i vetmi qëllim i tyre është djegia e mandatit të Berishës. • Pas vendimit për kreun e PD-së, Gjykata e Posaçme ka vendosur shtyrjen e seancës edhe për Jamarbër Malltezin. • Edhe ky i fundit ka kërkuar revokim të masës së sigurisë "arrest shtëpie", ndërsa seanca e radhës ndaj tij do të mbahet të premten. • Kujtojmë se seanca e fundit u shty për shkak se gjyqtarja Irena Gjoka nuk arriti të ishte e pranishme në orarin zyrtar të nisjes së seancës. • Ish-kryeministri dhe dhëndri i tij ndodhen në arrest shtëpie që prej datës 30 dhjetor të 2023, pasi akuzohen si të përfshirë në aferën "Partizani".

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Pas Berishës, GJKKO shtyn edhe seancën për Malltezin

Kërkuan heqjen e masës së sigurisë, GJKKO shtyn seancat
jamarber malltezi

TIRANË- Pas shtyrjes së seancës për kryedemokratin Sali Berisha, GJKKO ka shtyrë edhe seancën për revokimin e masës së sigurisë për anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi 

Seanca e radhës ndaj këtij të fundit do të mbahet më 8 mars. Ndërkohë avokati i Berishës tha për mediat se qëllimi i gjykatës është që të djegë mandatin e tij.

2 VITE ME PARE

Shtyu seancën për revokimin e masës, GJKKO tregon arsyen: Berisha refuzoi të paraqitej në gjykatë

Kërkuan heqjen e masës së sigurisë, GJKKO shtyn seancat
sali berisha

TIRANË- GJKKO ka treguar arsyen e shtyrjes së seancës ku do shqyrtohej kërkesa pë revokim të masës së sigurisë, ndaj kryedemokratit Sali Berisha. 

Në reagimin e tyre thuhet se arsyeja e shtyrjes ka qenë mosparaqitja e ish-kryeministrit në seancë, duke shtuar se ai nuk ka firmosur as fletëthirrjen.  Gjykata ndonëse konstatoi refuzimin për të nënshkruar, e konsideroi njoftimin si të kryer.

Në këto kushte, thuhet më tej, se Gjykata vendosi të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor dhe të shtyjë seancën për në datën 8 mars në orën 09:00.

NJOFTIMI: 

Sot në datë 04.03.2024, ditë e Hënë, ora 11.00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Irena Gjoka, u zhvillua seanca gjyqësore për marrjen  në shqyrtim të kërkesës penale regjistruar pranë kësaj gjykate, me nr. 125 regj themeltar, datë 23.02.2024, që i përket:

KËRKUES: Sali Berisha, i biri i Ram-ës dhe i Shiqere-s, dtl.15.10.1944, lindur në Tropojë, me nr.personal E40701031R, përfaqësuar me prokurë të posaçme nga av.Genc Gjokutaj dhe av.Sokol Mëngjesi.  

OBJEKTI: Kërkohet revokimi i masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr.112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhduar zbatimi me Vendimin nr.117, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj kërkuesit lënë në fuqi me vendimin nr.56, date 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndryshuar me vendimin nr.520, date 30.12.2023, lënë në fuqi nga  Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

BAZA LIGJORE: Nenet 228, 229, 260 të Kodit të Procedurës Penale.

Gjykata pasi kreu verifikimin e paraqitjes së palëve, konstatoi se nuk ishte paraqitur personalisht, kërkuesi/i hetuari Sali Berisha. Referuar akteve respektive të njoftimit të depozituara nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore, Komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë, rezultoi se shtetasi nën hetim Sali Berisha, i cili ndodhet me masë sigurimi personal “arrest në shtëpi” kishte refuzuar të firmosë fletëthirrjen, dokumentuar nëpërmjet kopjes së saj, të kthyer në gjykatë, të nënshkruar nga specialistët e zonës. Gjykata ndonëse konstatoi refuzimin për të nënshkruar, e  konsideroi njoftimin si të kryer. Pavarësisht dijenisë personalisht për datën dhe orën e zhvillimit të seancës së sotme gjyqësore, në kushtet që kërkuesi/i hetuari Sali Berisha ndodhet me masë sigurimi personal shtrëngues “arrest në shtëpi“, nuk rezulton vullneti i tij lidhur me të drejtën për të marrë pjesë në këtë gjykim ose jo, për sa kohë nuk mund të paraqitet si shtetas i lirë në gjykatë.

Në këto kushte, Gjykata vendosi të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor dhe të shtyjë seancën për në datën: 08.03.2024, ditë e premte ora 09.00.

2 VITE ME PARE

GJKKO shtyn sërish seancën për Berishën, avokati: Duan t'i djegin mandatin, Rama i vetmi gjyqtar i çështjes

Kërkuan heqjen e masës së sigurisë, GJKKO shtyn seancat
sali berisha

TIRANË- Është shtyrë seanca për liderin e opozitës, Sali Berisha i cili ka kërkuar heqjen e masë së sigurisë. Seanca e radhës pritet të mbahet më 8 mars në orën 09:00.  

Pas shtyrjes së seancës, avokati Genc Gjokutaj ka thënë se i vetmi qëllim i tyre është djegia e mandatit të Berishës. 

"Sot kishim seancën e shtyrë nga seanca e kaluar për revokimin e masës së sigurisë arrest shtëpie për Berishën. Gjykata nuk e pranoi arsyetimin që ne ta përfaqësojmë në mungesë. Në qëllimin e saj që i ka vendosur vetes për të djegur mandatin e Berishës, e shtyu sërish pa asnjë shkak ligjor. Pyesni Ramën në lidhje me këtë gjyq. Si do shkojë? Nga ai mund të merrni një përgjigje më të saktë, sepse ai është gjyqtari i vërtetë i kësaj çështjeje.", tha Gjokutaj.

2 VITE ME PARE

Berisha kërkon heqjen e masës së sigurisë, sot seanca gjyqësore në GJKKO

Kërkuan heqjen e masës së sigurisë, GJKKO shtyn seancat
sali berisha

TIRANË- Ditën e sotme, GJKKO do të zhvillojë seancën e radhës gjyqësore, ku do të shqyrtohet kërkesa e kreut demokrat Sali Berisha për heqjen e masës së sigurisë "arrest shtëpie". Seanca e fundit u shty për shkak se gjyqtarja Irena Gjoka nuk arriti të ishte e pranishme në orarin zyrtar të nisjes së seancës. 

Ndërkohë avokati i ish-kryeministrit, Genc Gjokutaj, tha se kjo shtyrje ishte e qëllimshme nga gjyqtarja Gjoka, pasi sipas tij kjo e fundit e dinte se kjo seancë sot nuk do të zhvillohej.

Kujtojmë se ish-kryeministri ndodhet në arrest shtëpie që prej datës 30 dhjetor të 2023, pasi akuzohet si i përfshirë në aferën "Partizani". 

gjkko sali berisha jamarbër malltezi

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara